Mesila Doda: Duke thyer Omertà-n alla shqiptare...!

11 Gusht 2017, 20:49Politika TEMA
Mesila Doda: Duke thyer Omertà-n alla shqiptare...!

Deputetja e PDIU Mesila Doda ka reaguar fort në lidhje me deklaratën e fortë të antimafias italiane në lidhje me luftën kundër krimit dhe të trafikantëve të drogës shqiptare.

Doda thotë se kodi i heshtjes duhet të thyhet dhe në Shqipëri dhe nuk duhet pritur shtatori.

“Antimafia italiana jep sinjalin e forte kunder krimit dhe droges shqiptare. 192 trupa speciale, perfshire pol gjyqesore financiare etj.. do instalohen ne Foggia dhe do hetojne trafiqet me Shqiperine.

Ne Shqiperi duket se jetojme ne nje planet tjeter ku secili ben sikur nuk sheh e nuk degjon, sepse kodi i heshtjes e famshmja Omertà e mafias, eshte me sa duket mundesia e vetme e jeteses dhe mbijeteses.

Une nuk di asnje vend qe te jete zhvilluar e begatuar duke lejuar trafiqe e krim, por me sa duket ne e paskemi lehtesisht te pranueshme bashkejetesen me te keqen. Nese mendojme qe nga krimi dhe droga do na shpetojne te huajt e kemi gabim. Ne vete duhet te rrisim nje kulture tjeter mospranimi dhe divorci me te keqen e me krimin, qofte ai edhe me mbrojtje politike.

P.S ne nderkohe ne i dime qe kemi 124 trafikante grosiste dhe i kemi dhene dhe 1 muaj leje.. ta shifni ça do ju bejme ne shtator…”, shkruan Doda në rrjetin social.

 

10 komente në “Mesila Doda: Duke thyer Omertà-n alla shqiptare…!”

  1. Lulja says:

    Ne shtator do ti varim tek palma jote moj Mesila e Çamerise.

  2. tuli says:

    po paske edhe kryq ti mesila palma . pra je edhe myslimane edhe Came edhe Katolike edhe…

  3. asd says:

    Rifillojme se shpejti… pas nje nderprerje te shkurter publicitare.

  4. Limoz Cami says:

    Shko moj buce…te iku karrigia ty ….

  5. kleptofagos says:

    Shqiperia nuk ben hajer sa kohe qe hajdutet bertasin kapeni hajdutin, per aresyen e thjeshte se nuk e kane seriozisht.
    Nese kjo Mesila e Dodes, sikurse shkruan, i njeh edhe me numer trafikantet, perse nuk i padit ne prokurori, ambasadat e huaja, BE, etj.?
    Ajo i njeh mire dhe ka akses me kanalet institucionale dhe diplomatike qe merren posacerisht me keto pune..
    Me demagogji dhe presione politike per te kapur ndonje post (sikurse ka vepruar historikisht dhe familjarisht) do luftoje ajo korrupsionin?

  6. Fjala shqipe says:

    Droga dhe krimi ne Shqiperi u instaluan nga PD, ku bente pjese edhe zonja Mesila

  7. The Punisher says:

    Shyqyr qe theve dicka tjeter…deri tani vetem cara ke thyer.

  8. Haxhi Musaj sr says:

    shiko shpetim idrizin pyete me se i beri tere ato pasuri.me rroge?

  9. Beluli says:

    E dashur Mesila! Keni te drejte per shqetesimin qe shfaqni dhe nuk besoj se ka shqiptar qe nuk shqetesohet per krimin dhe mafjen bashke me ty,por me nje perjashtim: dhe ky perjashtim i takon forces politiko-destruktive qe te nxorri dhe ty ne pah si politikane dikur dhe sidomos padrinos se saj,me te cilin dhe ti per shume vite ke duartrokitur e mbeshtetur cdo gje te piste qe ai funderrine ka pjelle nga…goja dhe ka bere,dukje shkelur te gjitha nenet e kodit penal dhe per te cilin ti dhe jo vetem ti nuk e hap gojen.Nga ai rrjedh gjithe e keqja e ketij vendi qe nga viti 1990 e deri sot.Shqetesimi yt i drejte ,megjithese i vonuar duhet te merret seriozisht ne radhe te pare nga organet e specializuara dhe nje ore e me pare ti mbertheje e fuse ne burg te gjithe kodoshet e degjeneruar,trafikantet,hajdutet,piromanet dhe jo vetem,por pa lene menjane edhe ata politikane qe me njeren apo tjetren menyre jane bere per 27 vite mbeshtetje dhe frymezues per ta,duke hetuar e gjetur fakte per ta,pa llogaritur ata qe dhe i financojne e kane lidhje me ta.

  10. Aureli says:

    Kjo eshte nisur per burre e perfundoi me (!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje