Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka shpenzuar plot 27 mijë euro për një natë në Romë.
Huffingtopost shkruan se kjo shifër është harxhuar për një mbledhje “urgjente” që ai ka pasur në Romë, ku ka qendruar dy ditë dhe një natë.
Të dhënat janë bërë të ditura nga OJF-ja spanjolle Açes Info, e cila që prej vitit 2015 kishte kërkuar te dhëna mbi shpenzimet e komisionerëve europianë.
Brukseli bëri shumë rezistencë për të dhënë shifra .
Nga të dhënat rezulton që Juncker ka shpenzuar 26.958 euro për udhëtimin në Romë, nga të cilat 25.000 euro ka kushtuar vetëm avioni charter.
Megjithatë Juncker nuk është i vetmi pjestar i Komisionit që shpenzon shifra marramendëse për transferta pune.
Federica Mogherini ka shpenzuar plot 75 mijë euro gjatë një vizite tre ditore në Iran.
Ky është misioni më i kushtueshëm i Komisionit Europian.
Shifrat tregojnë që kostot totale të udhëtimeve dhe qëndrimeve për vizitat e të gjithë komisionerëve të sesionit të Parlamentit Europian në Strasburg nga janari në shkurt 2016, kanë kushtuar 492.249 euro, gati 17 mije euro mesatarisht për çdo komisar.
Kjo eshte evropa jone zemermadhe qe ne mezi presim te antarsohemi qe te paguaj populli shqiptare llogarite e ketyre kerrmave qe per fat te keq jane mijera si puna e ketij pijanecit !!!!