Petrit Vasili: Pse nuk flet shkollëpakti Rama për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë?

8 Gusht 2017, 10:14Ekonomia TEMA

Petrit Vasili ka reaguar pas raportit të Moody’s për ekonominë shqiptare.

Ai ka kërkuar nga Rama, të flasë për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

“Moody’s, gjiganti botëror i vlerësimit financiar paralajmëron rënien e madhe të investimeve të huaja në Shqipëri, që në fakt ka filluar rritjen e pashmagshme e të madhe të inflacionit dhe një gjendje të trazuar të financave dhe ekonomisë së vendit në katër vjetët që vijnë.

Këto shqetësime janë madhore dhe me pasoja shumë të rrezikshme për stabilitetin e vendit dhe të ekonomisë me pasoja që do të përplasen mbi qytetarët.

Shkollëpaktit kryeministrit tonë nuk krijon shqetësim kjo, sepse nuk kupton asgjë nga ekonomia me aq shkollë sa ka, vizioni i shkon deri një ditë me pas dhe asnjë orë me shumë, interesin e vet ka rëndësi ta ketë në rregull dhe në çdo rast dihet që do ikë dhe do jua lerë fatkeqësinë pas shqiptarëve.

Ndaj, nuk flet asgjë kryeministri ynë për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë që është shumë e rrezikuar.

Nuk flet :

-ç’projekte të huaja do të vijne në Shqipëri,

ç’masa duhen marrë që Shqipëria të jetë atraktive për të huajt,

-ç’hapësira fiskale, administrative ligjore duhen për të ndryshuar këtë moçal demotivues për investimet e huaja.

Por edhe Moody’s kujt i flet, me kë lodhet, shkollëpaktit kryeminister s’ia ndjen hiç, të tijat….në rregull i ka”, shprehet Vasili.

4 komente në “Petrit Vasili: Pse nuk flet shkollëpakti Rama për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë?”

  1. endri says:

    O Tito, me keqardhje, por ti nuk do jesh ne listat e LSI ne zgjedhjet e ardhshme. Kot perpiqesh cdo dite te besh opozitarin. E ke filluar me “sprint”… shume shpejt do te merret fryma!

  2. Likefloriri says:

    Nuk flet Rama ja po flet ti petja qe ishe kanditat per nje muaj ,kur bertiste likja petja kryeministe,tallte bythen likja me ty se e dinte qe jo km nuk beheshe por edhe si kryetar i partis hajduteve ta futi gishtin se ishe i vjete.Edhe tani ben hamm sikur po shikon ndonje lepur.

  3. fatmir says:

    Nuk ja vlen te flasesh per tipa te tille, vetem mund te them qelbesira.

  4. like says:

    edhe sikur asnje dollar mos te hyje ne shqipri nga investimet, por vetem te eliminohet korrupsioni ne te gjitha drejtimet siç u be ne polici do te jete investimi dhe dhurata me e mire per popullin. te tjerat jane fallco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje