FOTOT/ Një mrekulli në periferi të Tiranës, që duhet ta vizitoni...

16 Gusht 2017, 10:55Sociale TEMA
FOTOT/ Një mrekulli në periferi të Tiranës, që duhet ta

Shpesh herë vendet e mrekullueshme i kemi mjaft pranë, por nuk i njohim ato.

Të gjithë e njohim zonën e Krrabës, vetëm pak kilometra larg Tiranës, dhe e njohim për natyrën e saj të bukur dhe ajrin e pastër.

Por me sa duket, atje ka edhe zona që shumë prej nesh nuk i dinin.

I tillë është edhe vendi i njohur si “Syri i Ciklopit”, ku të ofron mundësi për zhytje në këto ditë të nxehta gushti.

Ky destinacion është promovuar edhe nga kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kush nuk e ka zbuluar ende Syrin e Ciklopit ne Krrabe, nuk e di c’ka humbur. Tirana fshat eshte nje mrekulli e gjitha per t’u zbuluar!” shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje