VIDEO/ Fjalët rrëqethëse të vajzës shkodrane pas vdekjes së babait e vëllait: Të të puthja dhe një herë...!

10 Gusht 2017, 14:50Sociale TEMA
VIDEO/ Fjalët rrëqethëse të vajzës shkodrane pas

Brikena Zenuni, ka gjetur forcën për të shkruar dy fjalë në rrjetet sociale, mes dhimbjes së madhe që i la ikja para kohe nga kjo jetë e babait dhe vëllait të saj, të cilët humbën jetën pas djegieve që pësuan kur në një restorant në Velipojë shpërthue bombola e gazit.

Ajo ka postuar një video me fjalë rrëqethëse ku shkruan nder te tjera: “vella s’me thote goja, vella s’me sheh syri”.

Hektor Zenuni, 33 vjeçari që hyri në bodrumin e lokalit për të shpëtuar të atin në shpërthimet e gazit në një kompleks në Velipojë ndërroi jetë në një spital të Turqisë ku ishte dërguar për kurim më të specializuar.

Restoranti u përfshi nga flakët më 28 korrik, e për pasojë 3 persona u plagosën rëndë e mbi 20 të tjerë u plagosën lehtë.

Pronari Besnik Zenunaj ishte i pari që u godit nga shpërthimi që erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje