Ministria e Fianancave ka lajmëruar zhvillimin e një ankandi obligacionesh në euro me afat dy vjeçar.
Shuma që do të emeteohet do të jetë 45 milionë euro dhe ankandi do të zhvillohet me 17 gusht me kupon indikativ 0.70%.
Qeveria e zhvillon këtë ankand për të rifinancuar borxhin e brëndshëm në euro që ka marrë vitet e kaluara.
Nisur nga likujditeti i bollshëm në valutë, tani që edhe sezoni i turistik është në kulmin e tij qeberia synon të grumbullojë likujditet në euro me interes të favorshëm.
Burimet nga Ministria e Financave pohuan se kjo shumë do të shërbejë për financimin e deficitit të qeverisë dhe se ankandi bëhet në euro për të përfituar nga oferta më e lartë e operatorëve vendas në këtë valutë.
Anandet në euro për financimin e borxhit të vrëndshëm janë bërë një praktikë e zakonshme vitet e fundit.
Në muajin nëntor të vitit 2016 qeveria emetoi një obliagacion 2-vjecare me vlerë 35 miliaonë euro, ndërsa në janar të 2017 u zhvillua një tjetër ankand me vlerë 50 milionë euro.
Të dy ankandet janë zhvilluar me sukses pasi bankat ofruan likujditet në euro me shume se sa kërkesa e qeverisë.
Qysh nga viti i kaluar ekonomia e vendit ka patur një mbifurnizim në valutë, siç është parë nga nga zhvillimet në kursin e këmbimit ku monedha e venbase është mbiçmuarn me 6 lekë në këmbim me euron ne harkun e një viti.
Ministria e Financave raportoi se borxhi publik në raport me PBB-se arriti në 66.8% në fund të 6-mujorit 2017, por në fund të vitit stoku i detyrimeve në raport me PBB rrezikon të jetë më i lartë pasi parashikimi me PBB do të mbetet i njëjtë teksa borxhi në vlera neto do të rritet.
Ndonëse në trajektore ulëse borxhi publik i Shqipërisë renditet nga më të lartët edhe në vendet e BE-së. Sipas një tabele krahasuese që publikoi Eurostat në lidhje me treguesit e borxhit, 16 vende të BE renditen me borxh publik më të ulët se Shqipëria.(monitor)