Akuzat për evazion fiskal, reagon “Birra Peja”: Janë të pavërteta, të fabrikuara për shkak të konkurrencës

13 Gusht 2017, 12:54Sociale TEMA

Pas akuzave nga disa media se “Birra Peja” ka shmangur taksat në doganën e Tiranës, kompania ka reaguar duke i cilësuar ato si të pavërteta.

 Ja reagimi i plotë i kompanisë:

“Kohëve të fundit kemi parë në media në Shqiperi, por edhe në Kosovë një sërë akuzash se kinse Birra Peja në vitin 2015 i është shmangur tatimit në Shqipëri.

Këto akuza jo vetëm që nuk qëndrojnë por tregojnë edhe njëherë se cfarë është në gjendje të bëjë konkurrenca për të ndalur suksesin tonë në shërbim të konsumatorit. Ne produktin tonë e sjellim para konsumatorit duke u bazuar në filozofinë që një produkt kualitativ gjithmonë do ta gjej rrugën deri tek suksesi.

Për këtë kemi investuar vazhdimisht jo vetëm në teknologji dhe lëndë të parë, por edhe në përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave të konsumatorit. Ky investim është shpaguar duke na bërë produktin e preferuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Konkurrenca në vend se të investoje për të përmirësuar produktin e vet, ndërmerr sulme të ulëta ndaj nesh, duke shpifur akuza të paqena me qëllim të dëmtimit jo vetëm të Birrës Peja, por edhe të konsumatorit i cili ka zgjedhur produktin kualitativ.

Pengesa të tilla kemi pasur edhe në të kaluarën në tregun e Shqipërisë, por ne kemi qenë të bindur që përderisa  ofrojmë një produkt kualitatitiv, do të jetë konsumatori ai që përcakton se cilin të konsumojë.

Ne u bëjmë thirrje konkurrencës që qendron pas këtyre akuzava që të mësojnë rregullin numër 1 të ekonomisë së tregut- kualiteti është ai që ta përcakton vendin në treg dhe jo akuzat nga prapaskena.

Ne sigurojmë që i kemi pëmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe tatimore dhe do të vazhdojmë të ofrojmë produktin të cilin e pëlqen konsumatori, pa marrë parasysh pengesat dhe stërkamshat që vijnë nga prapaskenat e errëta”.

1 komente në “Akuzat për evazion fiskal, reagon “Birra Peja”: Janë të pavërteta, të fabrikuara për shkak të konkurrencës”

  1. AMH says:

    TE BLLOKOHET HYRJA NE SHQIPERI E KESAJ BIRRE TE QELBUR,,,KEMI MJAFT BIRRA VENDASE,,///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje