Nusja padit vjehrrën 75- vjeçare: Më rreh dhe më shan rregullisht

4 Gusht 2017, 18:06Kronika TEMA

Një vajzë nga Tiranë i është drejtuar policisë së kryeqytetit me një kallëzim ndaj vjehrrës së saj.

Ajo thotë në padi, se nuk mund të duronte më dhunën e vazhdueshme fizike dhe psikologjike që i bëhej nga e vjehrra.

“Më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtje për shtetasen E.B, vjeç 28, banuese në Tiranë”, bën me dije policia.

Sipas policisë, vjehrra e të resë, me të cilën jetonin në një shtëpi pas martese, shtetasja me inicialet M.B, 75 vjeçe, ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje