Po e shikoja i habitur dhe duke pyetur veten se si është e mundur ta dijë shkrimtari nga Shqipëria aq saktë vendndodhjen e banesës së botuesit të tij në Zürich, kur befas Kadare shtoi me humor të zi: «E pashë një spageti duke fluturuar. Më ka thënë se do të gatuajë spageti sonte». Pas pak banesën e gjetëm. Ishte një mbrëmje e paharrueshme.
Gjatë fundjavës u bë e ditur se Egon Ammann ka vdekur më 9 gusht në Berlin në moshën 75-vjeçare. Me ikjen e tij në amshim bota e letërsisë gjermane humbi një zotëri të librave. Një botues të pasionuar, i cili, siç shkruan gazeta zvicerane «Neue Zürcher Zeitung», më shumë lexonte se sa llogariste. Kuptohet se për çdo botues paraja nuk është gjë e parëndësishme, një botues i mirë duhet të ketë aftësi të llogarisë mirë, por kjo s’mjafton. Botuesi i mirë duhet të ketë stil, duhet të ketë ndjeshmëri për letërsinë dhe shkathtësi zbuluese.
Egon Ammann ishte i bekuar me të gjitha këto talente. Si një artist që ecën nëpër litarin e cirkut edhe ai shtegtoi mbi 30 vjet buzë greminës financiare dhe ia doli disi, duke sjellë në botën gjermane autorë të njohur – ose të panjohur, të cilët falë tij u bënë të njohur. Ammann solli në gjermanisht shkrimtarin portugez Fernando Pessoa, përkrahu përkthyesen Swetlana Geier, e cila përktheu në gjermanisht Dostojevskin, botoi veprat e nigerianit Wole Soynika, i cili u shpërblye me çmimin Nobel për Letërsi. Nga viti 1981 deri më 2010, kur ai e mbylli shtëpinë botuese, e cila bartte emrin e tij, Ammann u kujdes që veprat e autorëve të tij të gjejnë një vend prominent në jetën publike e letrare në Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Një kujdes të veçantë Ammann i kushtoi botimit të veprave të Ismail Kadaresë të përkthyera në gjermanisht. Autori i famshëm shqiptar nuk ka pasur shumë fat me botuesit e tij në gjermanisht deri në çastin kur për opusin e tij letrar filloi të kujdesej Egon Ammann. Që nga viti 2001 Ammann botoi nëntë vepra të Kadaresë, mes tyre «Prilli i thyer», «Pallati i ëndrrave», «Ura me tri harqe», «Gjenerali i ushtrisë së vdekur» etj. Shumica e këtyre veprave në ballinë u ilustruan me fotografi emblematike të Marubit.
Egon Ammann botoi gjithsejtë 900 tituj, të cilët tani ribotohen nga S. Fischer Verlag në Gjermani. Krahas Kadaresë botuesi zviceran solli në gjermanisht edhe dy vepra të Fatos Kongolit («Humbësi» dhe «Lëkura e qenit»).
pse,edhe zyrihu nuk ka drita si qytetet shqiptare a?
dhe te mbyt errsina?!
ja paskan fut kot kta dy shqiptaret marrshimtare!
esht material I mir ky shkrim per me shkrujt nje tregim humoristic me teme :”dy shqiptare ne zyrih” ku te thumbohet kultura shqiptare e primitivitetit ekstrem,sepse,ndersa ne kulturen perendimore ti I jep taksistit adresen dhe ai kujdeset per te mbrrit ne destinacjon,shqiptaret vazhdojn ala avazin turqnor te “marrshimeve” midis rrugicave per me gjet nje adres ,si n shqipni kosov a neandertalni.
dhe jan shqiptar me emer pale,kulti shqiptare!!
vaj halli te tjeret!
e ku behet ai vend. kur s dijn te sillen lideret kulturor si do sillet masa?!
si bagtit.
O Kurt idioti! E paske kape civilizimin prej bishti prandaj nuk mbush ti.
A doni me per Kadarene?
Ti ke qene me Kadarene??????????Po ti paske puthur qimen e Muhametit mer Robell!!!
O Enver Robelli ja paske fute kot.
Mos po deshiron me tregu sa i afert je me Kadaren.
Pak si zajf artikull.
Enver Robelli është një publicist me vlera, sa
europiane, aq dhe shqiptare. Urime për shkrimin e tij.