Pas rreth 48 orësh është vënë nën kontroll zjarri në Gjinar në të cilin u angazhuan maksimalisht punonjës të zjarrfikëses, ushtria, Administrate e Zonave të Mbrojtura, punonjës të bashkisë dhe qytetarë.
Dhjetëra hektarë pyje me pisha u dogjën ndërsa fillimisht u rrezikuan edhe banesat.
Të gjitha forcat tokësore u përqëndruan në shpëtimin e shtëpive dhe jetëve të njerëzve në një territor të vështirë dhe me kushte atmosferike aspak të favorshme.
Ishte ndërhyrja nga ajri ajo që ndikoi në uljen e intensitetit të flakëve në faqen e malit ndërkohë që puna e sotme nga toka me mjete rrethanore bëri që zjarri të izolohet.
Ekipet vazhdojnë të tregohen të kujdesshme duke qëndruar në vend për të monitoruar situatën pasi ekziston gjithmonë mundësia e riaktivizimit të vatrave, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta dhe erës.
Bilanci ishte??? Gazetare pordhe!