Pas skandalit të Karabinës në Kosovë, lexoni letrën e përgjegjshme të zyrtarit të Kosovës

15 Gusht 2017, 18:07Sociale TEMA
Pas skandalit të Karabinës në Kosovë, lexoni letrën e

Pas kthimit nga një seminar të mbajtur në Gjakovë, ministria Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje.

Pra, pse në Gjakove s’ka hotel për nivelin e zonjës Karabina.

Më anë të një e-maili të shkruar keq, më plot gabime drejtshkrimore, ajo që shihet është fakti se Karabina kërkon llogari se pse nuk ka qenë akomoduar mes luksit, por në një hotel normal

Por ja se si i përgjigjet zyrtari i Kosovës që është dhe organizator i këtij aktviteti:

“E nderuar zonja Gjishti!

Fillimisht uroj të jeni mirë dhe më ndjeni që nuk arrita me kohë të jep sqarime lidhur me çështje konkrete që ngre letra Juaj. Kisha skajshmërisht shumë punë rreth seminarit dhe nuk më mbetej kohë për postën.

Por, një imejl i përsëritur, i ardhur si Cc edhe në adresën time, më obligon që aktualisht në shenjë respekti, mirësjellje e kontributi eventual për kompletimin e të dhënave në kontekst të letrës Suaj,  deri në leximin e kujdesshëm të raporteve/pyetësorëve  e vetëvlerësimeve (anonime)  të mësueseve e të mësuesve, t’Ju sqaroj si më poshtë:

–          Pothuaj se për shumicën e zërave/njësive  të seminarit, të cilat ju i afishoni në letrën Tuaj, shpresoj se do të kemi  vlerësimin e sqarimet e nevojshme nga personat përgjegjës të logjistikës së Seminarit (akomodimi, sallat, pajisjet, ushqimi, higjiena etj;) dhe mbase e mira e kësaj pune është se ata (të të dy ministrive homologe) ishin aty, i dinë këto punë shumë më mirë se unë (unë personalisht dhe shumica e mësueseve, duke punuar në shtetet e demokracive më të zhvilluara, kanë marrë shumëçka nga një kod tjetër i sjelljes, ku  titullari i shtetit /i çdo niveli/ duhet të gjendet në sallë edhe para kohës së shpallur) dhe i posedonin edhe dokumentet/marrëveshjet e arritura paraprakisht (shkurt 2017) me hotelin;

–          Shikuar nga perspektiva ime,   fillimisht si autor  e më vonë bashkautor  i konceptit të zhvilluar më tej të  kësaj ngjarjeje,   përtej subjektivizmit   e sentimenteve të mia me të (seminarin),  aq sa arrita të  qëmtoj vlerësimet e mësuesve e të mësueseve,  e them me plot kompetencë profesionale e kënaqësi  se në veçanti në rrafshin e formatit didaktik më janë realizuar pritjet;

–          Në raport me gjuhën mjaft ‘agresive’  të letrës Suaj, më duhet t’Ju sqaroj se, ndër të tjera,  nuk e pata të lehtë ta ‘qeveris’ apo ta zbus zemërimin e mësuesve për  vonesën deri në 30 minuta  të fillimit të punimeve të seminarit dhe heqjen nga agjenda të komunikimit të hapur (debatit), të planifikuar ditën e parë në linjën: mësuesit/et- ministrat  respektivë të tri ministrive;

–          Puna e hetimit/auditimit  edhe buxhetor/financiar  për mua është një normalitet/rutinë,  që ka ndodhur dhe duhet të ndodhë edhe me këtë rast, prandaj më keni të hapur me të gjitha letrat e të dhënat që posedoj;

–          Një raport integral  e me kompetencë të plotë (nga ana ime) do ta bëj ditët në vazhdim, natyrisht mbështetur, fillimisht, në (vetë)vlerësimet/gjykimet  e mësuesve, sepse seminari u dedikohet atyre dhe mund të mbijetojë  vetëm  nëse u përshtatet interesave e nevojave të tyre (bile në këtë rrafsh, ua bëj me dije  të gjithë subjekteve se edhe më tutje bazën e buxhetit të seminarit e përbën investimi personal i mësuesit/es  në para, kohë, durim e guxim profesional, angazhim e përkushtim patriotik etj., që thënë shkurt mund të emërtohet si ndërgjegje kulturore)

Me respekt,

Nuhi Gashi”

21 komente në “Pas skandalit të Karabinës në Kosovë, lexoni letrën e përgjegjshme të zyrtarit të Kosovës”

  1. Ladi says:

    Ku hyn ministria shqiptare ketu?! Perse kembengulni me tituj lajmesh, qe nuk kane asnje lidhje me problemin..?! Si qytetar me parime dhe qe kam votuar per “shuplakat”, ndjej neveri, madje me vjen per te vjelle kur lexoj te tilla lajme pa lidhje…

    1. shvejku says:

      I nderuari Gashi!
      Me vjen turp ta p[ranoj se ju jeni shqiptar,per me teper personalitet i arsimit shtetewror ne Kosove,qe jo vetem nuk dini te formuloni nje leter sqaruese,por as te shkruani gjuhen letrare jo se jo!
      Merret me mend se ne cfare nuveli gjuhesor do jene mesuesit e shkollave qe u duhet t’u mesojne shqipen femijve,kur ju vete shkruani sikur jeni ufo!
      Lereni kete palo ministren e Berishes,se te tille i duhen ketij armiku te Shqiperise,por mjerimi juaj fillon e mbaron tek niveli skandaloz i njohjes se gjuhes letrare!
      Jam i sigurte qe rraca juaj e shkruan dhe e flet me sakte serbo-kroatishten e Tito-Rankovicit,sepse shume prej jush keni qene dhe jeni agjente te ish UDB-se!

      1. another kind of soldier says:

        Booo sa vrer mor Shvejk….po ta dije pak me mire se cfare ka perjetuar Kosova prej serbeve nga aspekti i arsimit, jam shume i sigurt qe do tregoheshe shume me tolerant me gjuhen. Nuk flitet asnjehere per shqiptaret e Kosoves me fjalet …”me vjen turp ta pranoj se ju jeni shqiptar….rraca juaj….agjente te ish UDB…”

        1. Basha Agim says:

          Turp per juve komentues Shvejku,(akoma me i neveritshem beheni kur nuk tregoni se kush jeni….) qe shkruani me kete gjuhe te helmatisur….

      2. Nik says:

        Rraca jon flet jo vetem te armikut, po edhe tanen, dhe ky eshte benefit jo rankoviq-apo tito, po nuk ke faj ti se po te shkrunte ai ne gegnisht, nuk te kish ardh reni me lexu hiq, dhe korigjo veten pastaj shiko tjeret,

        Respectfully prej Kosove, (ndoshta kete e preferon ma shum)

  2. Argita_B says:

    Me vjen turp qe nje person si Karabina eshte ven ne krye te institucionit te Ministrise se arsimit te Shqiperise!! Rurp i madh per te gjithe ne shqiptaret qe njerez te tille qe preôupohen perse nuk flejne ne hotele me 5 yje, me para te taksapagueseve shqiptare dhe nuk preokupohen fare per arsimin shqiptar!! Nje skandal i tille duhet te kishte sherbyerer dorheqjen e menjehereshme nese dikush ka nje minimum integriteri!! Si mundet qe njerez te tille arrijne te kapin majat ne shoqerine shqiptare!! Si mundet qe PD qe predîon se lufton korrupsionin e qeverise Rama propozon njerez te tille per ministra!! Si ka mundesi se kemi me dhjetra, qindra vajza e djem te shkollur ne universitetet me te mira perendimor dhe nuk kan akses ne administraten shqiptare!!
    Boll me kalbesirat qe kane mvi 25 vjet ne krye te ketij vendi dhe po e kthejne korrupsionin, imoralitetin, vjedhjen ne institucionet baze.
    Homologu nga Kosova i ka krhyar pergjigje intelogjente, diplomatike me gjuhe inetelktuali. Braco mikut nga Kosova e turp shqiptraes tone ordinere.

    1. Artiles says:

      Kjo Karabina edhe te shoqin Petritin, e ka nje dallkauk e fodull qe se ka shokun. Nuk e di se kush ka ndikuar me shume te njeri-tjetri, poi e them me siguri se ka gjetur Tenxherja Kapakun!

  3. Zzzzzz says:

    ca ka dash teshpreh kyyy…

  4. Mik says:

    Pa dasht me fy njeri, por nje fjalor kaq te fryr e kam has vetem neper romanet e disa autoreve te shekujve 18 & 19.
    Jam i bindur se autori krenohet me ” oratorin ” e tij, por kjo asht e zeza e vedit.
    Nje fjalor i thjesht, duke perdor fjalen qe duhet dhe aty ku duhet, ka vlere dhe respekt ma teper.
    Me vjen zor kur e lexoj, e lene ma te shkruj ne ate menyre.

  5. Realist says:

    Shume perkthim I bukur nag Serbishtja.

  6. Iliria-Shqiperia says:

    Shembull se si duhen shkruar ne komunikim zyrtar.Shembull dhe per Ju gazetare qe me duket se drejtshkrimin se keni kaluar kurre.

  7. Bushi says:

    Keta te pd-ke e kane metode pune qe te flasin vazhdimisht kundra te tjereve,duke ua nxire punen e tyre.Po,a u jepet vota ketyre maskarenjeve ? Kurre,kurre. Dashka shaleshurra hotel me 5 yje,te paguara nga taksat e popullit.Kjo mut Karabina qenka nje felliqesire,me te cilen mburet Basha.Por per koken e tij e ka.Se Populli t’a ve festen sipas kokes.

  8. Lio says:

    Masturbim oratorik

  9. Tuno says:

    Për Ladi dhe Zzzzzz
    Duket se nuk e keni kuptuar dot lajmin që jepet këtu, sepse nuk keni lexuar më parë ankesën e ministres sonë Teknike.
    Nga ana tjetër, edhe përgjigja që vjen nga Kosova është shumë e errët dhe konfuze. Zyrtari nga Kosova duket se ka të drejt, por mund të ishte shprehur më thjeshtë dhe kuptueshëm.

  10. REZI says:

    Vërtetë është shkruar fare pa kuptim, me shumë fjalë të huaja vënd e pa vënd e s’po merret vesh c’ka dashur të thotë ky seriozi i Kosovës. Sigurisht nuk justifikoj sjelljen arrogante të kësaj farë ministre teknike që nuk paraqitet në kohë por shkon me vonesë në seminar. Por s’e mora vesh edhe përgjigjen, për të qënë e sinqertë.

  11. mirel says:

    O kafshet e Shqiperise.
    E ju o fyellat e gjate..
    Buce, pisa, plera, kerma
    Qe njehere nuk zute rehat..
    Zaberzane te pangopur
    E ju qene te terbuar
    Qenie e ulet e panginjur
    Qe s’rri dot pa kafshuar
    ………………………………….
    Si halldupe injorante qe jeni ju ngre nervat ironia dhe profesionalizmi i zyrtarit kosovar.
    Bucja ankohet per yjet e hotelit dhe ne konference nuk ka shkuar ne Kohe.
    E kuptoni dot kafsherine e indinjimit tuaj ndaj gjuhes se zyrtarit kosovar?
    Ju vret veshin nje elokuence qytetarie se jeni mesuar te flisni si harbute dhe harbutka
    Kafshe parahistorike.

  12. doktori says:

    Aresya e mos aresyes qe i behet aresyes sime …Me ben qe me aresye te nxi kete letren time!!!Te fala nga nje bari delesh Nuhi..!

  13. kalemi says:

    Fatkeqësisht, kjo është kultura dhe niveli intelektual i racës “ariano-iliro-dardano-autoktone”, me “hero” të kohëve moderne, Ballist Morinën…! Për këtë, mjafton të shikoni shkrimin e shqipes, nga zoti Gashi…(???!!!) Sa për “zonjën” Karabina, ajo nuk vlen as për lopçare…! (kjo është “fara” që mbollën shpellarët-malokëri e Mesjetës…!)

  14. hysni hyseni says:

    Preukopimi i seminarit paska qene…… akomodimi i lartemadherise se Saj

    dhe me sa morem vesh me veshtiresi se mbeshtetja financiare ka qene nga mesuesit

    duhej qe te kerkohej rritja e finances po nga mesuesit qe ministrja jone te gjente “respektin” e duhur

    T U R P

  15. egi says:

    Mbase forma e te shkruarit nuk ka qene e duhura nga ana e pales shqiptare por keta te Kosoves e bejne te madhe se vete nuk dine cfare eshte pastertia dhe kushtet minimale te jeteses. Ata jetojne 20 veta ne nje shtepi ndaj dhe e trajtojne problemin keshtu. Ne rastin ne fjale personat pergjegjes te eventit kane zhvatur fondet, i kane lene njerezit ne 40 grade dhe ne kushte mizerje e tani ky “Kadareja” shkruan pergjigje qe as vete nuk i kupton.

  16. Sulejman Salihu, facebook. says:

    Pagjumësia e një ministreshe
    Sot dëgjova dhe lexova diçka të padëgjuar dhe të palexuar ndonjēherë. Qenka një ministreshë, më saktë ministresha e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, zonja Karabina, që qenka fyer dhe lënduar shumë pse në Seminarin e Mësuesve të Diasporës në Gjakovë ,(mbajtur nga 1 gushti deri më 4 gusht)nuk i qenka rezervuar bujtja në një hotel me pesë yje, por diç më pak. Prandaj ajo pas mbarimit të ditës dhe natës së parë tē seminarit qenka indinjuar dhe hakërruar shumë, sa gjumi nuk e paska zënë gjithë natën e lume dhe pikërisht për faktin se shtrati i saj i ëndërruar nuk paskësh qenë në një hotel me pesë yje. Pse? Se zonja ministreshë paskësh ardhur gjithë gëzim dhe ëndrra plot, që do ta shijonte një natë gjakovare në një hotel ku ajo do të shihte në ëndërr veten e saj si një ministreshë që sharron dhe lundron në njē luks përrallor. Dhe ku se, në Gjakovë?! Ajo erdhi, sado u vonua dhe ne nuk u hidhëruam, recitoi ca fjalë përmendësh bashkë me kolegun e saj Bajrami dhe ikën të dy menjëherë siç kanë bërë gjithmonë në të tilla raste ministrat e këtyre dy shteteve xhuxhe. Shprehën ca lavdërime për punën tonë, dhanë ca premtime si çdo herë dhe ia mbathën. Dhe s’kishin më shumë punë. Si gjithnjë.Si vjet, si sivjet, si përvjet. Qe trembëdhjetë vjet. Premtim pas premtimi, gënjeshtër pas gënjeshtre. Punë ministrash më! Po ne s’ u hidhëruam se tash jemi mësuar me ta. As e vumë ujin në zjarr. Po ajo ç’ pati? Ç’ ëndërr të keqe paska parë në Gjakovë? Kush ia paska prishur gjumin asaj? A mos i paskan dalë në ëndërr nënat gjakovare, nënat shamizeza, duke kërkuar dhe duke vajtuar për djemtë e tyre të vrarë, të masakruar, të zhdukur? A mos i paskan dalë përpara gratë , vajzat dhe nuset gjakovare të dhunuara nga paramilitarët dhe çetnikët serbë? A mos i paska parë flakët e zjarrit që e bënë shkrumb e hi Qarshinë e Vjetër, që ishte dhe është krenaria e madhe e qytetit të Gjakovës? A mos i paskanë dalë në ëndërr të humburit dhe të zhdukurit e Mejës së Gjakovës që fluturojnë si engjuj në kërkim të një varri për vete dhe kjo e ka trishtuar zonjën Karabina? Apo mos i paska dalë përpara në ëndërr nëna gjakovare, që të vetmen shtëpi e bëri muze me kujtimet , fotografitë dhe reliktet e mbetura të djemve dhe të nuseve të vrara e të masakruara dhe tash pret çdo ditë vizitorë për ngushëllime nga gjithë bota në shtëpinë e saj bosh, duke u endur vetëm me hijen e saj të vetmuar si në legjenden shqiptare, ku nëna e mbetur qyqe te vatra vajton dhe kërkon djemtë e saj? Apo, mund të jetë edhe kjo qē ndoshta zonja ministreshë ka mbetur pa gjumë se shkaku kryesor i pagjumēsisë dhe ankthit të saj ishin mungesa e yjeve të hotelit, që duhej doemos të ishin pesë dhe të shkëlqenin siç shkëlqejnē dhe rrezatojnë yjet në qiell e ajo vetë të ishte mbretëresha e natës, Hëna, rrethuar nga miliona yje qiellor atë natë fillimgushti në Gjakovë.Se
    ajo vjen nga një shtet i kamur dhe nga një derë aristokrate, ndaj duhej të ishim më të vëmendshëm për dhomën e saj ku do të bënte gjumin e saj të ëmbël ministresha e bukur ëndërrshumë. Lumë si ti moj ministreshë, që je rritur pa halle, se sa për ne, jeta ēshtë e bukur edhe kēshtu pa yje, dhe se hallexhinjtë nuk kapen për yje, por mbahen dhe bien e ngriten gjithnjë me forcën e Anteut për këtë tokë , që i lindi dhe i rriti.
    Më ndje ministreshë, nëse të kam trazuar qiellin tënd plot yje ku ti shkëlqen si Hëna e mbushur plot, se fundja edhe unë u mërzita pak, jo se këtu në Dhërmi nuk paska hotel me pesë yje, por thënë hapur më mërziti letra jote.
    Nga Sulejman Salihu. mësues në mërgim, pjesëmarrës në seminar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje