Përplasja e re: ‘Teknikja’ e Arsimit zëvendëson bordin e Mjekësisë, rektori letër Ramës

15 Gusht 2017, 16:49Sociale TEMA

Përplasje në bordin e administrimit të Universitetit të Mjekësisë, mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe anëtarëve të bordit, i cili përbëhet nga 7 anëtarë, 4 prej të cilëve nga ministria e Arsimit dhe 3 nga Universiteti.

Këta të fundit kanë zhvilluar edhe më parë mbledhje, por që janë bojkotuar nga 3 anëtarët e bordit të zgjedhur nga universiteti.

Sot 4 anëtarët e zgjedhur nga Karabina janë mbledhur dhe kanë miratuar të katërt buxhetin, teksa duan të emërojnë edhe administratorin. Por sërish 3 anëtarët e Universitetit e kanë bojkotuar mbledhjen.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Rektori Arben Gjata, i cili ka dërguar shkresa ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryeministrisë.

Zëvendësimi i 4 anëtareve të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë me urdhër të Ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina, nuk është pritur mirë nga disa anëtarë të bordit.

Ata e konsiderojnë zëvendësimin si të paligjshëm dhe si një tentativë të Ministres teknike për të uzurpuar Universitetin e Mjekësisë.

Sokol Buba,  anëtar i Bordit të Administrimit te Universitetit të Mjekësisë shprehet për Report TV se aktualisht 4 anëtarët e bordit të emëruar nga Karabina kane zhvilluar mbledhje të paligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje