“Lajthit” bashkia Pogradec, memorandumi ndalon prerjen, ajo tenderon pyjet. I paguan fituesit dhe gjithë kostot e trasportit dhe karburantit

16 Gusht 2017, 18:42Sociale TEMA
“Lajthit” bashkia Pogradec, memorandumi ndalon prerjen, ajo tenderon

Prej 11 shkurtit të 2016, ka hyrë në fuqi moratorium i pyjeve në të cilin ndalohet kategorikisht i -) ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ii -) tregtimi i produkteve të tij, iii-) ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

Open Data Albania ka publikuar pasaportën e kontratës ku Bashkia Pogradec ka shpallur një tender për Shpenzime për Dru Zjarri. Tenderi është menduar si shpenzim për shërbime, por pas përcaktimit fillestar të llojit të kontratës si Shërbime, janë dy forma të tjera marrëdhënieje kontraktore, që duket se “favorizojnë” subjektin fitues.

Bashkia ka  vënë në dispozicion pa pagesë pyjet, karburantin, kostot e transporti, kostot e punëtorëve shfrytëzues kontrakturë, të tjerë shoqëri kontrakture në bashki të tjera e kanë fituar përmes ankandeve, duke paguar për përfitimin e lëndës drusore nga pyje publike. Pra jo vetëm nuk janë paguar por edhe kanë paguar për shfrytëzim pylli.

Nga ana tjetër po këtë lëndë drusore të përfituar nga pala kontraktore bashkia përmes të njëjtit prokurim kërkon ta riblejë për shkollat dhe institucionet arsimore. Fondi në dispozicion është 6 682 639 lekë pa TVSH.

Pranimi i ofertave mbyllet në datën 31 gusht. Tenderi përjashton nga gara për furnizime (blerje) kompanitë tregtare (import apo prodhim vendas) duke favorizuar shoqëritë shfrytëzuese të pyjeve në kontrata shërbimi që kamuflojnë si shërbime.

Një defekt tjetër i tenderimit është fakti që kontrata ka afat 3 mujor ndërsa afati i shfrytëzimit paracaktohet 6 muaj. 

2 komente në ““Lajthit” bashkia Pogradec, memorandumi ndalon prerjen, ajo tenderon pyjet. I paguan fituesit dhe gjithë kostot e trasportit dhe karburantit”

  1. shaqo says:

    Qeveria duhet te hape tender per kryetar bashkie te Pogradecit, se ky qe eshte e ka kthyer Pogradecin disa vjet prapa. Nuk sheh asnje lloj investimi te ri ne kete qytet, pervec se dhenien me ose pa qera te gjysmes se shetitores dhe trotuareve kafeneve. Po ashtu dhe 90% te plazhit privateve, kuptohet te afermeve te tij. Tenderi duhet hapur sa me pare.

  2. genti says:

    Sjkoni dhe shihni ne Bishnice qidra metra kub dru te prera te gjitha fidane te rinj ahu..te dhem koka o zot mijra drure ahu te prete keq e me ke pa asnje damke pet tw kenaqur dedhirat e Letit te Nures kusheririt te drejtorit te pyjeve ne warkun e Korces qe eshte dhe mjek drejtor pyjesh i LSI.Shkoni fhe shihni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje