Ulje drastike çmimesh në Durrës, banorët: Banesat me 10 euro nata

7 Gusht 2017, 10:46Turizëm TEMA

Sezoni turistik i këtij viti ka shënuar ulje drastike të çmimeve në plazhin e Durrësit.

Shkak është bërë ulja e numrit të pushuesve nga Kosova, të cilët janë edhe frekuentuesit e rregullt të plazhit më të madh të vendit tonë.

Banorët pohuan për “GSH” se i japin banesat me 10 euro nata.

Ndërsa akomodimi për fjetje e qëndrim në një javë është 70 euro në një banesë private me kushte normale.

Banorët në zonën e plazhit, ata që japin dhoma me qira, bëjnë me dije se çmimet e banesave variojnë nga 10 deri në 15 euro nata, ndërsa në hotele 25 deri në 50 euro nata, sipas shërbimeve që ofrojnë.

Ndërsa nga ana tjetër e plazhit, nga krahu i rrugës, çmimet variojnë nga 7 deri në 10 euro nata.

“Çmimet në plazhin e Durrësit janë të arsyeshme.

Jemi të kënaqur, pasi në Sarandë çmimet janë shumë të larta.

Një banesë e thjeshtë dhe jo me komoditetin që ofrohet në Durrës kushton 50 euro nata”, thanë pushuesit nga Kosova.

Sipas banorëve, një tjetër arsye e rënies së pushuesve nga Kosova është edhe ndalimi i autobusëve me pushues nga Kosova që në fillim të muajit korrik.

Në plazhin e “Shkëmbit të Kavajës”, pushuesit vendas janë të paktë.

Disa prej hoteleve në këtë zonë janë të zëna në kapacitet 100% me turistë polakë, hungarezë, serbë dhe boshnjakë, të cilët mbërrijnë në grupe të organizuara nëpërmjet agjencive turistike.

Hotelierët u shprehën se 15 deri në 20 për qind janë pushues nga Kosova që jetojnë në vendet e Europës, ndërsa 80 për qind janë të huaj.

3 komente në “Ulje drastike çmimesh në Durrës, banorët: Banesat me 10 euro nata”

  1. AMC says:

    QE te keni cmime te larta e para duhet te ndertoni rezorte dhe hotele moderne,,,dhe jo pallate,,,e keni mbushur durresi dhe golemin me pallate dhe kerkoni cmime te larta,,,kjo nuk shkon,,,,,,bregdetin e bukur te durresit e mbushet me pallate,,,tani ju duhet ti shembni ato pallate te shemtuara qe keni bere e ti zevendesoni me hotele dhe resorte lluksoze,,,,ndryshe c’do vit qe kalon do jua ule me shume cmimet,,,,KOMB IDIOT,,,,,IGJITHE DURRESI E GOLEMI DUHEN RRAFSHUAR DHE KUSH I KA DHENE LEJET E NDERTIMIT TE PALLATEVE TE FUTET NE BURG 20 VJET,,,///

  2. vezhgues says:

    Ne muajin e kaluar shkova ne Korfuz me pushime,nepermje agjensise turistike Tirane, ku perfshiheshin te gjitha shpenzimet vajtje=ardhje, biletat e tragetit, Igumenice-Korfuz,fjeteje 6 nete dhe ushqim per tete dite, bari ishte hapur24 ore pa pagese,ushqimi shume i bollshem,shezllonet te perfshira ne kete cmim etj. dhe te gjitha keto vetem per 198 euro personi.Ne raport me plazhet shqiptare natyrisht qe ishte ndryshe, atje mbreteronte pastertia kudo dhe nuk mund te mendohet te beshe plazh se bashku me fekalet sic ndodh ne vendin tone. Sigurisht qe une cmimet ne shqiperi i konsideroje shume te larta. Te paguash 50 euro per nje nate fjetje, pra 1/4 e rroges mujore eshte e papranueshme, e sidomos per vendin tone te vogel qe nga Saranda ne Shkoder mund ta pershkosh per vetem pak ore e nuk ke pse te flesh ne hotele

  3. Arben says:

    Plazhet tona kanë nevojë për mirëmbajtje sidomos rregullimin e rrugëve dytësore ato personale por edhe bici,por edhe pastërtia duhet të zotërojë ku secili nga ne hedh ne mbeturinat ku i do qejfi pra mungojne koshat e plehrave kazanët e plehrave ,njerëz që shesin misër nga te katër anët e nxisin ambientin por megjithatë plazhi i durrsit por veçanërisht ai i Golemit eshte plot e perplot dhe cmimi jo vetëm që Nuk ka rene por eshte ngritur deri ne 35 euro.Keshtu mos tregoni pallavra e rrena.Plazhi i Golemit me pak investime behet plazhi me i bukur i Evropës ku kane vershuar turista polake,gjermane,bullgar,Sigurisht ato duhen te trajtohen me kujdes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje