Pedagogu vlonjat zbulon shkakun: Pse u vetëvar babai i tre fëmijëve

6 Gusht 2017, 17:30Kronika TEMA

Një ditë më parë, në Vlorë një burrë, baba i tre fëmijëve është gjetur i vetëvarur brenda banesës së tij.

Pedagogu nga Vlora, Ilir Metaj ka treguar përmes një postimi në Facebook arsyen që çoi babanë e tre fëmijëve t’i jepte fund jetës së tij.

Ai thotë se kryefamiljari i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike, pasi ka humbur paratë në kazino. Metaj jep edhe detaje nga tragjedia dhe shkruan se kazinotë mbjellin vetëm plagë sociale.

“Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi nje tragjedi.

Nje burre vari veten. Ishte baba i tre femijeve.

Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar.

Kazino..aty ku “party” zgjat 24 ore ne 24.

Vertet zgjat shume…

Shpesh here zgjat sa nje jete qe do të shuhet ne mengjes,nen nje litar qe lekundet dhe nje leter e zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar… me fal e dashur, i humba ne kumar… me falni te dashur femije, babi humbi në kumar leket e kredise… me fal, ti endrra ime e genjeshtert, te humba ne kumar…

Sot ne mengjes nje grua u gdhi e ve, me tre femije te vegjel per te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje