"56% e shqiptarëve duan të ikin, asnjë koment. Iku Agim Hushi, nuk pushojnë lajmet…"

8 Gusht 2017, 10:54Sociale TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas debatit publik lidhur me largimet e artistëve nga vendi ynë.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se njeriu është kthyer në një statistikë, duke iu referuar faktit që kur Gallup raportoi se 56% e shqiptarëve donin të iknin nga vendi, nuk pati reagim të tillë masiv, ndërsa në rastin që dikush është i njohur ndizet një debat publik.

“Kur Gallup raportoi se 56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi i tyre, u kalua me një lajm e me disa deklarata politike të thata. Komente thuajse skishte fare…

Kur Agim Hushi apo Shpëtim Saraçi shprehën publikisht zgjedhjen e tyre për t’u larguar nga Shqipëria, nuk pushojnë lajmet e nuk mbarojnë komentet….

Prandaj dhe politika ka “gjetur rehat”, kur flet gjithnjë me përqindje….

X apo Y përqind është thjesht një statistikë. Njerëzit nuk shohin asgjë të veten në atë përqindje ndaj flenë të qetë…

Ndërkohë gjithmonë shpallet “fajtor” individi, veçanërisht ai që flet… “U bë ai/ajo të flasë”…

Ndërkohë njeriu/njerëzit që janë shkaktarë të problemit, skanë faj!!!

Sëmundje e rëndë kjo…☹️”, shkruan Manjani.

8 komente në ““56% e shqiptarëve duan të ikin, asnjë koment. Iku Agim Hushi, nuk pushojnë lajmet…””

  1. pjeter says:

    O shoku jurist a e kupton qe ti kerkon te japesh mend per c’do problem qe kane shqiptaret ene fund ja fut si gjithnji si kau peles, ku e ke lexuar more talenti i pa shperthyer, qe ne shqiperi po plasin se iku hushi? po edhe ti edhe po shkove, prapa djellit shkofshi nuk i kercet kujt, eshte problem po i ofendove ata qe rrine ne shqiperi, per zgjedhje apo te detyruar, eshte problem sepse tregon qe je nje larve e ndyre, dhe normalisht qe do te kesh nje reagim proporcional te ofendimit te bere, dhe as edhe nje cike te tejkaluar.

  2. Keshilltari says:

    Tek 56% ben pjese edhe ti? Nesa duket jo.
    Ik ti nga shqiperia dhe 56 do behet 20.
    Beje si akt perejotik…shkruaj e ca te duash,shah sa te duash,por ik…

  3. Meta ik says:

    Ky duket kriminel ne foto, c’far i afron shqiptareve ky lloj krimineli meqensqe po shkruan per ato qe ikun me deshire per nje jete me ndryshe? Pse nuk e bente kete kur ishte ne pushtet? Pastaj ne c’do shtet qytetaret largohen nga vendet e veta per nje jete ndryshe, ke Amerikan, German, Italian e me tej qe behen emigrant.

  4. moni says:

    Mos more do te na iki dhe Ylli nga Shqiperia…. Po si do jetojme ne valle pa kete imitues te pasuksesshem gangsterrash? Qafen Ylli ti dhe soji e sorollopi jot. Sa me larg ju, aq me mire i behet vendit

  5. xhevit says:

    Ti ke perfunduar si fatos lubonja dhe tak ngjela…..mundoheni te thoni fjale te “medhaja” dhe prisni ndonje reagim nga ata qe kane pushtetin se mos j’u hedhin ndonje kocke….jeni te mjere….suksese ne jete……

  6. Dingo says:

    Ky eshte nje askushi.Do te ishte mire ti hetohej pasuria se vjen nga Partia e Presidentit Hajdut.Tip Pederi duket me emer Kamunist.

  7. Lida Al says:

    Po shume bukur, le te ike kush te doje, qe deshiron jete tjeter me te mire e te lumtur. Kjo eshte zgjedhje, por nuk keni pse e deklaroni se nuk i behet vone njeriu per ju. Gezofshi jeten tuaj. Prape nuk shuhet Shqiperia, do mbetemi ne te tjeret qe duam te jetojme e punojme ketu. Shqiperia ne fund te fundit rreth 1 milione banore ka pasur e nuk eshte shuar. Ne do bejme si do bejme ne kete vend te bukur dhe po u larguat ju qe e keni zhvatur, vjedhur, dhunuar, tallur, perbuzur e perfituar. Me mire do te jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje