Një prej institucioneve simbol të arsimit në kryeqytet, shkolla “Kosova”, e cila u shkatërrua qëllimisht disa vite më parë, po rindërtohet për t’u rikthyer në vatër dije për fëmijët. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për hapjen e themeleve të godinës, e cila do të jetë katër herë më e madhe se sa ish-ndërtesa e mëparshme që u dogj për t’u shndërruar në pallat. Në nisjen e punimeve mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se shkolla do të jetë gati pas një viti dhe u shpreh i kënaqur që Tiranës do t’i rikthehet një nga shkollat simbol, që para disa vitesh u synua të kthehej në pallat.
“Për të gjithë ata qytetarë që kanë jetuar në Tiranë, të paktën në dekadën e fundit, e dinë që kjo shkollë i ngjan një prej atyre legjendave shqiptare, si legjenda e Rozafës. Më në fund, sot jemi në një situatë ku po hedhim themelet e shkollës, të cilën do mund ta rihapim shtatorin tjetër, pas disa vitesh ndërprerje. Një projekt i cili ka kaq kohë që përgatitet, por më në fund, me ndihmën e qeverisë shqiptare për shpronësimet, pastrimin e territorit, kemi rifituar një hapësirë publike e cila në vitet e rrumpallës së Bashkisë së Tiranës u kthye në një hapësirë për të bërë pallat, si një hapësirë për përfitim personal dhe jo publik”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Si një ish-nxënës i kësaj shkolle, Veliaj shprehu kënaqësinë e dyfishtë se ky institucion arsimor do të rikthehet me një kapacitet 4 herë më të madh, por duke ruajtur të njëjtën cilësi siç edhe e ka pasur shkolla e mëparshme. “Siç është ajo shprehja, këpucën e tij këpucari e rregullon të fundit. Kjo është në fakt shkolla ime. Më vjen mirë që e fundit në serinë e parë të shkollave, të katër shkollave të reja, është shkolla “Kosova”, ndaj ndihem shumë i lumtur që për të gjithë ata si puna ime, që kanë nostalgjinë e të qenit fëmijë, e të rriturit, të formuarit në këtë hapësirë fantastike si shkolla “Kosova”, do e rikenë, por kësaj here katërfish më të madhe. Shkolla shkon nga një kat me qerpiç, ndërtuar vite më parë, në një katërkatësh me ashensor, me aksesueshmëri edhe për ata që janë me aftësi të kufizuar, me një auditorium 125 vende për të gjithë komunitetin, me një palestër moderne, me disa laboratorë. Do të ketë të njëjtin cilësi, siç ka qenë ndër vite reputacioni i shkollës ‘Kosova’”, shtoi Veliaj.
Ai tha se hapja e dyerve të kësaj shkolle vitin e ardhshëm do të ndihmojë që të ulet ngarkesa edhe në shkollat e tjera përreth që funksionojnë në këtë njësi. “Mezi pres që t’u lëmë hapësirë ndërtuesve, që këtë vit të punojnë me ritme të shpejta e ta përfundojnë para afatit, që shtatori tjetër jo vetëm të akomodojë këtu nxënësit e shkollës “Kosova”, por automatikisht të lirojë të gjithë trysninë që ushtrohet tek Liceu Artistik apo shkolla “Osman Myderizi” e “Mihal Grameno”, me nxënësit e shkollës “Kosova”, që janë shpërndarë në të gjithë këto territore”, u shpreh kryebashkiaku.
Veliaj theksoi se me shkollën “Kosova” shkon në 4 numri i shkollave të reja që i shtohen Tiranës për të vazhduar më pas edhe me 16 shkolla të tjera të reja që do të ndërtohen në partneritet me privatin dhe që do t’i japin fund problemit të ngarkesave në klasa. “Këto katër shkolla të reja, “Hoxha Tahsin”, “Betim Muço”, “Ardian Klosi” dhe shkolla ”Kosova” janë vetëm paketa e parë e shkollave që po ndërtojmë, për të vijuar me 16 shkolla vitin tjetër dhe për t’u siguruar që brenda këtij mandati, një tjetër legjendë shqiptare, ajo e shkollave me dy turne, të jetë një fjalë e huaj për fjalorin tonë dhe të flasim për gjëra të tjera më të mira. Kur jemi të fokusuar tek puna, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, ndaj besoj që edhe në këtë gjysmë të dytë të mandatit, fokusi i Bashkisë së Tiranës do të jetë puna dhe jo llogjet, sepse besoj kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, u shpreh Veliaj.
Si nuk ka turp ky njeri qe del ende ne ekranet e TV. Nuk e ka marre vesh se eshte bere njeriu me i urryer midis banorve te Tiranes. Ai eshte shkaktari qe ajri ne Tirane eshte me i ndoturi se ne te gjithe qytetet e botes, sepse ai po germin ne cdo cep te qytetit sepse ashtu mund te vidhet me shume. Per cfar rikonstruksioni foli per shkollen Vasil Shanto kur ajo para nje viti i rikonstruktua. Cfar po ndodh tek ish uzina Enver. Po ndertohen kafaze per inkubator zogjesh apo pallate ku do te banojne qytetaret, cfar eshte bere pak me posht me pallatet e Deli Jorgjit ku banoret duhet te dalin ne rresht per tek rruga e kavajes. sa mendon ky zotnia se do ta coj dendesine e polullsise ne Tirane. Ku i ka lulishtet qe ka ndertuar. Sot cdo banori nuk i takon asnje meter katror siperfaqe e gjelber nga 29 m2 qe ishte ne 1990. kjo eshte fytura e Erjon Veliaj. O popull cohuni ta perzem nga Bashkia se na vodhi gjelberimin , na vodhi ajrin dhe qiellin, qe do ta shohim vetem si bretkoca qe ka rene ne nje pus 20 m te thelle nga lejet e ndertimit qe po jep ky i babezitur per te na rjepur me taksa sa me te larta. Shihni “c’mrekulli” eshte bere ne trasportin urban pas rritjes se cmimit te biletave dhe aboneve, e till do te jete edhe mbrekullia me ujin e pishem pas rritjes se cmimit. Ai nuk ka as turp por eshte edhe cinik dhe po tallet me jeten tone dhe te femijve tane.
Bravo Rasim. jam shume dakort me ty. ta heqim kete ditziun e te sjellim ne urgjence ne krye te bashkise kampionin e gjelberimit, yllin ne ngjitje, Lulin. ne mungese te atij le te vije Enno B vec ama ky qe eshte te iki.
a rasim rasim. te ka reshkit truti posht shtylles kurizore e mendimet te vijne me arome ?
O sori, po ai nuk po thotë ë do Lulin ti çke që hidhesh përpjetë. Unë nuk dija gjë për çmimin e biletave po te kjo faqe para iomnteve ishte një kronikë e Tema TV që thotë se 5 muaj pas rritjes së çmimit nuk ka ndryshuar gjë, njerëzit po vuajnë nga mungesa e kondicionerëve dhe numri i pakët i autobuzëve. Ke ndonjë gjë për të thënë apo e ke futur kokën atje poshtë shtyllës kurrizore vetë.
Turpi te mbulofte ty o Rasim Ramohitoja, qe kushedi per cfare arsye idioteske, me shume gjasa per militantizem fashist alla PD, te jane verbuar syte dhe te eshte errur llogjika per te pranuar ate qe tshme 90% e banoreve te Tiranes e vleresojne tek figura e kryebashkiakut Erion Veliaj, e puntorit te palodhur, te ndershem dhe vizionar qe po i nderron fytyren kryeqytetit dhe po e ben me te kendeshme jeten e banoreve te tij dhe te vizitoreve te tij.
Ti Posejdon je kometues tipik me pagesë i…punëtorit të palodhur, të ndershëm e vozionar që po indërron fytyrën jo vetëm Tiranës po dhe komenteve kundra tij në internet. Lavdi partisë me kë krye krietarin legjendar Erion Veliaj!
Ata qe nuk e duan Veliajn perfaqesojne barbaret e Vicidoli. Tiransit e civilizuar e duan Veliajn.
Kam kohë që shoh komentet e tua dhe më dukesh më i pa civilizuari. Ti nuk di të bësh një bashkëbisedim me argumenta po vetëm të thuash parrulla e të shash. Duhesh pushiar nga puna se nuk po e bën si duhet punën e komentinit online.
Te lumte Veliaj! Premtove, e mbajte, po e realizon vepren e shumepritur me padurim.
A ka mundesi ti shpjegoni Lali Trapit qe ne nje shesh ndertimi mund te hysh vetem me Paisje Personale Mbrojtese?
Edhe ajo karafilja qe ka veshur jelekun fosforeshent nuk mund te jete me menge te shkurtra sepse eshte thyerje e rende e rregullave te sigurise.
Flmn
Lajm shume i bukur,per arsimin ne Tirane.