Jo vetëm qytetet por edhe fshatrat do ti nënshtrohen rehabilitimit të qendrave të tyre. Ky është një zotim i qeverisë shqiptare për 4 vitet e ardhshme dhe Tirana duket se është bërë promotore e këtij zhvillimi që do të prek zonat rurale.
Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka bërë të ditur këtë fakt teksa ka publikuar edhe disa foto nga transformimi që po pëson fshati Qeha në Njësinë Administrative të Petrelës në juglindje të Tiranës.
“Rilindja Urbane vetëm në qytet? Tani po e çojmë në çdo qendër fshati të Tiranës së madhe! Projekti i parë thuajse gati në Qeha, Petrelë”, shkruan Veliaj në profilin e tij në rrjetin social facebook.
Gjithsesi për të parë finalizimin e këtij projekti të parë duhet të presim edhe pak ditë.
Do kete ble shtepi ndonje deputet te ky fshati dhe po I rregullojne rrugen se I bohet me pluhur makina……..
shqiperia Jone dhe shqiptaret osé politika me sakte duhet te nderrojne mendjen….fshati dhe qyteti nuk jane te ndryshme te gjithe ne shqiptaret e kemi pare europen sesi eshte ndertuar!!..kur shqiperia Jone do behet e njejte ateher do jemi me krenar.