Përgjimet e trafikantëve: Rryshfet 50 mijë euro për “të madhin” në Tiranë

6 Gusht 2017, 11:28Kronika TEMA

Sa herë që kultivuesit dhe trafikantët e kanabisit janë vënë nën përgjim, në bisedat e tyre flitet për lidhje me zyrtarë të lartë apo drejtues kryesorë të rendit.

Rasti më i fundit është a ii grupit të trafikantëve të Vlorës, që u kapën në vitin 2015 pasi u zbuluar se përdonin një avion sportiv për ta trafikuar hashashin nga Shqipëria drejt Italisë.

Në trafik rezultoi i përfshirë edhe një shef policie, por trafikantët flasin për njerëz “të mëdhenj”, madje për
“të madhin” në Tiranë.

Përgjimet janë kryer me anë të një aparati të vendosur në makinën e Sokol Burhamajt, organizatorit të trafikut, por edhe me metoda të tjera. Një pjesë e tyre, që është zbardhur nga gazeta Panorama, tregon pikërisht lidhjet e trafikantëve me zyrtarë të lartë që u garantonin qetësinë për të kultivuar plantacione të tëra me kanabis.

Ky grup trafikantësh u zbulua falë një hetimi të policisë italiane për dy familje shqiptare, Lamaj dhe Hametaj, që trafikonin drogë me avionë nga Vlora në Brindisi.

Familja Lamaj përdorte një avion “Aeropakt A22S”, në të cilin autoritetet italiane arritën të vendosin një përgjues.

Mjete përgjimi u vendosën edhe në tre makina tip “Audi” që përdoreshin nga trafikantët.

Operacioni i koduar me emrin “Fluturimi i Lirë” nisi më 24 gusht me arrestimin nga autoritetet italiane të Vilson Lamajt dhe të italianit Italo Loreto. Ata po zbrisnin në një pistë të braktisur në komunën e Ostunit avionin me 128 kilogram kanabis që e kishin marrë në zonën e Lumit të Vlorës.

PËRGJIMI 10 KORRIK 2015

Nga përgjimet ambientale në automjetin “Audi A3” me targë DL … NH, më datë 10 korrik 2015, ora 02:23  rezulton një bisedë mes Fatos Burhamajt (Lamajt) dhe Sokol Burhamajt.

Fatosi: I kanë thënë për një person shumë të madh në Tiranë, më i madhi.

Sokoli: Eh, ka marrë 50.000 euro. I ka marrë njëri që ishte atje… ca persona të tretë që kishin dhjetë parcela, 1 mijë a 3 mijë rrënjë kishin vetëm atje.

Ndërsa më 7 gusht 2015 dy vëllëzërit Sokol Burhamaj (Lamaj) dhe Vilson Lamaj flasin për sasinë që do të mbillet. Në bisedën e tyre flitet sërish për implikimin e zyrtarëve të shtetit.

Sokoli: Do të bëhen stallat me rresh me eternity. Vetëm ne do të qëndrojmë atje. 5 – 6 persona me kallash. Do të bëjmë 10 mijë rrënjë. I vendos të thahen atje ku janë bletët. Unë them të bëjmë 1 ton. 10 mijë rrënjë bëjmë 10 ton hashash. Janë 10 ton hashash, vëlla.

Vilsoni: Janë shumë punë or mik

Sokoli: Një ton ia japim shtetit dh etë tjerat i kemi për vete.

Vilsoni: Këtij i duhen mbushur xhepat mirë në mënyrë që të thotë “aaa, po, kam xhepat plot”.

Sokoli: Po çfarë të të thotë tjetër shteti ty.

Vilsoni:  Të themi 10-20 mijë rrënjë të vogla dhe më pas kalojmë nga e madhja. 7 – 8 persona dhe çdonjëri ka punëtorin e vet në kopësht.

Nga hetimet nuk rezulton që ata t’i kenë përmendur me emra zyrtarët e lartë. Ndërkohë që hetimet e prokurorisë zbardhën edhe rolet e secilit prej anëtarëve të grupit të ndarë në dy pjesë, në Shqipëri dhe Itali.

Rolin kryesor e luanin vëllezërit Sokol dhe Vilson Lamaj. Sokoli qëndronte në Shqipëri, kujdesej për kultivimin e ngarkesat dhe priste udhërat nga i vëllai.

Pjesë e këtij grupi narkotrafiku ishte edhe efektivi i policisë së qarkut të Vlorës Vladimir Zanaj, i cili jepte informacione për aksionet e policisë.

Fatos Burhamaj ishte gjithashtu pjesë e grupit. Por ai pati një konflikt me vëllezërit Lamaj në lidhje me angazhimet financiare brenda grupit. Krahu i tij ishte edhe Neko Burhamaj, që punonte në plantacionet me kanabis.

Fadil Shehaj rezultonte roje i plantacioneve. 

7 komente në “Përgjimet e trafikantëve: Rryshfet 50 mijë euro për “të madhin” në Tiranë”

  1. Toni says:

    Nuk I binte fyellit kot Saliu. E dinte mire me emer e mbiemer se kush ishte I perfshire nga qeveria. Nuk do as mend e as kalem. E ka thene me qindra raste kush eshte. Ne na ka marre lumi..

  2. dhe kush e verteton kte FAKE NEWS te sajuar nga banda e shpellarit digitale ?
    apo ai qeni rrospia besnike ne kry te Shish .
    Iku koha kur saleh shpillari tregonte prralla e shqiptari besonte .
    Nqs kjo do ishte e vertete ,perse nuk ben levizjet e saja Prokuroria ,
    apo lopcari o tu pi llall me saliun e meten e ska kohe
    e gjithe Media shqiptare eshte e pabesushme ,
    gjithcka sajohet ,ne shpellen e krimineleve dhe bejne corb opinionin .
    kjo eshte bote plehrash anadolli jo njerezish

    1. Skënder says:

      Z.Gomar që pëllet, këta kanë përkthyer pjesë nga dosja e policisë italiane për trafikantët e hashashit që jetonin në Itali dhe bisedat e tyre. Prokuroria italiane ka lëvizur dhe i ka arrestuar,përgjigjen e pyetjes pse nuk këviz prokuroria jonë do ta gjesh mes atyre 50mijë eurove që i janë dhënë të madhit në TR.

  3. mateo says:

    Doemos qe i dinte,se ka drejtuar per 27 vjet krimin e kanabisit ne Shqiperi vete personalisht!

  4. spartaku says:

    Dihet qe prtogonisti kryesor eshte shpellari Sali me te birin qe meren metregetin e droges.I madhi eshte Saliu,qe na nxiu.

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Leri plehnat e anadollit
    Shiko mullarin ne mes te shpis
    O ti qe pellet.
    Kurse tu Matteo spo te kthej pergjigje
    Se ti komentoke per copen e bukes.
    Me kishe pyt ne nji koment per intelektialet e ketyre 27 vjeteve ta them une Matteo
    Te shumtit Jane si kurvat te shperndara neper bordellot Ojq Ojf LGBT dhuna kunder grus,ne ndihme te romeve e
    Pjesa tjeter me è paafta ne administrate
    Marrin fonde i ndajne i hane
    Me qeverrite Jane Bo pale
    Femijet i Kane cu jashte shtetit ne shkollat me paret e taksapaguesit
    Pastaj i bien ketu e drejtojne shtetin
    Per merakun tend qe ke per saliun
    Ai,nano,Rama,meta Jane intelektialet e realizmit socialist.
    Prandaj ne do hyjme ne Europe mbas 30 vjetesh sipas DASH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje