Zjarret në jug/ Mirela Kumbaro shkon në Dropull, takohet me banorët në Terihat dhe Dhuvjan

12 Gusht 2017, 20:49Sociale TEMA

Ndërkohë sot pasdite ka zbritur në terren edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht deputetja e qarkut Gjirokastër.

Ajo është ndalur në fshatin Dhuvjan dhe Terihat, të cilët sot u rrezikuan seriozisht nga flakët.

Kumbaro është takuar me drejtues të operacionit për shuarjen e zjarrit dhe me banorë të fshatit, të cilët i garantoi për mbështetje me të gjitha format, në mënyrë që jeta dhe prona e tyre të mos rrezikohet.

Ministrja u kërkoi drejtuesve të policisë vënien përpara përgjegjësive të zjarrvënësve dhe ndëshkimin e tyre, për këtë dëm të jashtëzakonshëm që po i shkaktojnë vendit. Bashkë me Kumbaron ishte në Dropull edhe Prefekti i Janinës, Aleksandros Kahrimanis.

Ndërkohë ajo ka patur edhe një komunikim telefonik me zv.ministrin e Brendshëm të Greqisë, Nikos Toskas, me të cilin ndau nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit për të kapërcyer këtë situatë të vështirë.

Aktualisht gjendja është normalizuar disi, por rreziku mbetet ende prezent pasi vatrja e zjarrit nuk mund të shuhet plotësish, për shkak të terrenti të vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje