FOTOT/ Aliu shqiptar, që kthehet në lajm në Angli…

15 Gusht 2017, 12:00Sociale TEMA
FOTOT/ Aliu shqiptar, që kthehet në lajm në Angli…

Ai quhet Ali dhe është larguar nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare.

Prej dy vitesh ai jeton në Angli ku familja e tij e re kujdestare, i ka dhënë të gjithë dashurinë dhe përkrahje që ai kurrë nuk e kishte pasur në fëmijëri, duke bërë të mundur që ai të zhvillohet si person dhe si kuzhinier.

Tani Ali është 18-vjeç dhe jeton në Britaninë e Madhe, teksa karriera e tij si një nga kuzhinierët më të mirë adoleshentë të Britanisë, po bëhet dita-ditës realitet.

Por tani iu tha se do duhet të lërë Britaninë dhe duhet të kthehet në Shqipëri.

Vetë shqiptari dhe John Stokes, kujdestari i tij, po luftojnë që Ali të lejohet të qëndrojë dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të qenë një nga kuzhinierët kryesorë të Britanisë.

Ai është tashmë një kuzhinier i shkëlqyer, duke përfunduar në 3 më të mirët në një konkurs kombëtar, duke u kërkuar nga kolegji për të prodhuar ushqim për ngjarje të veçanta, shkruan panorama.

Ai i bëri përshtypje Simon Hulstës, kuzhinierit të yllit Michelin që drejton një restorant në Devon dhe ai e ka futur Aliun në kuzhinë dhe është bashkuar me luftën për të bindur autoritetet që ta lejojnë të qëndrojë në Britani të Madhe djaloshin shqiptar.

Kujdestari John Stokes tha se Aliu kishte një fëmijëri të vështirë në Shqipërinë rurale, sepse keqtrajtohej nga familja e tij, shpesh kyçej në një kasolle dhe rrallë i lejohej të shkonte në shkollë.

2 komente në “FOTOT/ Aliu shqiptar, që kthehet në lajm në Angli…”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Ali Tani qe je i famshme ne profesionin tend
    Hajde PA frike ne shqiperi
    Ka shume te pasur è Kane hotel luksoze restorante
    Dhe mund te gjesh Pune
    Do te therrasin edhe vera grabocke
    Ne spektaklin e saj
    Kerce me mua
    Dhe fama jote do te rritet
    PAC fat.

  2. krasta says:

    Ali hajde ne shqiperi
    Ke det ke liqen ke mal ke bjeshke
    Dhe gjith vitin diell
    Cdo ke ata njerez qe ngado qe vene
    Dhjesin dhene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje