Si abuzohet me turistët nga Kosova në Velipojë, të cilët mund ta braktisin për Malin e Zi

2 Gusht 2017, 09:27Turizëm TEMA

Ky vit shënon një pikë kthese në raportimin mbi turizmin. Ajo që përflitej prej kohësh mes njerëzve, pra diferencimi që subjektet në Shqipëri aplikojnë ndaj kategorive të ndryshme turistësh, ka dalë në sipërfaqe hapur.

Pak ditë më parë ishte Deutsche Welle që shkruante për një sjellje jo të mirë ndaj turistëve kosovarë në Shqipëri, ndaj të cilëve aplikohen çmime të diferencuara. Pati kundër reagime, por fakti është se me kosovarët është luajtur keq këto vite duke abuzuar. Dhe abuzimi ka një kosto të merituar.

Ja se çfarë shkruan gazeta “Koha Ditore” në një shkrim të sotshëm:

Velipoja rrezikon të humbë pushuesit nga Kosova për shkak të abuzimit me çmimet.

Shumë pushues, kryesisht nga Kosova, janë larguar nga Velipoja pasi kanë vërejtur se çmimet janë shtrenjtuar nga një vit më parë.

Pushues nga plazhi i Velipojës tregojnë se një çadër me dy shezllone në qendër shkon deri në 8€, ndërsa 500-600 metra më në lindje shkon në 3-3.7€.

Duke qenë se pushuesit nga Kosova synojnë gjithmonë qendrën e plazhit të Velipojës, është mbushur bregu plot me shezllone. Ndërkohë që pronarët që kanë marrë rërën me koncesion kur i afrohet një i huaj ia rrisin çmimin.

Tutje, një banesë për 15 ditë varion nga 260- 335 euro, pushuesve nga Kosova një vlerë e tillë u merret vetëm për 10 ditë, por ka edhe nga ato që u marrin edhe 350-450€”.

http://www.koha.net/arberi/35407/velipoja-po-e-humb-edhe-avantazhin-e-vetem-ndaj-ulqinit-cmimet/

3 komente në “Si abuzohet me turistët nga Kosova në Velipojë, të cilët mund ta braktisin për Malin e Zi”

  1. shqip says:

    Bejuni m… , lerini te hane reren e plazhit . Jo te gjithe mund te behen pronare . P.sh. keta te pangopurit nuk meritojne . Çdo abuzuesi duhet ti hiqet liçenca e aktivitetit . Perveçse faktit si i Kane marre keto konçesione , apo zaptimit te plazhit pertej lejes se dhene , marrin neper kembe edhe ata qe normalisht i mbajne me buke . Nuk e uroj , Po ne keto rrethana bejini m…. Ju te kosoves , Po edhe ne ketej kufirit . Megjithse problemin e shoh me shume te shteti bananes qe kemi me shqiptaret .

    1. Ta ngul says:

      Jo vetem kosovaret por edhe vete ne,jemi te abuzuar ne kete drejtim!
      Shko dhe bej plazh ne jug te vendit. Eshte e njejta situate sikur para 10 vitesh ne ambjentet qe merr me qera,ndersa cmimi i ofruar nga hoteljeret(ose qeradhenesit) eshte 2 fishuar.
      Asnje sherbim shtese,te njejtat kushte,ne mos me keq per arsye te amortizimit dhe dyndjes se pushuesve ne plazhe,ne fund nje periudhe nje javore apo 10 ditore per tu harruar sa me pare.
      Shembull negativ ne kete drejtim,eshte Qeparoi! Vertet aty qeveria beri investime per shetitoren e bregut,por sjellja e pronareve te shtepive eshte per te ardhur keq! I pyet se perse ka nje rritje te madhe te cmimit,dhe si argument perdorin investimin qe ka bere qeveria per shetitoren!
      Ne fund,cmime te kripura dhe asnje facilitet i ofruar nga keta pronare qe edhe per mallin qe shesin(qerane e dhomes)nuk te paisin me kuponin tatimor.
      Si perfundim,jam dakort qe keta “pronare” duhen abandonuar ne menyre masive qe te kuptojne se cdo te thote respekt ndaj klientit!

  2. Timi says:

    More lëre plazhin me koncesion!! Vitin e kaluar në Shëngjin kishin zaptuar rrugën kryesore me tulla betoni dhe kërkonte lekë. Nuk mund të ndaloja as nji minutë për të pyetur për hotelin. E kuptoj që është sezonale por aq të paskrupullt nuk kam pa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje