Pas zjarreve, vendi rrezikohet nga tërmetet si ai i 1967

10 Gusht 2017, 12:06Kronika TEMA

Pas zjarreve që kanë pushtuar thuajse gjithë vendin, Shqipëria rrezikon të përfshihet edhe nga tërmetet.

Alarmin e jep kreu i Emergjencave Civile, Shemri Prençi, i cili tha në një konferencë për shtyp se vendi rrezikon tërmete si ato të vitit 1967.

“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korcë etj”, tha Prençi.

Sipas tij “Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”.

Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

8 komente në “Pas zjarreve, vendi rrezikohet nga tërmetet si ai i 1967”

  1. Cuni i Tirones says:

    Ky eshte “shteti” qe duan shqiptaret: qe pushtetaret ti futin friken ne palce qytetareve te tij.

    Por me e frikeshme nga te gjithw eshte “kompetenca shkencore” me te cilen te flet nje “pushtetar” i cili nuk eshte me shume se nje polic.
    Tani te presim qe KM Edi Rama, nga plazhi i Dhermiut te sjelle argumentet e tija “shkencore” qe hedhim poshte pretendimet shkencore te policit Prençi.

    Pika qe nuk ju bie mu ne koke te gjithe ju “pushetare” !!!

  2. termet peci says:

    co ky me qe flet si plakat, dmth osht vape e ka per me ra termet. po mire ai, po filtri i gazetarit (es) apo 39 grade celsius

  3. Qytetari analog says:

    Me sa duket Prençi paguhet prej shoqerive te sigurimve …

  4. Qyteti me katundare says:

    I redaktoni shkrimet ju gazetare “dru-me-pre”? Ne rradhe te pare ky nuk eshte lajm per tu publikuar. Eshte nje thenie idiote nga nje malok idiot. Lexoni theniet e ketij idioti dhe do te kuptoni se me cilin analfabet funksional keni te beni dhe me e keqja eshte, qe ai eshte vendosur si drejtuesi i Emergjencave Civile.

  5. Ardi says:

    Ku i kan gjetur keta idiote .Parashikimi i ketyre fenomeneve eshte i pamundur .Po edhe sikur nuk eshte etike te terrorizosh nje popull te tere .Minimumi duhet te shkarkohet .Idiot komplet

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Katunare e punetore
    Ca do Beni PA keta malesore
    Jane nga Dibra e laberia
    Nga skrapari e tropoja
    Mallocastra kuksi eshkodra
    Kane Marre ne dore shqiperine
    Qytetareve jeten ja nxine.

  7. Zik Zak says:

    Vari karet shkences, ki Shemsiu dolli me inzhjuari nga te gjith…. O Shemeeee!!! Me njofto nje ore perpara te lutem… te shkoj tja terheq njehere sat shoqje

  8. Selim Rroshi says:

    Hic fare sdo bien termete e thone per te kaluar klasen per zjarret qe i lane azat se skane as mjete asgje per ti lultuar. Dhe po rane teremete prape qeveria pa breke do jete per likudimin e pasojave se i beri rrush e kumblla leket e buxhetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje