Ndonëse tregu i punës është i tejngopur nga juristët, avokatët dhe noterët, Fakulteti i Drejtësisë mbetet më i preferuari nga maturantët edhe këtë vit, pas degës Administrim Biznesi të Fakultetit Ekonomik.
Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore, këtë vit kanë aplikuar mbi 6.000 maturantë në Fakultetin e Drejtësisë.
“Vendin e parë e mban Administrimi i Biznesit, që shoqërohet më pas me Fakultetin e Drejtësisë. Më tej vijon Psikologjia, e kështu me radhë”, thotë për Top Channel, Rezana Vrapi, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
Edhe shkencat e Telekomunikacionit janë degë të prefruara nga maturantët. Ndërkohë që dega më e vështirë është ajo e mjekësisë, të cilën ndonëse shumë e duan, nuk e arrijnë të gjithë.
“Një nga degët që na rezulton si më e vështira, por shumë e kërkuar nga ana e maturantëve, është padiskutim Mjekësia e Përgjithshme, që shoqërohet më pas nga të gjitha degët e Mjekësisë si Farmacia apo Stomatologjia. Kjo për faktin se Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka vendosur një notë mesatare mbi 8.5, gjë që nuk lejon maturantët nën këtë mesatare që të aplikojnë. Vetëm maturantët me mesatare shumë të lartë mund ta kapin këtë lloj dege. Edhe nëse ka maturantë me mesatare 8.5 apo 8.6 që aplikojnë, gjasat për ta fituar këtë degë studimi janë të kufizuara, për shkak se këtu konkurrojnë maturantët më të mirë të të gjithë Shqipërisë”, tha më tej Rezana Vrapi.
Ndërsa si universitete, më i preferuari nisur nga aplikimet e maturantëve, në vend të parë është Universiteti i Tiranës, e më pas vjen Universiteti i Mjekësisë, duke pasuar me Politeknikumin.
Është paradoksale të mendosh se jemi vendi me indeksin më të ulët të drejtësisë në Evropë dhe njëkohësisht vendi me numrin më të lartë të të diplomuarve për drejtësi… Mesa duket Liza paska qenë në Shqipëri, në BOTËN E ÇUDIRAVE…
SHkolle leshi,,, kualitet leshi,,, me lehte te marresh juridikun se te shkosh ne kurs per tu bere kasap,,, sigurisht qe do vershojne tycat,,,,sepse po te ishte nje shkolle e vertete me kerkesa dhe program bombe atehere do shihnim mire se sa shume do shkonin heheeee ,,,,,por sipas vendit behet kuvendi,,,,keshtu kot qe habitemi edhe ne,,,,,sisitem arsimi leshko,,,,