Janë krijuar shumë legjenda urbane, madje shumë analistë e kanë marrë në konsideratë një diskutim të tillë, ku shprehet habia se përse nuk janë paguar këshilltarët e Ministres teknike të Arsimit dhe të Sporteve.
Por teksa sheh në mënyrë të detajuar paditë e shtatë zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Arsimit në drejtim të ministres teknike Karabina, vë re në mënyrë të qartë se arësyen e mospagesës së këshilltarëve ‘teknikë’ të ministres teknike.
Zyrtarët e lartë të Arsimit, teksa i cilësojnë në kërkesë-padinë e tyre emërimet e këshilltarëve si të paligjshëm, ata japin dhe argumentin se përse janë të paligjshëm.
Sqarohet qartë se nuk kanë dorëzuar asnjë dokument identifikimi për ta depozituar në dosjen e tyre tw personelit dhe pwr ta protokolluar. Ku sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për dosjet e personelit, që duhet të përmbajë kërkesën, CV, diplomën, formularin e dekriminalizimit, dëshminë gjyqsore apo dëshminë të penalitetit siç quhet.
Dosja e personelit dhe për këshilltarët është personale, përmban gjithçka madje dhe masat disiplinore sipas vendimit të Këshillit të Ministrave dhe është e domosdoshme të jetë e depozituar në zyrën e personelit, tek burimet njerëzore.
Këshilltarët e Ministrës teknike nuk kanë dorëzuar asnjë dokument nga këto që përmban vendimi i KM, ndërkohë që për këtë arësye cilësohen si të paligjshëm dhe për pasojë dhe pagesa ndaj tyre është e paligjshme nëse realizohet.
Dhe është për tu habitur që ndërkohë që partia e cila propozoi Karabinën për ministre bëri një betejë të jashtëzakonshme për ligjin e ‘dekrimanilizimit’, këshilltarët e Ministres refuzojnë të dorëzojnë deklaraten e “dekriminalizimit”.
Por Karabina, pavarësisht se i ka të paligjshëm këshilltarët aq sa nuk plotësojnë as kriteret të paguhen, kërkon nga pala kosovare që të trajtohet me kimet.
“Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion”, shkruan ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina në letër-ankesën e saj dërguar ministrit të Arsimit të Kosovës për aktivitetin e zhvilluar në Gjakovë.
Kembengulja per ta bere sa me te besueshem dhe te bujshem nje lajm diskretitues, tregon edhe nivelin e injorances te pales insistuese…