Thirrja publike: Agjencia e Zhvillimit Bujqësor fton specialistët e papunësuar ti bashkohen ekipit

14 Gusht 2017, 18:38Sociale TEMA

Ndërsa kohët e fundit kemi dëgjuar nevojën publike për hapje të institucioneve ndaj qytetarë të thjeshtë dhe dhënien e kontributit nga këta të fundit për një qeverisje më të mirë dhe shërbime më gjithëpërfshirëse, një shembull pozitiv vjen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Agjencia ka publikuar në faqen e saj zyrtare një njoftim ku thotë se është e interesuar të njihet me idetë dhe sugjerimet e specialistëve të bujqësisë që kanë eksperiencë të gjerë zhvillimi të sipërmarrjes bujqësore, që nuk janë të papunësuar aktualisht në institucionet shtetërore.

Duket se agjencia po ndjek të njejtin model si ai që ka promovuar së fundmi kryeministri Rama, të thithjes së kapaciteteve intelektuale në ekipin drejtues, pasi në njoftim bëhet thirrje për specialistët e bujqësisë që të bashkëpunojnë me ekipin e AZHBR.

Agjencia bën publike edhe një adresë emaili ku mund të kontaktojnë të gjithë të interesuarit për tu bashkuar me ekipin: [email protected]

Duhet theksuar se kjo është nisma e parë e këtij lloji nga një agjenci shtetërore, që me sa duket e koncepton hapjen e institucionit ndaj kapaciteteve dhe energjive të reja, si faktor në efiçencën e performancës së institucionit.

1 komente në “Thirrja publike: Agjencia e Zhvillimit Bujqësor fton specialistët e papunësuar ti bashkohen ekipit”

  1. Lili says:

    Deri sot presede teshoh cfare u ba me mjeket qe u thirren per me ndihmuar….
    Asgje me sa di une..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje