4 persona rrezikuan të mbytet me skaf në Karaburun, telefonatë policisë: Kemi ngelur në mes të detit, ka defekt në motor

5 Gusht 2017, 17:23Kronika TEMA

Një skaf ka rrezikuar të mbytet mesditen e sotme në brigjet e Karaburunit.

Burimet e policisë bëjnë me dije se kanë qenë 4 persona që udhëtonin në bordin e skafit, por për shkak të një defekti në motor, mjeti ka rrezikuar të fundoset.

“Ju lutem na ndihmoni, kemi ngelur në mes të detit me skaf. Ka defekt në motor”, mësohet se kanë thënë në njoftimin e policisë kufitare pushuesit. Menjëherë policia kufitare i shkoi në ndihmë, duke rimorkiuar skafin e duke shmangur kështu një tragjedi.

Mjeti ujor është nxjerrë më pas nga policia kufitare në bregdetin e Radhimës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje