Gjithnjë e më shumë Shqipëria dhe veçanërisht transformimi që po pëson Tirana po zë hapësira në revistat më të njohura të botës.
Revista prestigjioze italiane, “Vanity Fair”, i ka kushtuar një artikull ndryshimit të kryeqytetit të shqiptarëve ku evidenton dhe punën e bërë nga kryebashkiaku i saj Erion Veliaj, të cilin e cilëson si një njeri tejet dinamik dhe tërheqës. Duke e vlerësuar si motorin e ndryshimit që po “infekton” edhe pjesën tjetër të vendit, “Vanity Fair” shkruan se janë mbi 100 kantiere të hapura në qendër të qytetit, kënde lojërash që përurohen në periferi, zona të reja të gjelbra që po i vjedhin hapësirë betonit. Gazetarja Marta Ghelma fton turistët që të mos e humbin mundësinë për të vizituar këtë qytet interesant, ndërsa evidenton sheshin “Skënderbej”, transformimin e “Pazarit të Ri” dhe “Bunk’art”.
“TIRANA. 50 HIJET, POR JO (MË) TË GRISË
Nga Marta Ghelma
E re dhe dinamike, ashtu si kryebashkiaku i saj tërheqës Erion Veliaj, kryeqyteti është motori i ndryshimit që po “infekton” edhe pjesën tjetër të vendit. Me mbi 100 kantiere të hapura në qendër të qytetit, kënde lojërash që përurohen në periferi, zona të reja të gjelbra që po i vjedhin hapësirë betonit, hapjen e hapësirës së pafund pedonale si sheshi “Skënderbej”, transformimin e “Pazarit të Ri” në një lloj “Boquerie” të vogël dhe ish-bunkeri anti-atomik i Tiranës i përshtatur në “Bunk’art”, një lloj ekspozite e periudhës komuniste dhe artit bashkëkohor, Tirana është një qytet interesant për ta vizituar dhe (mbi të gjitha) për të jetuar.
Blloku, zona që dikur ishte e rezervuar vetëm për elitën komuniste, me një llojshmëri dyqanesh, restorantesh, baresh dhe lokalesh, është sot pjesa më “cool” e kryeqytetit. Ditë e natë, këtu, ashtu si në majën e Malit të Dajtit, të cilin mund ta ngjisësh për çerek ore me teleferikun romantik “Dajti Ekspres”, të rinjtë mblidhen për të festuar sipas stilit të tyre, me ritëm të ngadaltë e të prirur pas qejfit, tipike për verën mesdhetare. Nëse guidat turistike sugjerojnë së pari Xhaminë e Et’hem Beut, Kullën e Sahatit, Muzeun Historik Kombëtar dhe Kryeqendrën Botërore të Bektashinjve, vëllazëria islame e linjës sufi e themeluar në shek. XIII nga Haxhi Bektash Veli, është ndjenja e vazhdueshme e punës që s’mbaron kurrë, ajo që i dhuron kryeqytetit shqiptar një antidot ngjyrash për ndërtesat e shumta “gri” që la pas periudha e udhëheqësit komunist Enver Hoxha. “
Tirana dinamike ???
Për krimin,drogën,vjedhjet dhe vrasjet,sigurisht.
I dëgjoni perdite,apo jo ?
Në çdo familje ka 2 persona të operuar nga zemra apo by-pass.
Duhet bërë dushi çdo gjysëm ore.
Tallen me ju o të mjerë.Hani hurdha dhe boni gajret.