Foto arkiv
Një pjesë e rrugës që lidh qytetin e Bulqizës me minierat është shembur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e e sotëm, ndërsa është rrëzuar edhe një mikrobus.
Sipas informacioneve të para mikrobusi është rrëzuar në humnerë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi në makinë nuk kishte njeri.
Mësohet se nga shembja, rruga është fundosur me 7 metër thellësi dhe 50 metër gjerësi.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij fenomeni, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Keshtu eshte,kur te drejten per ndertimin e rrugeve e marrin vetem militantet,qe nuk japin asnje garanci per punen.
Vjedhje,shperdorim pa fund te fondeve publike dhe askush nuk denohet!
Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit për cilësinë e infrastrukturës edhe pse taksapaguesit
shqiptarë kanë paguar miliarda euro për investime publike.
Për periudhën 2005-2016, qeveria shqiptare ka shpenzuar cdo vit mesatarisht 5.5 për qind të prodhimit kombëtar për vepra publike,
kryesisht rrugë, porte dhe segmente të tjera të infrastrukturës. Kjo e rendit Shqipërinë në 5 vendet me nivelin më të lartë të shpenzimeve kapitale në dekadën e fundit. Por ky ritëm agresiv i investimeve nuk ka mjaftuar që vendi të ketë një infrastrukturë të krahasueshme me ekonomitë e ngjashme.Nga një grup me 40 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i dytë me infrastrukturën me të keqe duke
lënë pas vetëm ruandën. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë ato të ngjashme si Serbia dhe Maqedonia kanë rrugë, porte, hekurudha dhe infrastrukturë energjetike më të mirë edhe pse shpenzojnë më pak.