Ministrja Mirela Karabina është kallëzuar sot nga shtatë drejtorë të Ministrisë së Arsimit.
Kallëzimi penal është bërë për shpërdorim detyre, me pretendimin se ka intimiduar stafin e MAS.
Në një deklaratë për mediat, Vladimir Gjoni, drejtor i Sporteve në MAS pohoi se ka pasur dhunë fizike ndaj punonjësve të këtij institucioni.
Mes të tjerash, ai tha se Karabina ka ushtruar stres në të gjithë institucionin.
“Mirela Karabina ka intimiduar stafin e MAS.
Ka pasur dhunë fizike ndaj punonjësve të MAS.
Ministrja ka ushtruar stres në të gjithë institucionin.
Po ashtu është penguar puna pasi ka pasur stres në gjithë ministrinë.
Janë shumë çështje që janë shpërdoruar.
Janë përmendur në kallëzimin penal.
Do i merrni vesh të gjitha. Edhe për dhunë ka kallëzim”, tha Gjoni.
po qe se kjo ka ndodhur atehere ju qenkeni persona pa personalitet
C’jane keta idiote. Ajo nuk vret nje mize. Kjo pune e drejtoreve eshte suporti per sekretarin e pergjithshem, nje fodull e prepotent, te cilin ministrja e pushoi me te drejte. Turp per keta drejtore pa personalitet.