Edhe pse kemi “studiues dhe ekspertë” të shumtë me apo pa grada shkencore në fushën e ekonomisë, studentët shqiptarë të ekonomisë, publik e privat, e mbyllin universitetin me studime të huaja që tregojnë histori suksesi apo dështimi të bizneseve në vende të zhvilluara. Po ashtu studentët shqiptarë studiojnë kryesisht përkthime të ndryshme të studimeve që kanë kryer studiues të vendeve të zhvilluara si SHBA, Japoni, Britani e Madhe, Francë etj, duke mbetur edhe ata në fund të paditur mbi ecurinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Nuk ka ende asnjë studim në Shqipëri, (të paktën në literaturën akademike shqiptare), që të tregojë nivelin e varfërisë apo shkaqet që kanë lënë një përqindje të madhe të popullsisë së vendit ende në varfëri, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane. Po ashtu edhe të tregojë gjendjen dhe sesi ka dalë nga varfëria pjesa tjetër e popullsisë.
Megjithatë, pavarësisht mungesës së studimeve të tilla, besohet gjerësisht nga vetë shqiptarët se 27 vjet pas rënies së komunizmit mbetemi ende sot një ndër vendet më të varfra të rajonit dhe të Europës.
Në një artikull të fundit të “borgenproject.org” flitet për nivelin dhe shkaqet e varfërisë në Shqipëri
Artikulli me titull “Pse është e varfër Shqipëria?” përpiqet ta japë disa shpjegime, si më poshtë…
Shqipëria, e pozicionuar në Detin Mesdhe, në jug të Italisë, është një nga vendet më të varfra në Evropë. Por pse Shqipëria është e varfër?
Është e rëndësishme të diskutojmë jo vetëm shkaqet e varfërisë në Shqipëri, por edhe standardet për varfërinë në Shqipëri.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u bë një shtet komunist nën regjimin e Stalinit, por nuk ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1989, sundimi komunist në Evropë u shemb dhe në vitin 1990 u formuan parti politike të pavarura në Shqipëri. Në vitin 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet, duke i dhënë fund zyrtarisht regjimit komunist në Shqipëri, pas 47 vjetësh.
Pse Shqipëria është e varfër? Tranzicioni i vendit nga një regjim komunist në një treg të lirë, në një republikë demokratike ka ndërprerë rritjen ekonomike dhe ka shkaktuar nivele të larta të varfërisë. Pjesa më e madhe e varfërisë në Shqipëri konsiderohet e thellë, ku të ardhurat janë nën standardet minimale të pranueshme, njerëzit përpiqen të plotësojnë nevojat themelore siç janë ushqimi, veshja dhe ngrohja. Shqiptarët përballen me shërbime të dobëta publike dhe shërbime shoqërore të paarritshme. Shumë qytetarë të cilët nuk përballen me varfërinë, ndihen ende të kërcënuara nga ajo.
Standardet për varfërinë në zonat rurale dhe urbane, megjithatë, janë të ndryshme në bazë të rrethanave. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore që nga 2013, 25-30 për qind e shqiptarëve në zonat rurale jetojnë në varfëri dhe rreth 15 për qind e shqiptarëve që jetojnë në zona urbane. Këto statistika lidhen me kushtet e pjesës tjetër të popullsisë rurale dhe urbane të Shqipërisë.
Shumica e familjeve rurale jetojnë në male dhe në zona të larta. Përcaktuesit kryesorë të varfërisë rurale janë madhësia e fermës, blegtoria dhe të ardhurat jashtë fermës. Rreth 25 përqind e popullsisë rurale jeton në një fermë që është shumë e vogël për të siguruar një nivel të mjaftueshëm të jetesës.
Varfëria urbane ka karakteristika të ndryshme nga varfëria rurale. Varfëria urbane në Shqipëri ka të bëjë me nivelin e arsimimit dhe statusin e punësimit të kryefamiljarit, numrin e fëmijëve në familje dhe numrin e brezave të varur në një familje (nëse ka gjyshër apo nipër e mbesa). Ndërsa shumë shqiptarë migrojnë nga zonat rurale në zonat urbane, varfëria fillon të bëhet e përqendruar në zonat më rurale dhe malore.
Shqipëria ka bërë megjithatë hapa kohët e fundit në uljen e varfërisë. Burimet kryesore të prodhimit të vendit – bujqësia dhe ndërtimi – janë sektorë privatë. Reduktimi i përfshirjes së shtetit është veçanërisht i rëndësishëm në bujqësi, e cila tani është kryesisht në pronësi private. Përveç kësaj, liberalizimi i çmimeve, tregtisë dhe këmbimit valutor ka ndihmuar ekonominë të rritet. Banka Botërore e klasifikoi Shqipërinë si një vend me të ardhura të mesme më të larta që nga 2010. Përqindja e shqiptarëve nën kufirin e varfërisë ka rënë ndjeshëm, nga 25.4 përqind e qytetarëve në 2002 në 14.3 përqind në vitin 2012.
Në vitin 2009, Shqipëria aplikoi për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe u konfirmua si kandidate në 2014. Megjithatë, Shqipëria nuk pritet të bashkohet me BE deri në vitin 2020, pasi BE i ka kërkuar Shqipërisë që të (reforma në drejtësi) që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, veçanërisht atë lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës.
Ndonëse Shqipëria historikisht është renditur si vendi më i varfër në Evropë, varfëria në Shqipëri me kalimin e viteve po fillon të ulet ngadalë. Shqipëria pas Luftës së Ftohtë, nga tranizicioni i gjatë tani në një kandidat të mundshëm të BE-së dëshmon se ky vend ka potencial të kalojë nga varfëria ekstreme. Dhe ndoshta më tej nuk mund të jetë më nevoja t’i japin një përgjigje pyetjes: “Pse Shqipëria është e varfër?” (AFP.al)
Christiana Lano
Shqiperia eshte e Varfer se ka 150 mamaqira te pasur ne Parlament dhe ka President Hajdut te faktuar.
Ne perendim eshte derdhur shume gjak nder shekuj qe te arrihet nje barazi sociale,kurse ne Shqiperi derdhet zemerimi midis nesh neper kafenete e Lagjeve dhe jo kunder Hajduteve se jepi komb me Lepuj jo me Burra.
Amen!
Pikerisht kjo e ben edhe me problematike situaten. Bota ka hedhur poshte diktatura dhe oligarki shume here me te fuqishme dhe te sofistikuara se ky banaliteti qe qeveris Shqiperine, por eshte pikerisht egoizmi dhe miopia idiote e shqiptareve qe duke mos e pare jeten ne nivel sistemik dhe duke u fokusuar vetem tek vetja/komshiu/shoqeria harrojne qe cdo gje behet me e veshtire dhe negative nese ata qe jane ne krye jane te korruptuar.
1-SHQIPERIA ESHTE E VARFER SE PERVEC SE DOLI NGA NJE IZOLIM I MADHE PAS VITEVE 1990 ,PER GATI 30N VJET DEMOKRACI SHQIPERIA VETEM U VODH DHE U FUT NE BORXHE NGA HAJDUTET POLITIKNE TE HURIT DHE TE LITARIT QE MORREN FRENAT E PUSHTETIT DUKE U BERE LAJKA PERENDIMORE E DUKE ZBATUAR INTERESAT E TYRE …NE DEM TE VENDIT
nuk jam ekspert ekonomie keshtu qe nuk kam shume njohuri per kete fushe por dihet,ketu te ne ka vjedhje te madhe korrupsion ,europa amerika ka derguar para me thase per reformat etj etj por jane vjedhur nga politikanet plus qe koha e komunizmit ishte shume e veshtire por nuk merren masa per zhvillimin e bujqesise ku dihet qe pjese e madhe e tokes eshte jo cilesore ose e pa perdrorshme,as ferma asgje,kudo ka njerez qe punesohen me parti dhe jo specialiste per te bere reforma dhe te zhvillojne fushat e ndryshme te ekonomise me energji,hidro karbure,krom,pyje turizem etj etj
Shqiperia eshte e varfer nga plehrat ne drejtesi e parlament , pa perjashtim. Shikoni vjedhjet masive qe jane bere ne cdo menyre me ne krye SRB me te pjelle.
Christiana hartimi qe ke bere nuk e zbulon fare se perse eshte e varfer Shqiperia. Ka vetem disa fakte sporadike me nje analize mediokre.
Gjithashtu shkruan se nuk ka studim te vecante dhe unik per kete gjendje. Ky eshte nje konkluzion disi i sakte dhe gjithashtu i vetmi konkluzion.
Studime jane bere qe perpara viteve ’90 gje per te cilen ti nuk ke asnje ide. Sido qe varferia nuk eshte ndare nga keto vise periudha e luftes II boterore dhe sidomos post luftes ndryshoi keto vise qe trashgonin jo vetem varferi te skajshme por injorance dhe nje perzierje traditash nga ato autoktone arberore me prurjet turko/arabe gjate periudhes otomane.
Ate qe beri Italia ne kete vend gjate luftes shikohen dhe sot e kesaj dite kudo ne Shqiperi. Transporti, urbanizimi, ai qe te pakten u fillua, ndertimet, arsimi, industria sado modeste por filloi, dhe te gjitha keto u bene ne harkun a afersisht 8-9 vjet. Pra Shqiperia ka nje ndryshim minimal socio/kultural fale Italise sidomos ne zonat urbane. Fatkesisht cdo gje mbyllet ne fund te ’43 dhe kalojme ne nje sistem tjeter qe pavaresisht ideologjise , qe vetem ideologji nuk ishte, dhe qe ishte i detyruar nga kampi lindor te krijonte nje sistem me nje model ekonomik dhe social qe duhej te ngjante me antaret e tjere te ketij bloku. Brenda 20 vjeteve Shqiperia nga nje vend totalisht i prapambetur ne te gjitha aspeketet arriti te formonte nje shtet funksional pavaresisht nga lloji i rregjimit. Pra brenda 20-25 vjeteve shqiptaret filluan te shkojne ne universitetet e tyre, spitalet e tyre, ne ambjentet e punes qe i krijuan vete, etj etj dmth nje ndryshim 180 grade brenda 25 vjeteve. Ne fakt ju njerez te gjitha qe shikoni tani kudo ne shqiperi dhe qe i merrni si te mireqena, jane ndertuar pikerisht nga vete shqiptaret dhe kushdo qe e mohon kete eshte ose idiot ose i huaj.
Pavaresisht rregjimit dua te sqaroj faktin se shqiperia kishte zhvillimin me te madh ne rajon duke e pare thjesht si ndryshim dhe krahasuar me ate qe ishte para luftes II, perfshi ketu dhe shaketrrimet qe u bene gjate luftes. Nuk po krahasoj ekonomine e p.sh,Greqise ne vitet 60 me tonen por thjesht nje shikim retrospektiv brenda shqiperise gjate atyre viteve. Nuk dua te zgjatem shume por pikerisht ketu fillon dhe ndryshimi ose zhvillimi industrial i shqiperise, export import, arsimi filloi payback dhe kemi disa gjenerata qe kishin nje vazhdimesi profesionale gjate viteve ne vazhdim, dhe gjithmone pa asnje ekuivok politik, shqiperia tashme ka nje flote te rregullt ajrore dhe detare, ka nje industri te naftes dhe minerare dhe nje nivel te kenaqshem intelektual.
Dhe kjo nuk eshte merite e vetme e shiptareve por dhe e faktorit te huaj qe arriti te fuse nje teknologji conteporane te asaj kohe. Ne retrospektive jane afersisht 60 vjet qe shqiptaret ndryshuan ne nje menyre te vecante dhe tashme paraqiten si nje shtet dhe komb autoritar te pakten ne Ballkan. Cdo gje qe ka te bej me politiken dhe komunizmin eshte jashte ketij debati. Une e shikoj si zhvillim kete ne krahasim me 500 vjet erresire te pushtimit otoman dhe te humbur ne periudhen e gurit. As qe mos tju shkoje mendja qe ndryshimi dhe mireqenja vjen per 24 ore!.
Fatkeqsisht mbas viteve ’90 fillon decline e asaj qe u arrit per 60 vjet. U prish lidhja e brezave dhe e trashegimise socio/ekonomike. Kemi nje kaos te organizuar mire nga forca te ndryshme politike dhe emigracioni beri ate qe pritej. Ne kete moment fillon krimi shoqeror dhe ekonomik pasojat e te ciles po i vuajne shqipot sot e kesaj dite. Mendoj se do te duhet perseri nje sistem i ngjashem me sistemin e para viteve ’90 ose me mire nje “monosistem” modern dhe demokratik afatgjate 20-25 vjet te tjera me nje afersi te detyrueshme pa asnje ekuivok ne perendim ose amerike. U provua me se miri qe shqiptaret nuk funksionojne ne nje sistem liberal qofte ekonomik qofte shoqeror. Perkundrazi, kur jane nen nje sistem detyrues me opsione te paracaktuara shoqeria shqiptare eshte ne gjendje ti pershtatet me se miri. Mendoj se bashkimi me BE sado qe eshte akoma shume larg mund te sjelle ndryshime siperfaqesore ne shqiperi duke supozuar se varferia nuk existon me ne shqiperi.(lol)
Eshte e domosdoshme qe shqiptaret duhet te shikojne nje alternative tjeter jo vetem ekonomike dhe politike por dhe shtet formuese.
Te gjitha ‘modelet’ qe i serviren shqiptareve nuk jane aspak te dobishme per vete faktin se nuk ka asnje ngjashmeri psh te rumanise me shqiperine etj etj…
Ne ket gjendje shqiperise i duhet nje Big Brodher dhe te mesohet te perkulet sic kane bere te gjitha shtetet ne kohe te caktuara. Paradoksi i trimave dhe patrioteve ne keto kohera kur te gjithe fqinjet te urrejne duhet hedhur. Ka afersisht 27 vjet qe hapsira shqiptare ka humbur identitetin dhe fale USA jemi akoma me kufi te rregullt.
Pra Christiana ndryshimi i sistemit socio/politik i shqiptareve eshte pergjigja qe ti pyet.
Coje te tema si artikull se na lodhe, komenti me i gjate se artikulli
Pse jemi te varfer?Sepse kemi 400 gjyqetare hajdut,400 prokurore hajdut,president hajdut,opozite hajdute dhe ne fund se jemi nje popull frikacak.
Po poziten ku e le mo profesor?
Si puna e lopes ti. Ja faj populli qe nuk e lidh.
Hajduti nuk ka faj
Mjeshter te gjitha i ke permendur, vetem Rilindjen me duket se e paske “harruar”! Sikur jane edhe ata ne kete liste, apo jo?! ?
Amen!
Po te jesh 90% myslyman ta kesh mendjen ta ngresh by…. ne xhami dhe te shash te tjeret cfare do presesh!!!!
Kurse “greket” e tu te dashur qe nuk jan muzliman e kane qare fare kete pune e kand gjetur zgjidhjen jetojn ne shpatullat e takspaguesve europian dhe kete e bejn plot 200 vjet hahahahaha kko quhet “mrekullia e ekonomise greke”
E thjeshte shikoni Sali Dhia dhe mjaft te tjere populli duhet te ngrihet dhe tua marri pasurine me force jo te emigrojne dhe te rrine me jevgjit ne Europe
Hajdutet me te medheje ne Shqipri jane politikanet dhe jo ato qe nuk paguajne drita
Shqiperia eshte e varfer sepse nje grusht njerzish te perkedhelur nga fati e nga jeta, shpesh here edhe te vendosur si manikina nga nje force e jashtme nuk guxojne, dhe sdine te krijojne poltika zhvillim prurese afat shkurtra afat mesme dhe afat gjata. Shteti kudo ne bote eshte rregullator i ekonomise. Per 1 vit e kisha bere shqiperine lule. Po nuk dine dhe as kane kompetencat ta bejne nje gje te tille.
Nese kryeministri yne do te nisej neper bote e do te kerkonte ne shtete te zhvilluara kredi te buta te mbeshtetura ne plane konkrete, nuk ma ha mendja te mos gjente dot 10 miliarde dollare. E ta fshinte borxhin publik shqiptar. Shqiperia duhet te rimbillet me agrume. Dhe kjo do gjeneroj te ardhura dhe vende pune. Shqiperia laget nga 2 dete dhe seshte e veshtire qe shteti te krijoje nje flot peshkimi dhe mini kombinate peshku qofte eshe nepermjet privatit. Shqiperia ka nafte po prape shteti seshte i afte, atehere te porosis 2 tanker gjigand e ti vej ne funksion te ekonomise nafta eshte per dy lek sot ne libi e vende te tjera. Mineralet qe ka nuk i shfrytezojne dhe kjo eshte e veshtire per tu zgjidhur. Diell 300 dite ne vit, prap nuk ndertojne dot impiante diellore me kredi. E sa shume e shume gjera mund te behen ne ate vend. Vecse shtetaret tane meskine mendjemedhenje, shpeshhere te pafytyre e te pangopur nga dija mos dija babzia etj nuk duan ta bejne ate vend. Rama po perpiqet po prape nuk eshte ne lartesine e pritshmerive tona. Keshtuqe levize bythen zoti kryeminister e hapi syte e mos fli gjume naten, ashtu si zaho jot te gjithe femijet e shqiperise kane nevoje urgjente te ushqehen shendetshem. Ti mund te gjesh risurset neper bote prandaj levizi te gjithe gurret e nderto nje mini ekonomi prodhuese se 2 milion shqiptar ja dalin te jetojne mire nese ti gjen risurset e duhura.
Shqiperia eshte e varfer,se, e shkaterroi Sali Berisha me partine e tij gjoja demokratike.Ai me te ardhur ne fuqi,dha urdher te prer bashke me kriminelin tjeter Azem Hajdari,qe te shkatrrohet çdo gje qe ishte ndretuar e mbjell ne te gjithe vendin,Saliu me vandalet e tij shkaterruan uzinat,fabrikat,kombinatet moderne,hekurudhat,bujqesine etj etj,qe,ato me remontin qe mund t’u behej,ishin jo vetem prdhuese te medha,por me qindra e mijra vende pune,qe sot te rinjet shqipetar nuk i gjene dote.Ato i shkaterroi Saliu,me moton,”jane vepra te socializmit,jane te Enverit”. Ne kete menyre Saliu zbatoi urdherat e UDB-S JUGOSLLAVE,NE DEME TE SHQIPERISE NE DEME TE EKONOMISE SE VENDIT TON.Saliu e ka pak varjen ne litar.Pra ky eshte shkaku i varferise se shiperise.
Pse jemi te varfer?
Kur te clirohemi nga Turqia,atehere do ndryshojme conceptin e te jetuarit me gjitonet,sidomos me Greket,kjo eshte e verteta.
Mirepo kete nuk e do Amerika,Anglia,Franca dhe nje nga shkaqet qe eshte e peovuar historikisht eshte vrasja e Kryeminstrit te Pare Arvanitas qe luftoi dhe krijoi shtetin modern Greke,e dyfishoi por Anglezet dhe Francezet e vrane.
Dihet pse e vrane dhe kjo ka lidhke edhe me njohjen e shtetit shqipetare te Nolit qe nuk e njohen se nuk u shit,kurse Ahmet turku u shit tek amerikan et dhe italianet prandaj dhe e ndihmuan,e njihen si Qeveri dhe me vone si Mbret.
Lind pyetja.
Ju me ke jini me ata qe vrane Kapodistrian apo me armiqte e Tij amerikanet,anglezet?
Mos harrojme qe ne vitet 1800 ishte akoma Perandoria Osmane,nuk kishte shtete te lira.
Mos ma vini re se kam rrjedhur
O shoku, në Shqipëri nuk ka asnjë fermë. Kujt i thoni fermë ju, një tufe dhensh apo një apo 2 lopëve? Madje, as një stallë derrash nuk mund të quhet fermë.po as edhe një stallë pulash që bëjnë vezë.
Çmimet e vezëve në Shqipëri janë 2 fish sa nË Amerikë, po ashtu edhe qumshti, mishi, gjalpi.
Kë quani fermer ju, fshatarin e Luzit që shet pras në një karrocë llaçi të tharë buzë rrugës? Ik mor se latë nam, latë.
Varfëria në Shqiprëi i ka rrënjët te babëzia e hajdutëve politikanë që kanë zhvatur të gjithë burimet nën e mbi tokësore të Shipërisë.
Vetem Vjedhja!E kam te veshtire te besoj se ka mbetur ndonje shqiptar i ndershem ne shqiperi dhe qe nuk i ka perlyer duart ne hajduteri.Edhe te rinjte qe duhej te ishin ata qe do e benin shtetin jane bijte dhe bijat e hajduterve te cdo klase dhe u rriten me kete fryme qe zoteron vendin prej 27 vjetesh.Vetem femijet e atyre qe rriten jashte vendit kane edukim tjeter.Por ata nuk kane cfare kerkojne ne kete vend ferri te pashprese.
Shqiperia eshte e varfer sepse te gjitha resurset e saja u gllaberuan nga kasta e krijuar keto vite,pasurite u rishperndane te menyre qe 1 % TE PASUROHEJ NE MENYRE GALOPANTE dhe te tjeret te rropaten per buken e gojes,Shqiperia eshte e varfer se politika punon per te rrembyer cdo gje qe ti kaloje neper duar…i keni perpara syve miliarderet qe u nisen nga hici dhe i jane qepur Shqiperise si shushunja duke i thithur gjakun pa skrupull…
2 “verejtje” per autoren:
1 – Shqiperia nuk “u be vend komunist” si thote autorja por e bene fuqite e medha ne Jalte me nji t’rame lapsi.
2 – Ngritja ekonomike nuk u nderpre nga tranzicioni demokratik. Ne kuadrin e globalizmit Fuqite e medha i i imponuan Shqiperise “Terapine e shokut” e cila shkaterroi cdo gje te ndertuar me pare dhe nxiti emigrimin me pasoje largimin e fuqise se kualifikuar punetore dhe trurit.
Tani duhet te riparojme te gjitha keto deme por catia fut uje nga te kater anet.
Cdokush ka ate qe meriton…dhe neve aq dime dhe aq bejme. Per mua eshte c’eshtje truri..ajo qe i con para disa popuj eshte aftesia per te menduar dhe krijuar do si ndermarres do si artist do si sundues dhe shfrytezues ndaj popujve te tjere qe jane me pak te zote. Nuk kane te bejne pushtimet, madhesia e popullit etj. Thjesht qe disa fara njerzish jane me te mencur dhe me te zote, te pakten per te rritur mirqenien materiale dhe kamien. Po kjo nuk do te thote qe anglezet qe jane me te pasur se greket e italijanet jetone me mire…punojne si qeni 5 dite dhe ne fundjave shkaterrohen me alkol. Shkurt, neve na duhet edhe pak, sa te behemi nje middle income country pastaj do jena rehat, se qefi per te jetuar nuk na mungon.
Pastaj, ka ndoje fushe pervec mirqenies ekonomike ku neve performojme me mire ose te pakten ne nje nivel te krahasueshem me pjesen tjeter te europes…psh letersi (numer i librave te shkruar per fryme), art (numer artistes shqiptar te te gjitha koherave te njohur apo vlersuar boterisht), histori (hiq skenderbeun qe vleresohet ne rajon cfer i kemi dhene historise boterore) sistem drejtesor (niveli korrupsionit). Neve jemi pak a shum ne nje nivel me popujt e tjere te ballkanit, po si rajon historikisht kemi qene te shkeputur nga pjesa tjeter e europes, ngelem ne msjete me bizantin nderkohe qe pjesa tjeter ecte para qe nga koha e Karlit te Madh e ketej.
Shqipëria është e varfër sepse: 1-Deri në 91-shin kishte ngelur shekuj mbrapa me vendet e zhvilluara.Pa rrugë, pa kanalizime, pa ndërtesa, pa infrastrukturë për ujë, ngrohje, telefon etj.Pa infrastrukturë turistike. 2-Pas 91-shit u keqmenaxhua, nuk pati shtet dhe sundim të ligjit, partitë e parcelizuan jetën politike dhe ekonomike.Ishte një parti komuniste, u krijuan tre-katër të tjera me të njëjtën mendësi; hiq u vendos njerëz në punë si në kohën e luftës së kllasave, pa përparësi zhvillimi për turizmin dhe bujqësinë, vjedhje e korrupsion i madh, mungesë katastrofike e menaxhimit të territorit-ndërto e hap gropa ku të mundesh.