“Lazarati 2014”, Gatia kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

6 Gusht 2017, 10:19Kronika TEMA

U dënuan me 71 vite burg për kultivim kanabisi, grup të strukturuar kriminal e kundërshtim të policisë së shtetit gjatë operacionit “Lazarati 2014” 9 të dënuarit mes tyre dhe Razip Gate Mahmutaj kërkojnë pafajësinë në gjykatën e lartë.

Me anë të një rekursi depozituar në gjykatën e lartë Gatia së bashku me të dënuarit e tjerë kërkojnë që procesi ndaj tyre të rihapet duke prishur dënimet e dhëna nga shkalla e parë dhe apeli i krimeve të rënda.

Gatia është dënuar me 12 vite burg, ndërsa dënimet ndaj tij dhe të dënuarve të tjerë u ulën me 1/3 pasi u zhvillua gjykim i shkurtuar.

Rekursi i grupit “Lazarati 2014” pas shortit i është caktuar gjyqtari Guxim Zenelaj i cili më 31 korrik 2017 u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë pas përfundimit të mandatit si anëtar i Gjykatës së lartë.

Ky gjykim pritet të nis në shtator dhe të caktohet një tjetër relator dhe trupë gjykues në kolegjin penal të gjykatës së lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje