Atentati te “Komuna e Parisit”, 4 autorët u kapën në gjumë, në një hotel në Vlorë

7 Gusht 2017, 09:15Kronika TEMA

Pak ditë pas atentatit të ndodhur te “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosi 25-vjeçari Mariglen Hoxha nga Bulqiza, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë që terrorizoi banorët e kryeqytetit.

Mësohet se në pranga ka përfunduar 27-vjeçari Dejvis Rrustemaj nga Tropoja (person me precedentë penalë), i cili kishte rolin e ekzekutorit, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Klajdi Kodra dhe Igler Qose.

Gjithashtu është prangosur dhe Ardit Xheferri (përkrahës i autorit të krimit).

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se katër të rinjtë u kapën në një hotel në Vlorë teksa ishin në gjumë, raporton GSH.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për mënyrën se si katër agresorët u larguan nga Tirana në drejtim të jugut të vendit me të njëjtin mjet pa u ndaluar nga asnjë postbllok.

Sipas hetuesve të çështjes, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Sulejman Delvina” ka marrë shkas pas një konflikti banal (për xhirim gomash) të ndodhur pak ditë para atentatit.

Gjithashtu, gjatë operacionit autorëve iu sekuestrua makina tip “BMW”, me të cilën u krye atentati, dhe disa telefona të autorëve.

Autori i atentatit ndaj Lorenc Hoxhës, Dejvis Rrustemaj është një emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi para 3 muajve i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në kryeqytet pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, pranë Kinostudios.

1 komente në “Atentati te “Komuna e Parisit”, 4 autorët u kapën në gjumë, në një hotel në Vlorë”

  1. armand says:

    “Xhirim gomash” dhe shpejt doren te koburja.
    Po kur s’kishte makina perse ziheshin?
    Ndoshta per kembet e dhise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje