FOTOT/ Shpërthen zjarri në zonën më të bukur turistike të Elbasanit, flakët shkrumbojnë pyllin

9 Gusht 2017, 14:38Kronika TEMA
FOTOT/ Shpërthen zjarri në zonën më të bukur turistike

I konsideruar si fshati më i bukur turistik i Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë në Gjinar për shuarjen e zjarrit.

Operacionit i janë bashkuar edhe banorët e zonës të cilët po përpiqen në terren që të minimizojnë vatrën e ndezur.

Janë rreth 10 banesa shumë pranë pyllit me pisha. Banorët nuk janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe burrat po presin pemët në mënyrë që zjarri të mos afrohet.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 128 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 215 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra vullnetarë si dhe punonjës të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje