Rreth 700 emigrantë kanë sulmuar një nga pikat kufitare midis Marokut dhe Spanjës në Ceuta.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë duket grupi i emigrantëve, teksa shtyn tej policët kufitarë dhe vrapojnë drejt pjesës spanjolle të kufirit.
Megjithatë, raportohet se pavarësisht përpjekjes, asnjë prej tyre nuk ka arritur të kalojë në anën tjetër.