Ekstremi i djathtë tregon forcën në SHBA. Përplasje e dhunshme për simbolet e Luftës Civile

12 Gusht 2017, 20:35Bota TEMA

Autoritetet në Sherlotsvill, në shtetin amerikan të Virxhinias, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në prag të një marshimi masiv të nacionalistëve të bardhë.

Disa mijëra persona pritet t’i bashkohen manifestimit “Bashkimi për të Drejtën”, që kundërshton planet për heqjen nga vendi të statujës së një gjenerali të Luftës Civile amerikane që ishte pro skllavërisë.

Ende pa nisur tubimi, përleshjet shpërthyen mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe anti-protestuesve, që janë mbledhur gjithashtu në qytet. Sipas policisë, të paktën 2 persona janë plagosur.

Forcat e rendit kanë qëlluar gaz lotësjellës ndaj demonstruesve dhe kanë deklaruar se janë kryer disa arrestime pas një njoftimi për mbajtjen e një mitingu të paligjshëm në vendin e njohur si Parku i Emancipimit.

Gjendja e jashtëzakonshme po u lejon autoriteteve lokale që të kërkojnë ndihma shtesë në rast nevoje. Kjo, pasi protestuesit e ekstremit të djathtë janë të armatosur dhe të veshur me uniforma milicie dhe mbajnë flamuj të Konfederatës.

Ata janë acaruar nga planet e autoriteteve për lëvizjen e statujës së gjeneralit Robert E Lee, i cili udhëhoqi forcat e Konfederatës në luftën civile amerikane të viteve 1861-65.

“New York Times” raporton se disa prej protestuesve bërtisnin “Ju nuk do të na zëvendësoni” dhe “Hebrenjtë nuk do të na zëvendësojnë”.

Për t’iu bërë kontrast, organizata anti-raciste si “Black Live Matter” janë mbledhur gjithashtu në tubime.

3 komente në “Ekstremi i djathtë tregon forcën në SHBA. Përplasje e dhunshme për simbolet e Luftës Civile”

  1. Julian says:

    Zoti Gazetar po të bëj një korrigjim të vogël dhe me shumë rëndësi. Organizata Black Lives Matter nuk është anti rraciste por më rracistja. Mos e keq informo publikun. Është media liberale që i pasqyron gjërat si ti interesojë. Njëherë e një kohë ne histori edhe Jul Çezari kishte skllevër dhe ishte Diktator. Por është pjesë e historisë siç ishte dhe Robert Lee. Historia nuk shuhet por shkruhet.

  2. Shaba says:

    “Po e ngacmove, kur ka zene kore, do t’i durosh eren”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje