Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këto ditë me aksionin e saj për licencimin e të gjitha pikave që tregtojnë karburant dhe gaz të lëngshëm. Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore e kanë shtrirë aksionin e tyre në bllokimin e të gjitha pikave që ushtrojnë aktivitetin pa licencën përkatëse dhe pa kryer pagesën pranë Bashkisë së Tiranës.
Në një javë, 40 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit me pakicë të karburantit, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse kanë kryer pagesën dhe janë pajisur me licencë. Të ardhurat e deritanishme nga pagesat e këtyre bizneseve shkojnë për ndërtimin e 2 shkollave të reja në qytetin e Tiranës.
Ditët e fundit, aksioni i institucioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës u përqëndrua edhe në ish komunat, sot njësi administrative të Tiranës. Falë kontrolleve të ushtruara këto ditë ndaj subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, është rritur ndjeshëm numri i atyre që kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe për të ushtruar aktivitetin e tyre konform legjislacionit në fuqi.
Bashkia e Tiranës po ushtron kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës për bllokimin e pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe të vajrave lubrifikante, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me legjislacionin.
Në rast konstatimi të mungesës së licencës dhe të mosshlyerjes së detyrimeve tatimore, do të bëhet bllokimi deri në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Bo bo c’paskan bere!
Aksion per te mbyllur te mos-licensuarit!?
Edhe aksin i papare edhe trasparent ne media.
Po 2.5vjet ca bene?!?!?!?!
Nje ne jave te kontrollonin…them une do kishin mbaruar edhe te durrsit?
po tani u zbardh vendimi gjykates dhe apeli. se bashkia e kerkoi 5 milion, gjykata e uli ne 3. po kur te flet goja para mendjes Limoate do nxjerresh vetem
Zap quhet kur benzina apo nafta jane te pakten 90% benzin apo naft dhe jo 90% vajgur 5% uje dhe vete 5% karburant, por na interesojne vetem parate e taksave dhe jo shendeti i njerzve dhe automjeteve
Nuk thote as njeri sa kohe kane te palicensuar karburantet. Po leket e prapambetura te periudhes kur kane punuar pa license i mori bashkia?
Kam pare ca kioska lart e poshte qe po shtohen neper Tirane, te kujt jane? Nese jane me leje bashkia falimenton ata qe e kane marre ambjentin me qera.