Do të jetë vjeshta që do të sjellë shumë ndryshime esenciale në Partinë Demokratike. Media identifikon tre klane që janë gati të përballen për ndryshimet statutore.
Së pari është klani i Lulzim Bashës, i cili propozon që për postin e kryetarit të ketë zgjedhje që do dy vjet me dy mandate nga katër vjet, klani anti-Basha që kanë propozuar 11 ndryshime, ku synojnë që t’i kufizohet mandati kryetarit kur ai humbet zgjedhjet dhe klani i Sali Berishës, që dominon Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
Se cili nga propozimet do të mbështetet, kjo do të varet nga klani i Berishës, i cili dominon në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar. Mbështetësit e Sali Berishës në PD do të luajnë një rol vendimtar për miratimin e 11 propozimeve të reja në statut. Nëse Berisha me njerëzit e tij do të mbështesin projektin e ri në shtator, atëherë, Lulzim Basha automatikisht është i përjashtuar nga drejtimi i Partisë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është zgjedhur së fundmi në vitin 2014, kur Berisha kishte ende influencë dhe mbështetje, citohet Sot.
Pra, Berisha në Këshill ka shumë mbështetje dhe, nëse ata do të votojnë pro ndryshimeve, atëherë, betejën këtë herë do ta fitonin kundërshtarët e Lulzim Bashës. Ndërkohë, nga ana tjetër, garda e vjetër po sheh të gjitha mundësitë që ndryshimi i statutit të mbështetet nga pjesa dërmuese e anëtarësisë, dhe më pas të miratohet në Kuvendin Kombëtar, në vjeshtë.
Nëse projekti i ri do të miratohet, Basha është i detyruar të largohet përfundimisht nëse humbet edhe zgjedhjet vendore pas atyre parlamentare. E ndërsa humbet zgjedhjet vetëm një herë, duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Pra, në të dyja rastet, sipas statutit të ri, Basha është i larguar nga partia. Këto ditë të nxehta gushti, të vjetrit po i shfrytëzojnë për të zhvilluar takime me anëtarët e Këshillit Kombëtar, që t’i bindin për votimin e 11 propozimeve në Kongres.
Pjesa dërrmuese e Këshillit Kombëtar, i cili përbëhet nga 150 anëtarë, janë individë që kanë punuar me Sali Berishën. Nëse kundërshtarët e Bashës do të gjejnë mbështetjen e klanit të Berishës, sigurisht që statuti i ri do të miratohet shumë lehtë. Grupi anti Basha propozon që kryetari i partisë nuk duhet të marrë asnjë vendim pa u konsultuar me gjykatën e partisë, e cila duhet të përbëhet nga figura të larta historike.
Gjithashtu kërkohet që të mos bëhet asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik. Këtu bëhet fjalë për marrëveshjen Rama-Basha të 18 majit, e cila, nëse statuti i ri do të miratohet, ajo marrëveshje për bashkëqeverisje do të zhbëhet. “Ndalimin e çdo marrëveshjeje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik pa vendimmarrjen e organit më të lartë të partisë, Kuvendit Kombëtar. Krijimin e gjykatës së partisë me përbërje edhe të figurave historike të partisë, për kontrollin formal të vendimmarrjes së organeve të të gjitha niveleve të Partisë”, thuhet në projekt statut.
asnjeri as tjetri.te dy kane nje parti diktatoriale me diktature se partite e sistemeve diktatoriale fashiste.
Po si ka mundesi ta heqin Bashen nga kreu ?
Ate e kane vene ne krye seose esht ne vend te hudhres , per mos marre mesysh
Pastaj nuk ka kuptim qe ne PD te mos rije ne krye nje budalla si Basha .
Se nqs e heqin Bashen nga kreu , ku do vene ate dreq , se ai edhe Roje tek porta ta punesosh ai nuk e ben dot
Une nyk kam pare deri me sot nje budalla aq te skajeshem sa deficenti Basha
Eshte Grida Duma ajo qe do vendose per fatin e Lulit dhe te nepunesit te tij, Berishe Saliu i shpellave te veriut.
Pastaj Gita, eminenca gri do parashtroje platformen qe i pershtatet ne menyre qe Xeni dhe Karmina pasi te mbarojne neper plazhet e Karaibeve, zi-ne e Hajries me breke te zeza dantelle seksi te hapura ne autostrade, dhe supermbesa me moden e fundit te piercingut ne anus, te shkojne ku te duan per pushime gjate vitit.
Kjo tregon se ne SHqiperi K/Partive jane kthyer ne dynasty ,kete e tregoi me veprime konkrete k/L.S.I I cili e dorzoi Partine tek Gruaja,po keshtu edhe Saliu ,para se te “VDESE”do qe ta dorzoje PD ne duart e JAMBER-Malltezit, prandaj nuk investon Bota se nuk ka garanci ,se ne SHqiptaret me njeri tjetrin jemi gati ta shqyejme te gjallin ,kurse me te huajin miqesohemi shume shpejt se eshte interesi ne mes.
E vetmja arsye qe PD nuk merr fund eshte ndihma qe Edi Rama i dha kesaj Bande duke I dhene oksigjen ne prag te vdekjes.Prandaj ta gezojme dhe falenderojme Edi Ramen,ne fund te fundit ai u votua per te miren e Shqiperise.
Eh Profesor Fuga
Ke i madh kur thua
Iken te gjithe
Mbeti preshi
Edhe keta analiste leshi