FOTOT/ Koleksioni i rrallë, madhështia e shqiptarit në penelin e piktorit serb…

6 Gusht 2017, 11:55Dossier TEMA
FOTOT/ Koleksioni i rrallë, madhështia e shqiptarit në penelin e

Pavlo Paja Jovanoviç ishte një piktor serb me origjinë kroate, i cili njihet më së shumti për stilin realist. Punimet e tij të para përfshijnë piktura me motive orientale të cilat ishin mjaf të arrira nga pikëpamja artistike. Ai është konsideruar si “orientalisti” më i madh serb.

Por për shqiptarët pikturat e Jovanoviçit thojnë shumë më tepër se një stil i artit pamor, pikturat e tij dëshmojnë traditat dhe folkun shqiptar të fund shek. XIX me gjithë krenarinë që e karakterizon atë.

Gjatë periudhës së parë të krijimtarisë së tij u shqua me tablotë ku pasqyrohet jeta piktoreske në Shqipëri. Pas vitit 1893 filloi një seri kompozimesh të konceptuara në formë dekorative. Më vonë (1906) iu kushtua kryesisht gjinisë së portretit.

Jovanoviçi ka udhëtuar disa herë në vendin tonë. Në Shkodër ka qëndruar më shumë për t’u njohur me kostumet kombëtare, objektet e orendi me ornamentikë të pasur popullore.

Nisur nga kjo krijimtari e popullit e nga zakonet e vendit, ai realizoi disa tablo ku pasqyroi me besnikëri tipa dhe karaktere shqiptarësh.

Gjatë qëndrimit në Shkodër u miqësua me iktorin tonë të shquar të Rilindjes Kombëtare, Kolë Idromenon. Dashuria për kulturën shqiptare dhe dëshira për t’i pasqyruar në art i lidhi ngushtë.

Thuhët se në një tablo të Jovanoviçit, Idromenoja ka pikturuar një figurë malësori me veshje kombëtare. Kjo është bërë me kërkesë të Jovanoviçit, në shenjë respekti për kolegun shqiptar.

Kolë Idromenoja piktor i shquar shkodran, ishte mik i Jovanoviç.

Mendohet se Jovanoviçi ka bërë 8 tablo me temë shqiptare. Më të njohurat janë: “Vallja e shpatave”, “Këngë për Skënderbeun”, “Mësimi i shpatës”, “Përgatitja e nuses shqiptare”, “Tregim nga Kosova”, “Vajza me çifteli”, “Lufta e gjelave”.

Veprat origjinale me temë shqiptare të Jovanoviçit ruhen në muzetë dhe galeritë e Londrës, Vjenës dhe Beogradit.

Pikturat e mëposhtme të Jovanoviçit e paraqesin shqiptarin krenar deri në mendjemadhësi.

*(Referencat marrë nga libri “Arti në Ballkan”, A. Kosta)

13 komente në “FOTOT/ Koleksioni i rrallë, madhështia e shqiptarit në penelin e piktorit serb…”

  1. kulmaku says:

    Realizime te nje niveli shume te lart.Ky piktor mund te kete qene mik i Idromenos dhe mund te kete patur nje fare simpatie per shqiptaret,por megjithate ai tregom kryenecsin dhe superioritetin e serbit ndaj shqiptarit te tabloja nr.10 ku dukeet luftetari serb shtrire mbi flamurin dhe shqiparin e vrare mbas nje beteje .Poshterim tipik barbar i serbeve ndaj armiqeve edhe kur ata jane te vdekur.Fakte te tilla u pane edhe ne luftrat e fundit qe ata bene kunder kroateve,boshnjakve dhe shqiptareve te Kosoves,te cilat jane te njohura boterisht.

    1. Anton says:

      Kulmak Serbi nuk po pushon mbi trupin e shqiptarit, por po pushon mbi trupin e turkoshakut. Shqiptari I vërtetë kurrë nuk ka mbajtur callmen mbi koke.

      1. Gjirokastriti says:

        Nqs ajo mbi mburoje eshte simboli shqiptar,atehere ai nuk eshte turkoshak me callme por shqiptar nga Epiri me veshje tradicionale te jugut o frrok.Nje ushtar tyrk nuk luftonte dot nen flamurin e Arbrit
        Dhe nqs piktura eshte bere per te ngrit ne piedestal “lavdine” e serbve,kjo ne realitet nuk egziston sepse nuk arriten ti nenshtronin kurre shqiptaret,duke mos dale dot keshtu ne Adriatik

      2. Skënderbeu says:

        Është bërë qëllimisht për ti vënë bashkë pushtuesin osman me shqiptarët. Kjo është ndoshta piktuara më e pëlqyer nga serbët. Gati në çdo shtëpi serbe në Kosovë kishte një kopje të varur, dhe këtë e kam parë vetë. Më bëri përshtypje sepse në ra në sy menjëherë shqipja dykrenare në fushën e kuqe.

  2. Redi says:

    Foto mrekullueshme te ketyre pikturave, fale pictorial Javanovic, na bejne te ndjehemi me krenar per origjinen, E te kuptojme qe kemi qene Koke perpjete me vite :))) jam I habitur qe si komento njeri keto dhe nuk pushojne duke komentuar modelet.

  3. Bert says:

    I paska qare fare.Piktura shume te bukura.

  4. Elf says:

    Piktura e pare eshte e Jean-Leon Gerome dhe eshte e shqiptareve te Egjiptit.

    1. Skënderbeu says:

      Fiks atë do thoja dhe un. Duket menjëherë stili i Jean-Leon Gerome nuk ka nevojë të kesh shumë njohuri për pikturat që ta vësh re.

      1. Hickintosh says:

        Edhe 11 eshte e gerome. Porta me sfond eshte ne egjipt

        1. Skender says:

          Nuk më hapeshin nga celulari. Po dhe 5, 6 (12) dhe 9 jam I sigurt që janë te Gerome.

  5. pedro i ri says:

    Shume i talentuar. Por serb

  6. art says:

    Jam shume i interesuar per nje nga keto piktuarat, vecanerisht dyluftimin e gjelave. Nuk eshte problem per cmimin vetem te jete origjinale.
    Flm!

  7. Dibra e madhe says:

    Piktura me numër 11 … çfarë kryevepre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje