Athina, "listë të zezë” për himariotët që do u hiqet shtetësia greke

12 Gusht 2017, 19:56Sociale TEMA

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim ku bën fjalë për një nismë të qeverisë greke për t’i hequr nënshtetësinë greke shumë himariotëve apo banorëve të bregut, të cilët punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe  rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë.

Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon.

Kohët e fundit, ministri Skourletis nënshkroi heqjen e shtetësisë greke kryetarit të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, një bashkëpunëtor i ngushtë sipas gazetës i planeve të kryeministri shqiptar Edi Rama për dehelenizimit të zonës.

Vendimi i ministrit të Brendshëm u parapri nga një mendim i arsyetuar i Këshillit të Shtetësisë, i cila arsyetoi se kryetari i bashkisë Himarës "ndërmori shërbim publik jashtë vendit, në kundërshtim me interesat e Greqisë."

Në "listën e zezë" të Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e  pronave të minoritarëve dhe "brezin" e shtuquajtur Riviera shqiptare.

Disa emra të "listës së zezë" dhe përshkrimet sipas gazetës:

Fotis Karavelas: Kryetari iKëshillit Bashkiak të Himarës . Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonnën e Himarës, dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimades. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në pronat konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokedhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarët grekët e  Epirit të Veriut.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të migrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve,

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.(Respublica)

http://www.protothema.gr/greece/article/704828/i-athina-afairei-tin-elli…

32 komente në “Athina, “listë të zezë” për himariotët që do u hiqet shtetësia greke”

  1. Bill says:

    Ashtu sic e kane nusur te gjitheve do tu hiqet shtetesia,me vone hiqua dhe arvanitasve ne elade:)))

  2. Kuq e zi says:

    Hahaaaa
    Kjo qenka lista e kolonel janulles shumica lidhet me garazhdin qe janulla na quante kishe
    Meqe janulles po i afrohet fundi ska me kohe me prit por po ndeshkon ata qe hengren buken (nenshtetsine) dhe perbmysen kupen (nuk hapen lufte me shtetin shqiptar)
    Hahaaaaa
    Shikoni mir se keni dhe mysliman ne pasaportat qe keni leshuar, shtet mesjetar qe mendoni se politika behet akoma me prifta e hoxhallare
    E ku … ne shqiperi!!!

  3. Albani says:

    Po dhjesin ne Breke Greket
    Nenshtetesine mundet tua heqin,por duhet gjithashtu qe tua mohojne dhe rrenjet ”Greke” qe kane.
    Do te isha kureshtar qe te mesoja se si do ti quaje Athina ketej e tutje keta bij te Himares,Shqipetare 100 karatesh,apo tradhetare ”Greke”
    Te tilla gjera te poshtera vetem ne Greqistanin ”Evropian” gatuhen.

    1. Mbreti says:

      Turqe ose “Turkoalvanoi” do i quajn qeveria e Athines( Kurdistanit Grek), si zakonisht!

  4. Si gjithenje na shajne per turqizem,por politika e grekerve eshte kundra shqiptarise ne tersi says:

    Demokracia lindi dhe rilind dite per dite ne greqi.

  5. artan says:

    PRA PO TI PERGJIGJEMI ME TE NJEJTEN MONEDHE jANULLATOS NUK E MER AS SOT DHE AS MOT

  6. Po.Po says:

    Greket jane ne ujrat e politikes mesjetare , primitive dhe pa dinjitet !
    Shteti Grek eshte gati identik me shtetet fanatike islamike dhe dallon
    prej tytre , vetem se adhuron kryqin , jo gjysme henen ! ! !

  7. Theatrical says:

    bravo z.Goro qe e ktheve emrin siç e kishe,Gjergj!

  8. Xhorxhi says:

    Kur i vjen ngordhja buçes, të tilla kuisje do nxjerrë…

    1. adi says:

      Nese eshte e vertete sa me siper, atehere emri i fundit i aleksander cipes kam pershtypjen se do jete rasti i pare ne histori i provuar shkreserisht qe nje shqiptar paguhet njekohesisht edhe nga turku edhe nga greku.

      1. @ says:

        Nuk e besoja qe A. Cipa paska marre dhe pasaporte greke (njeri me dy fytyra). Me ato qe thote kunder Greqise, perse i duhet shtetesia greke? Nese ja kane hequr, mire ja kane bere. Mire do bente Greqia qe t’ja anullonte edhe te gjithe atyre qe duan te zhvasin me te dyja duart.

        1. Delvinjoti says:

          Nuk ka mare A.Cipa nenshtetsi greke asnjehere.Kishte postim dje ne FB eshte propagande e paster greke

    2. himarjoti nga Vunoj says:

      Ne fakt lista e himarjoteve eshte shume e gjate dhe do te behet pafundesisht e gjate me kalimin e kohes!
      HIMARA ZEMRA E KOMBIT SHQIPTAR! ?

    3. Mbreti says:

      Pritet tu hiqet edhe , mireles, Tfgs, Adriatik, enter edhe 300 Eurosheve tjere nenshtetsia e pjerdhur magjuphanes ( greke dmth) sepse nuk hodhen vrer sa duhet dhe nuk arriten te percajn shqiptaret( Arbnoret) sa duhet ne baza fetare!

      1. Theatrical says:

        po po..sipas kesaj llogjike,te parit duhet me ja heq nenshtetesine anastasit,se ka 27 vjet ne vend te mare ” vorje epirin”,mer vetem topet e Erdoganit

  9. greku says:

    Po pse dhe ky Cipa merrka pension grek dhe qenka me nenshtetesi greke?Apo hane buken e atij e bene duvane e turkut.Ky flet per patriotizem gjithe diten e zotit.Hajde gjeje sa shume e duan Shqiperine keta.

  10. Faro says:

    Kane kunj te madh me ne keta. Kot nuk e luftuan gjuhen shqipe, shkollen shqipe. Kot nuk kane frike shume banore atje te deklarojne qe jane shqiptare. Te gjitha keto dhe shume te tjera tregojne bindshem se i tremben nje te vertete te madhe.

  11. GK says:

    Mos more Jevgjiter cfare po na beni…………………Ju Grekerit ju ka llastuar historia,…………. por jo larg do te jete e kunderta Juve do te keni enderr te vini e te jetoni ne Shqiperi. Kujtoj ate kengen nje here ma hipe ,nje here ta hipa……………. ne ato maja rripa rripa……………..

  12. Tuno says:

    Asnjë demokrat nuk shikohet në listën greke.
    Si nuk u gjend njeri prej tyre që ta shikojnë grekët m sy të keq ?

  13. Dardan says:

    Athina ti fuse ne listen e zez. Shqiperia dhe Shqiptaret do i fusin ne listen e Bardh.

  14. Shaba says:

    “Topi vuuu e Muchua tutje”; “Ku di dhia ch’ eshte tagjia”; “Ku di greku ch’eshte Greqia”.

  15. Mirenjohes says:

    Mire keta qe firmosin,se s’kane c’te bejne, por une cuditem me keta qe marrin shtetesine greke dhe nxjerrin vrer per Greqine. Te te marri nga bota e trete, Albanistani, te te bej qytetar evropian edhe ti ta shash. Hajde ne te s’emes, bukeshkale!

    1. armand says:

      Dmth u bene greqa dhe u bene menjehere Europian ?
      Duhet te jete vapa e gushtit qe te ben te shkruash si para 27 viteve.
      S’te ben njeri nje cope leter o “mirenjohesi i greqise”. Greqia eshte si nata me diten krahasuar me cdo vend tjeter te Europes. Po per mirenjohes si puna juaj te gjitha rruget te cojne ne Athine dhe aty merr fund universi per ju.

      1. Mirenjohes says:

        Une horizontin e kam shume me te gjere se c’mendon ti. Kam jetuar ne 2 shtete te Evropes dhe jetoj akoma jashte Greqise se si shtet eshte i qelbur,e pranoj, po Albanistani eshte shume me keq.Megjithate ka shume gjera te mira dhe njerez te mire, shume me shume se ne Shqiperi qe te vrasin per nje vend parkimi apo per nje shikim.Ne Greqi shkoj per pushime dhe nuk kam frike se ma keput koken ndonje jet ski,jam i lire.Dhe njoh shume shqiptare qe jetojne ne Evrope dhe e kujtojne me nostalgji Greqine,kurse Albanistanin ashtu sic e keni katandisur as duan tja shohin bojen.

        1. undefined says:

          Ata “shqiptare ” jane kokrra e malokut apo katnarit si puna jote qe gjithe jetes e kane kaluar neper balta apo maleve me dhite

  16. Ujku says:

    Mirenjohes
    Qe te flesh i qete dhe ta kuptosh me se fundi kete gje qe te shqeteson,po te ndihmoj une.
    Nuk nxjerr njeri vrete per greqine,nxjerrin vrere per potike-berjen e shtetit grek kundrejt tyre.

    U them atdhetarve se egziston edhe rruga gjyqesore…nqs duan ti flliqin akoma dhe me shume grekerit me politiken qe ndjekin,ne gjykaten evropiane dhe ne ate te drejtave te njeriut.
    …….F ll i q i n i….pa hezitim!

  17. Vurkari says:

    Ti hiqet shtetësia Shqiptare Vangjel Dules dhe Janullës

  18. Labi says:

    Dmth Aleksander Cipa paskaaplkuar dhe ka marre nshretesine greke ? Dmth pilurioti paska deklaruar se eshte grek ?? Nqs dhe te tjeter si Aleksander Cipa kane bere po keshtu, shume mire ka bere Greqia qe do u heqe nenshtetesine greke.

  19. Genti says:

    Ore komentuse leshi se nuk merreni vesh , une them mire beri qe u hoqi nenshtetesine se ketu na bejne patriotin dhe duan dhe pension nga greku , keta muter duhen pare me kujdes se e shesin shpirtin per 5 leke.

  20. ake says:

    Pyetja qe vjen natyrisht eshte, kush jane keto interesa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje