Karabina iu përgjigjet akuzave se ka dhunuar punonjësit e Ministrisë së Arsimit

14 Gusht 2017, 18:12Sociale TEMA

Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaroi se veprime si kallëzimi penal që u depozitua sot në Prokurori nga 7 drejtorë të MAS, tregojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.

Në reagimin e MAS i bëhet ftesë Prokurorisë të hetojë me seriozitetin më të madh këtë ‘situatë absurde’ të krijuar në institucion.

Kallëzimi i sotëm ndaj Karabinës u bë me pretendimin se kjo e fundit kishte ushtruar stres dhe kishte intimiduar punonjësit e MAS.

Njoftimi i MAS

Nisur nga prononcimi publik i ditës së sotme i disa punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), sqarojmë se: Parregullsitë dhe situata antiligjore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të deklaruara nga Ministri Mirela Karabina, që në javën e dytë në drejtim të këtij institucioni, po vërtetohen nga akti i prononcimit publik, këtë herë edhe nga disa punonjës së institucionit të MAS.

Veprime të tilla dëshmojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.

Ftojmë institucionin e Prokurorisë të hetojë me seriozitetin më të madh këtë situatë absurde të krijuar në MAS.

3 komente në “Karabina iu përgjigjet akuzave se ka dhunuar punonjësit e Ministrisë së Arsimit”

  1. Drini Karabina says:

    Veshtire se ka njeri me dy pale mend t’i jape te drejte kesaj me nder me thene Ministre se, vetem ajo ka te drejte, ndersa punjesit qe e akuzojne jo. Ne fakt, kesaj Ministreje duhet t;i vije turp qe ende qendron ne ate karrige. Ajo vete duhjej te ishgte larguar qe me daten 26 qershor. Se cfare kerkon duke qendruar ende ne karrige, vetem ajo e di. Po puno0njesit qe e akuzojne rende kane te drejte. Kjo nuk ka dyshim. Vetem Karabvina mendon ndryshe.

  2. Selman Sela says:

    Sa te kemi te tille Ministera nuk do te bejme prokopi nje dite. Kjo po thonka se ka te drejte vetem ajo, ndersa gjithe punonjesit qe ankohen jo. Te pakten t’i vije turp se nuk e beson asnje. Te pakten ajo duhej te ishte larguar qe me 26 qershor e jo te livadhiste e te shante punonjesit. Pasi ajo keshtu eshte e shara me e madhe. NJdaj them: turp te te vije mos gjoja Ministrew, Pasi per ty as nuk pjerdh ndonje shqiptar.

  3. Ladi says:

    Nga ferra e vogel del lepuri i madh.. thote populli…ndoshta kjo ministri, qe nuk ka pak ferra- te shohim se cfare po na nxjerr….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje