Nga Sonila Sand
Ndonëse në Gjermani vera si stinë le përherë për të dëshiruar, në shumë pjesë të tjera të Evropës e sidomos në Jug të saj temperaturat e këtyre ditëve kalojnë në 40 gradë celcius. Por për fat të mirë shumë vende jugore shtrihen buzë detit dhe ofrojnë gjire të fshehur pas malesh dhe të rrethuar nga ujë i gjelbër i kristaltë, i cili ndonëse i qetë dhe i shndritshëm, mbahet si nën kontroll në të dyja anët nga shkëmbinj të vegjël e shterpë, por disi kryeneçë.
Të tilla pejsazhe gjenden në jug të Francës, në Sardenjë, në Korsikë dhe në jug të Shqiperisë. Madje në këtë të fundit rruga nga kryeqyteti drejt Jugut është shpesh qëllimi. Pamjet marramendëse që ofrohen pas kalimit të Qafës së Llogarasë janë pastaj shpërblimi, si një bonbon ekstra që udhëtari e shijon me shumë dëshirë e nge.
400 kilometër vijë bregdetare, vende të fshehura e qytete të mëdha, plazhe me festivale ndërkombetare elektronike si „Turtle Fest”, që sapo u mbajt në Drimadhë, fshatra turistike për familjarë pranë Dhërmiut, plazhe hip për rininë më të përkedhelur nga fati se shumica e shqiptarëve ndodhen në Jalë. Dhe të gjitha këto vende janë plot me njerëz këto ditë të nxehta gushti. Grupe të rinjsh shqiptarë, “backpackers” francezë e gjermanë, familje italiane e spanjolle me fëmijë të vegjël. E gjitha një përzierje e këndshme njerëzish që kalojnë pushimet buzë detit në mes të Evropës.
Restorantet shpesh rrëzë shkëmbinjve ofrojnë ushqime të mrekullueshme për çdo lloj shijeje. Shërbimi është i sjellshëm, shumëgjuhësh dhe plot vetëbesim. Shumica e stafit të personelit janë studentë, që marrin një rrogë shumë modeste gjatë pushimeve verore. Si Ilirjani, i cili punon si kamarier sezonal në Hotel Marina Palace, në Drimadhë. „Studjoj veterinari në Tiranë”, tregon 20 vjeçari. „Muajt e verës vendosa të punoj këtu”. „Nuk është vendim që duhet menduar shumë.”, shton Evi, e cila punon në recepsionin e hotelit dhe studion gjermanistikë në kryeqytet. „Kur e di se sa shumë më nxehtë është në Tiranë, vij më mirë dhe punoj këtu”, buzëqesh ajo. Sigurisht që të dy kanë të drejtë. Pamja spektakolare e detit pafundësisht të kaltër shpeshherë vezullues që ofron tarraca në të cilin ndodhet restoranti i hotelit dhe ku Ilirjani dhe kolegët e tij shërbejnë pushuesit, është shpesh një bonus i mirëpritur për të gjitha palët.
Edhe shtypi ndërkombetar e ka zbuluar prej disa vitesh tashmë bukurinë ende të virgjër të Jugut, i cili mbante deri para pak vitesh vetëm për shqiptarët detin e mrekullueshëm si thesar të fshehur pas malesh krenarë, që duket sikur mezi i tolerojnë rrugët e ngushta për makinat. Dhe pikërisht për këtë thesar shkruajnë Lonely Planet, National Geografic e deri New York Times dhe inkurajonë lexuesit e tyre ta marrin rrugën për atje, me premtimin se çfarë do të gjejnë kur të arrijnë, do të jetë shperblimi më i majmë që mund të marrë çdo turist individual që deshiron t´u rrijë larg masave të pushuesve.
Dhe ky premtim nuk duket aspak i ekzagjeruar kur ndodhesh atje, në mes të Evropes, rrethuar mes pyjesh, malesh, detit që shkrihet në horizont me qiellin që mban ekzakt të njëjtën nuancë si ngjyra e detit që e përkëdhel, dhe njerëz të qetë, që pushojnë miqësisht pranë njeri-tjetrit.
Të tilla pejsazhe gjenden në Jug të Francës, në Sardenjë, në Korsikë dhe në Jug të Shqipërisë. Në këtë të fundit unë i gjeta të gjitha vendet e sapopërmendura në një, duke kaluar pushime siç duhet të jenë ato.
Sonila, ma ha mëndja se je ndonjë çupërlinë, që ëdërron me sy hapur dhe bën hartime të mira (me fantasioza), në shkollë…(?!) Realiteti, e dashur vajzë, fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet “me kandilin e Aladinit”…! Dhe dukesh që “je vajzë e zgjuar” (për së prapi), sepse gjëkundi nuk përmënd Greqinë, që pret 30 milionë turista ne vit dhe nuk ka VIP në Botë që nuk ka vajtur aty… Megjithatë, të krahasosh plazhet tona, ku kanalet e ujrave të zeza përfundojnë në det, ku njerëzit pshurrin e dhjesin në ujë, ku të grin pleshti e mushkonja në shumë hotele e motele, me Majorkën…(?!), është jo vetëm fantazi e shfrenuar, por edhe injorancë e mediokritet… !
po ik o ik, boll me shqiperine, eshte turp qe e reklamoni kte hale…..gjithe dhermiu e palasa e te e te tjere, vete Andrea ka bere biznes njerezor, ofron sherbim…te tjeret jane kafshe (perfshire deh hotelelt e luksit elisyum morina etj etj)
Po pergatisin terrenin qe te filloje te loze me numrat ne shtator kryeministri e te flase per arritje te jashtezakonshme rilindase.
boll me reklama fallco ,shqiperia eshte cope cope ,as infrastrukture s ka as regull neper plazhe ,policet hane miza ,pa le mos te themi per gjithe ato mbytje qe jane bere .Me pak llafe shtet rumpalle ,te keqen e malit te zi
E vertete, takova turiste skandinave ne Dhermi qe ishin te mrekulluar.
Shume fantomas ziliqare ,keqdashes ,qe kerkojne ti kundervihen çdo fjale te mire per bregdetin tone . Nuk eshte si “Majorca , por mendoni sa ka ndryshuar dhe vazhdon…Menjehere “zilia e zeze” thote shiko Greqine ( e cila ka me mijera km bregdet te bekuar nga Zoti dhe kerkon te kullufit nje cope te detit tone ), qe ka hedhur miliarda investime ne shume vite per turizmin .
Beni mire te ndrroni syzet dhe shikoni me pare ndryshimin , ne jeni te zot ndihmoni dhe ju per zhvillimin , ne te kundert mbylleni !
Per te nxire mjafton pak , per ta ndriçuar duhet shume kohe dhe shume mund.
Të vërtetën po thonë more, në jug është Kandahar dhe e arriti Kandahrin pasi u bë rruga e bregdetit se Kandahari e ka patur me kohë rrugën e shtruar. Greqia ka investuar e kanë rezultate, ne kemi investuar dhe paratë kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. Janë 27 vjet jo 4-5 …SA VJET DUHET TË PRESIM ?
Lerini keto perralla.
Gijthe Mesdheu eshte njesoj. Ceshtja eshte se si e “dhjesin” njerezit.
Ne Shqiperi vihet vetem prej cmimeve.
Te krahasosh Antibes me Shqiperine eshte si te krahasosh Leo Messi me “Zogun e Tirones”
GJITHE SHQIPYARET DUHET TE KENE NE VEMENDJEN E TYRE SE CDO SHERBIM PER KLIENTIN NUK BEHET ME TE HEDHUR SEPSE SKA BUDALLENJ SA VETE SHQIPOT QE KUJTOJNE SE JANE TE ZOTE PER TUA HEDH TURISTAVE KY ESHTE NDRYSHIMI I VETEM ME TE TJERET E MESDHEUT ZINI DHE VINI MENDE O MILET QE TANI HAPET SYTE BOTA KA 2000 VJET QE KA FILLUAR JU (NE ) TANI PO NA DUKET SE I DIME ME MIRE SE TE TJERET….
Sonila me siguri ka shkuar fle me cadra ne drimadhe, ku 24 ore te shkallon muzika e lokaleve, dhe ku ske ku parkon makinen.
Ka pire dhe hashaash aty ne cader dhe shkruan pacavure.
Drymadhe e dhermiu eshte vetem per tironsit qe se kane idene e plazhit e pushimve, Jane puro katunare.
Perlat e shqiperise jane mbas Himare. Cdo gje para saj jane diskoteka e tangerlliqe hajdaresh
NUk bahet turizem tue mashtru turistat moj shpirt. Cmimet jane si me kene ne France, sherbimi si me kene ne Siri…ne kohen e luftes civile. Plazhet jane te mbushuna me plehra e nuk ka kurrfare lloj miresjelljet. Te gjithe sillemi keq e paedukate. Na e neveritet me pushimet ne Shqiperi!
Vetem tek ne plas grushti e vriten njerezit ne plazh, duke ba qejf!!!!! Nuk asht faji i Shqipnise – asht faji i mungeses se kultures urbane! Kete duhet tua mesoje shkolla nxenesve e keta mandej prinderve e te gjithe shoqerise.
Duhet te perfshihet nje lande mesimore: KULTURE TURISTIKE- SI TE RESPEKTOJME VETEN DHE TE TJERET GJATE PUSHIMEVE!