Një 67-vjeçar është u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Orikum-Vlorë rreth orës 13:30.
Policia sqaron se: Salla Operative njoftohet nga një telefonatë se në aksin rrugor Orikum-Vlorë, një automjet tip ”Mercedes Benz”, ka aksidentuar, një shtetas këmbësor. I dëmtuari, shtetasi N.B., 67 vjeç, është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ka ndëruar edhe jetë.
Nga verifikimet paraprake të policisë, drejtuesi i mjetit rezulton të jetë shtetasi A.B., 27 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë në lidhje me aksidentin.