Javën e kaluar qëndruam disa ditë në Ksamil, në një dhomë të thjeshtë por të pastër, me shtretër të mirë edhe për meraklinjtë, kondicioner, ballkon, tv, frigorifer dhe wi-fi. Shtëpi me oborr me limona, dukej e lyer rishtaz, vetëm 3, 4 minuta nga plazhet me çmimin 30 euro nata. E pranueshme pra, dhe fort ekonomike për turistët e huaj. Dhoma nxë tre vetë që u bie vetëm nga 10 euro nata.
Në rrugën kryesore të Ksamilit gjen në çdo orë gra apo burra me nga një karton ku kanë shkruar DHOMA – ROOMS. Praktikisht të marrin nga dora drejt e tek dhoma nëse je në kërkim, standardi është i njëjtë gjithandej. Ksamili ofron çmime që janë më pak se gjysma e asaj që do paguaje në Dhërmi dhe më të lira se ato të Sarandës. Vendi është i thatë këtu, fare pak pemë, dhe qyteza shëmtohet nga numri i madh i skelet-godinave që u nisën por s’u bitisën kurrë. Ka shumë nga këto, dhe nga ato shufrat e hekurit të soletave në tarraca, që paralajmërojnë shpresat për shtesa katesh.
Do duhen vite që Ksamili të marrë formë, por ishte plot me polakë, çekë, ukrainas, italianë, sllovakë e bullgarë. Në plazh dëgjoje më shumë këtë miks gjuhësh sesa shqip. Do thoja rreth 60% e pushuesve në Ksamil ishin të huaj. Prandaj dhe wi-fi në çdo shtëpi. Në Ksamil po përpiqeshin të ngrenë diçka të vogël, dhe janë Korriku dhe Gushti kur si milingonat njerëzit mbledhin ushqimin e dimrit që në Ksamil duhet të jetë i shkretë. Ndoshta ndonjë autobus me vizitorë të Butrintit ndalon për ndonjë kafe apo drekën e rrallë.
Gjiri i Hartës ka një plazh të këndshëm dhe një restorant që e gatuan shumë mirë peshkun dhe ushqimin e detit (i cili në disa vende në Ksamil gatuhet si në Tepelenë). Pak më tutje plazhi i Pulëbardhës dhe ca më tej ai i Pasqyrave, vende vërtet të bukura sido që për të mbërritur atje duhet të bësh një rrugë të ngushtë e të pashtruar që në disa raste mund të kthehet e rezikshme. Tabelat për në këto plazhe janë 80% reklama pllakash banjoje dhe vetëm 20% informuese, mesa duket PPP, ndaj hapni sytë fort.
Shqiptarët me para nuk vijne në Ksamil pasi nuk ka asnje resort të famshëm në Instagram. Ky është një vend për shtresën e mesme, shqiptarët nga Kosova, sllovakët aventurierë dhe italianë që mund të shquhen nga vendasit vetëm kur flasin. Deti është i mrekullueshëm, midhjet të lira dhe natën fryn.
Dhe pastaj bëhet hataja. Ne ishim larguar e nuk e përjetuam vërshimin e ujrave të zeza drejt plazhit plot me familje e fëmijë. Si në ato përmbytjet nga shiu, ishte e pabesueshme të shihje atë skandal të neveritshëm. Çfarë gjëme për ata njerëz që prisnin gushtin, për milingonat që përmenda më lart. Kush do pranojë të lahet në ato gjire pas gjithë kakës që rrodhi në ujë? “Ishte ujësjellës-kanalizim i Bashkimit Eurpian, jo yni,” – po perifrazoj Bashkinë Sarandë që ia la “topin” Europës, edhe pse investimi europian kishte si përfituese direkte dhe menaxhuese të veprës Bashkinë e Sarandës dhe ndërmarrjen e UK, e cila është pjesë e Bashkisë Sarandë. Lemeri dmth. Pjesa e shtetit është skandaloze, në timon nuk është askush. Kostoja që ju shkaktua bizneseve të milingonave në Ksamil nuk do llogaritet kurrë sepse askush s’mban përgjegjësi për asgjë. Është pak si në tallava kur të djegin sytë nga tymi. Kush e ka fajin? Edhe në Velipojë ku shpërtheu gazi, shteti, që vë rregullat dhe kontrollon zbatimin e tyre, do ketë qënë në tallava duke fërkuar sytë.
https://peshkupauje.com/t/ksamili-e-gjen-veten-me-shkelmin-ne-fyt/3087
Eshte e neveritshme paaftesia qe po na mbyt , eshte e neveritshme naiviteti me te cilin perjetojme cdo lloj skandali , eshte e neveritshme kjo ngutje per te vjedhur dhe abuzuar me gjitheshka qe te bie ne dore ,eshte e neveretishme sehirlleku i institucioneve .Ky vend nuk mund te kthehet ne nevojtore nga babezia dhe injoranca .Njerez reagoni , ngrini zerin me gjitheshka qe nuk shkon , denonconi kedo dhe c faredo qe nuk shkon ,qofte edhe ne rjetet sociale .Te ngresh zerin eshte hapi i pare i reagimit mbare popullor.Te ngresh zerin do te thote te mbrosh veten dhe femijet e tu nga cdo rrezik i tashem dhe i ardheshme.Bravo Kryeminstrit qe jep mesazhin e reagimit ,por kujtese per qeveritaret qe krahas degjeses duhet edhe ndjesa e sinqerte per gjerat qe jane bere keq nen hunden e tyre dhe jo ralle edhe nga te emeruarit prej tyre .Aksioni per te korrigjuar gabimet duhet shoqeruar me veprime konkrete.Natyrisht nuk mund te kerrigjohet gjitheshka e bere keqe ne gjithe historine shtet formuese te Shqiperise , qe per hir te se verteses i ngjan nje trajektoreje me ulje ngjitje te llahtarshme , por eshte antishqiptare cdi gje e bere keq me gjithe kete pervoje 100 vjecare.
Keshtu do te ndodhe ne pronat e grabitura pronareve te ligjshem te Ksamilit, qe deri me sot nuk Kane marre asgje, e pronat e tyre I gezojne zaptuesit.zoti e vente drejtesise me vend!
1000 lek te reja shezlloni???!!!!!!!!!!! turp per ksamilin qe ste afron asnje ndryshim vit mbas viti .Dhe kur i pyet pse ky cmim thone se eshte perla e shqiperise!!!!!!! dhe i mbuloj m..i tani ,vertet natyren e krijoj ZOTI ,por njerezit kush i krijoj???? qe jane kthyher ne makuter e nuk dine se nga te xhvasin.
“zoti” krijoi leshin e curres ?
Eshte per te ardhur keq kur te gjithe mendojne se cdo gje duhet ta beje shteti. Vendalinjte mund te bejne shume me teper per veten e tyre, duke nisur nga shembulli personal duke: mbledhur plehrat qe hedhin (ne te shumten e rasteve vete), ne diktimin e kultures se pastertise per te tjeret, por duke dhene shembull vete ne radhe te pare; duke e suvatuar vete murin dhe pallatin ku do fusim mysafiret; duke i bere thirrje qeverise ti ndihmoje ne largimin e plehrave qe me pare i ka grmbulluar diku. Ama po vajte aty dhe sheh se i zoti i shtepise merr plehrat me makine dhe i hedh ne nje vend te ndaluar (duke u ruajtur se mos e shohin), atehere kurre nuk ka per te bere prokopi Ksamili e Shqiperia ne pergjithesi. Sepse njehere edhe mund te mashtrohet turisti e te vije aty, por mos kujtoni se do ta beje nje gabim dy here.
Shterngo rripin shqiptar, beji hyzmet ambjentit e natyres, mbill peme te reja, vaditi qe te rriten ne mos per vete per femijte e tu, pastroje rrugen e mos ler asnje te ndyje oborrin. Kjo eshte zgjidhja e jo te qash: jo po skemi shtet, ska qeveri. Edhe bota keshtu e ka nisur. Dhe fitimin investoje mos e bej rrush e kimbulla sapo ta korresh.