Kastriot Dervishi replikon me Auron Taren: Je shqetësuar për të pasmet e Enverit, por nuk e mbron dot nderin “komandantit”

21 Gusht 2017, 19:32Politika TEMA

Në vend të një replike me Auron Taren

Nga Kastriot Dervishi

“Organet e Sigurimit=organe kriminale”-ka shkruar Vaskë Koleci

Lexova jo shumë i çuditur një koment të z.Auron Tare si “replikë” të një postimi tim për strukturën e parë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, pararendësja e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. As më pak e as më shumë, z.Tare shfaqi emocionin, dashurinë e simpatinë e tij të thellë për shtetin e pushtetin komunist, si dhe në pozita vullnetare bëri avokatinë e krimeve të këtij regjimi. Nuk e di nëse ky qëndrim lidhet me “kushtrimin e të parëve”, me nostalgji apo gjëra të tjera të këtij lloji apo është bindje e krijuar prej kohësh nga z.Tare.

Sido që të jetë e vërteta, z.Tare i tha publikut që komunizmi nuk ka pasur struktura kriminale dhe sa mirë do ishim në komunizëm sepse paska pasur idealistë, shërbim sekret që mendonte për vendin, e të tjera përcaktime që i kemi lexuar në revistën “Në shërbim të popullit” prej vitesh si dhe në mjetet e tjera agjitative të asaj kohe.

Në këtë plan, mendimet e mia përplasen me ato të z.Tare në lidhje me atë që ka ndodhur në Shqipëri në vitet 1943-1944 dhe 1944-1990. Jo më kot, personaliteti botëror, Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill 1993 deklaroi se populli shqiptar “kaloi një tragjedi vërtet tronditëse nën shtypjen komuniste”, duke vënë në dukje mohimin e të drejtave të tij që merrte formën e një “shtypjeje të tmerrshme”.

Jo më kot, Papa deklaronte: “Ajo që ka ngjarë në Shqipëri, nuk është parë kurrë në historinë e njerëzimit”. Pikërisht të paparën komuniste të Shqipërisë, gjenocidin komunist, kanë objekt si studimet ashtu edhe publikimet e mia.

Nëse nuk ia vlen fare të trajtoj shqetësimin estetik të z.Tare në lidhje me të pasmet e “komandantit legjendar” dhënë nëpërmjet fotove që ai vetë ka ruajtur në Arkivin e PPSH-së, pavarësisht se në asnjë rast nuk jam shprehur drejtpërdrejt për atë që thotë z.Tare, por te realiteti turistik në të cilin gjendet diktatori në kohë luftës.

Çështja e “përgojimit” të të pasmeve ka dalë në një proces të madh të viteve 1978-1980 dhe është deklaruar nga njerëz që e njihnin jetën e Enver Hoxhës. Ndërhyrja e z.Tare për të shpëtuar “nderin” e “komandantit legjendar” edhe nëpërmjet “rekomandimeve” duket e pavend dhe e pakuptimtë.

Në këtë koment, po përqendrohem në përcaktimin tim për Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit si “strukturë kriminale”. Në të vërtetë duhej të kisha shtuar edhe fjalën “terroriste”, për t’i dhënë kuptimin e duhur fjalisë.

Postimi im i përmbahet përmasës që ka rrjeti social. Më shumë akoma, të thelluar, çdo gjë e gjeni te librat e mi, sepse analiza të gjata në rrjetin social nuk mund të bëhen. Kësisoj, qëllimi im kryesor në postim ishte njohja emërore e strukturës së Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, institucion që ka funksionuar nga dhjetori 1944 deri në prill 1946.

Qysh në fillim z.Tare ngatërron Drejtorinë me Divizionin e Mbrojtjes së Popullit. Janë struktura të ndryshme, njëra shërbim sekret e tjera njësi operacionale, por në thelb janë kriminale që të dyja, vijuese të terrorizmittë Partisë Komuniste Shqiptare të mbjellë nga emisarët jugosllavë gjatë kohës së luftës e të vijuar me konsekuencë pas saj.

Kujtoj se Sejfulla Malëshova në plenumin e 2-të të Beratit (23-27 nëntor 1944), deklaroi se “sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krim”, duke vënë në dukje se “terrori zë vend të madh në punën tonë politike”. Nëse DMP sipas dëshirës së z.Tare nuk ka qenë strukturë kriminale, atëherë vetiu kjo do të thotë se nuk ka pasur kurrë diktaturë komuniste në Shqipëri.

Asnjë pushtues nuk ka regjistruar të dhëna aq kriminale që kanë shënuar komunistët me qeverisjen e tyre të mbrapshtë kundër popullit shqiptar. Kanë thyer rekorde të tmerrshme krimesh. Sapo morën pushtetin, në dhjetor 1944 e ndanë Shqipërinë në tri zona pushtimi me qendra në Tiranë, Berat e Shkodër, duke i quajtur krahina ushtarake. Brenda tyre seksionet e mbrojtjes së popullit (në varësi të DMP-së), korparmatat e ushtrisë, divizionet e mbrojtjes së popullit dhe qarkoret e PKSH-së. Këto katër organe drejtuan gjenocidin ndaj elementit kundërshtar në këto forma:

-Vrasje

-Burgosje

-Internime

-Djegie shtëpiash

-Vjedhje pasurie

-Vjedhje florinjsh

-Largim nga banesa

-Ndryshim të strukturës sociale të qyteteve e fshatrave

Të gjitha proceset politike kaluan nëpërmjet Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit dhe organeve të varësisë së saj, duke përdorur vrasjet dhe torturat nga më të rëndat. Në vend erdhi në pushtet një klasë inferiore (e përbërë nga bujq, blegtorë, zanatçinj, etj), e pashkolluar që jo vetëm largoi nga pushteti gjithë elitën intelektuale të Shqipërisë, por e burgosi dhe masakroi atë. Rrallë gjenden shembuj në histori të një përmbysjeje kaq të madhe sociale në të cilën elementi i pashkollë e kriminal të jetë në pushtet dhe ai intelektual të jetë i gjithë në burg, në varre apo jashtë vendit. Kjo masakër e paparë vazhdoi e egër ndaj inteligjencies intensivisht deri në vitin 1951. Pas këtij viti, ndaj të paktëve që ngelën, vijoi me forma të tjera.

Vetëm në Qarkun e Shkodrës, sipas të dhënave të vetë regjimit, këto organe kriminale (në radhë të parë Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit), listuan menjëherë si armiq 14.700 persona. Vetëm nga “operacioni bllokues” në Shkodër midis datave 29 janar deri më 2 shkurt 1945, u krijua një klimë terrori, duke paraburgosur nëpunës, tregtarë, pronarë, punëtorë, studentë, por edhe bujq, etj. Vetëm në Shkodër, deri në shkurt 1945 ishin arrestuar 3.070 persona. Një pjesë e madhe e tyre u liruan brenda vitit 1945, jo për humanizëm, porse regjimi nuk mund të menaxhonte një shumë kaq të madhe të burgosurish. Vetë shefi i krahinës së tretë të Mbrojtjes së Popullit, Zoi Themeli pranonte më 24.3.1945 se akuzat ndaj të arrestuarve ishin në shumicë “krejt të pabaza”, pasi me të tilla mund të akuzohej “krejt populli”. Ai rekomandonte që pushkatimet të bëheshin në grupe prej 18 – 19 vetash, në mënyrë të tregohej se ata (komunistët) nuk kishin frikë prej popullit.

Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit nga dhjetori 1944 e deri në shkurt 1945 arrestoi 4.500 kundërshtarë dhe 516 të tjerë si “strehues e furnizues kriminelësh”. Nga marsi 1945 e deri në shkurt 1946 kjo drejtori arrestoi edhe 601 persona të tjerë.

Me hapjen e kampeve të para tela me gjemba, kjo drejtori internoi 1.275 persona në kampin e Krujës (shumica fëmijë) dhe 900 në Berat (po ashtu shumica fëmijë).

Masakra të spikatura mbeten ato për të nënshtruar popullsinë antikomuniste si në zonën e Malësisë në Shkodër, etj.

Por nuk duhet harruar po ashtu roli antikombëtar i DMP-së kundër misioneve të huaja në Tiranë si ato amerikane dhe britanike, në funksion të rolit mercenar ndaj shërbimeve sekrete jugosllave.

Krimet e DMP-së i ka pranuar edhe vetë Partia Komuniste. Për të ardhur keq është që z.Tare nuk është ngritur as në frymën e plenumit të 11-të të datës 24.9.1948, kohë kur vetë Partia Komuniste dënoi veprimtarinë më të madhe të organeve të Sigurimit të Shtetit deri këtë kohë. Nëse unë do gaboja në përcaktimin se organet e Sigurimit të Shtetit janë strukturë kriminale, të njëjtën gjë ka thënë edhe një prej themeluesve të kësaj arme, Vaskë Koleci në letrën drejtuar Enver Hoxhës më 26.11.1948 thotë se “organet e Sigurimit ishin organe kriminale”, duke theksuar qëndrimin ndaj të arrestuarve, në kontrolle, operacione dhe metodat e përdorura, vrasje ilegale. Të arrestuarit në përgjithësi ishin trajtuar keq, kundër tyre ishin përdorur torturat si rrahja me dru, kamxhik, litar të lagur, telefoni, jeleku, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorimi i pincave, etj.

Koleci thotë se ndërtimi institucional i DMP-së filloi në janar 1945 me ardhjen e nënkolonelit jugosllav Miat. Ndërlidhja bëhej me anën e Delo Balilit i cili qëndronte në Beograd, e më pas nëpërmjet Nesti Kerenxhit.

Një tjetër drejtuesi i lartë i këtyre organeve, Vangjo Mitrojorgji tregon torturat ndaj të ndaluarve, brenda “vijës së punës”, duke pohuar tragjikisht se “i arrestuari ose vdiste ose tregonte”, sepse vepronte pandërprerë druri dhe rryma elektrike. “Ishte krijuar një psikozë e tillë që të bëhej garë kush të rrihte më shumë dhe kush përdorte metoda të reja të torturimit”-shkruan Mitrojorgji.

Në një raport të 27.12. 1948 mbi gabimet dhe ndreqjen e tyre, Mihallaq Ziçishti shkruante se puna e Sigurimit deri atë çast ishte në tre elementë: gjurmimin e jashtëm, arrestimet dhe hetimet.

Në komentet e tjera z.Tare shkruan se “arma e kundërzbulimit” paska kontribuar në ndalimin e destabilitetit të Shqipërisë dhe se vetëm në vitet 70-80 qenka kthyer në një armë represive. Ndoshta Auroni ka përshtypjen se është bërë i keq Sigurimi në vitin 1985 e për rrjedhojë edhe në vitin 1986, por kjo nuk është as çështje sigurimi garnizoni e as çështje revistash, por më gjerë se kaq.

Në fakt destabilitet më të madh se ndërtimi i eksperimental i komunizmit dhe mbajtja e një bande vrasësish për 46 vjet në pushtet nuk ka. Nëse komunizmi do kishte rënë p.sh. në vitin 1950, do të ishte si viti 1991 dhe vendi do ecte shumë përpara.

Unë nuk mendoj se në Shqipëri pati ndonjë “brez idealistësh” që ëndërruan një Shqipëri ndryshe, etj, por se ishin një grup shkatërrimtarësh që bënë hi shtetin shqiptar për të ndërtuar eksperimentet sovjetike.

Unë gjërat i kam thënë hapur. Sigurisht e kam për nder që jam proamerikan, properëndimor dhe antikomunist. Kam bindjen se Shqipëria është një tokë e djegur nga krimi komunist dhe qelbi që ai ka lënë në vend duhet pastruar sa më parë. Simbolet komuniste me yje të kuq, data komuniste, emra nëpër shkolla, rrugë, etj, nuk janë gjë tjetër veçse një pisllëk komunist, rusofili e maskuar.

Edhe në rastet kur nga zori apo një lloj sporti për t’u dukur para europianëve, krimi komunist paraqitet gjithnjë pa emra. Sot vihen re përpjekje që duan ta shikojnë periudhën komuniste si kuriozitet kulturor nëpërmjet përmasës apo formës së ndonjë bunkeri, mbetjes së ndonjë helmete, etj. Nderimin ndaj asaj kohe duan ta çojnë deri te ekspozimi si martirë i klerikëve në bulevard, por pa hequr dorë nga respektimi i persekutorëve.

Bashkëlidhur pjesë e letrës së bashkëthemeluesit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Vaskë Koleci drejtuar Enver Hoxhës më 26.11.1948, në të cilën ai pranon që organet e sigurimit, ishin organe kriminale.

88 komente në “Kastriot Dervishi replikon me Auron Taren: Je shqetësuar për të pasmet e Enverit, por nuk e mbron dot nderin “komandantit””

  1. mirel says:

    Po ik ore anus i mbushur me mut.
    Kur jep ti mendime per historine, Shqiperia duhet te vdesi nga turpi.
    Kush te ka gjetur ty. Kaq i pegere dhe i shemtuar do mund te imagjinohej.

    1. armand says:

      Edhe Kastriot edhe Dervish sikur nuk vete.
      Nderroje emrin meqenese po’ na shitesh si historian. Filloje pastrimin nga vetja se je karagjoz qe ne emer.

      1. Dielli mbi Korab says:

        Sa ma shume vitet kalojne Enver Hoxha veç kthehet ne nje GJIGAND i shqiptarizmit.
        Ai ishte DIKTATORI qe beri shtet,
        ENVERI e lartesi Shqiperine or DERVISH TEVEQELI prandaj mos llaptit kot.
        Shiko si eshte katandis Shqiperia ne anarshin dhe babzine qe ke ti dhe shoket e tu.

      2. Artan says:

        Problemi qe shikoj une eshte se keta e bejne historine me paramendime dhe urrejtje. Nga qendrimi qe ky ‘historiani’ tregon per figura historike te Shqiperise si Enver Hoxha duket qarte qe ky nuk eshte historian. Historianet duhet ti karakterizoje paaneshmeria ne ate studim qe kryejne dhe jo urrejtja dhe njeaneshmeria. Po ashtu, historia duhet bere ne kontekstin e asaj kohe. Psh kishte shume njerez dhe struktura qe bashkepunuan me fashistet dhe pushtuesit dhe torturuan e vrane e persekutuan mjaft te rinj midis tyre edhe Qemal Stafen. Ky historiani duhet te nxjerre se sa nga keto familje te akuzuara ne Shkoder bashkepunuan me fashistet apo ishin akuzuar padrejtesisht. Vetem atehere do te behet drejtesia. Shume te rinj qe ju bashkuan luftes kunder pushtuesve dhe bishave naziste e bene sakrificen per Shqiperine. Por mjaft prej tyre (28 mije) u vrane ne lule te rinise per idealin e clirimit te vendit. Nena ime ka qene partizane qe ne moshen 14 vjecare. Dhe e di perse doli ne lufte? Sepse italianet i vrane xhaxhain e pafajshme qe kish mbaruar akademine ushtarake ne Rome mu perpara shtepise me akuze te rreme se kishte sulmuar autokollonen italiane qe po kalonte shume larg shtepise. Te gjitha grate dhe femijet i futen ne shtepi, mbylllen deren e shtepise dhe i vune flaken qe ti digjnin te gjalle. Pas shume perpjekjesh arriten te dilnin nga ferri pasi italianet ishin larguar. Pas kesaj nuk mund te kishte me dashuri per fashistet. E gjithe familja mbi 14 vjec ju bashkuan luftes Nacional Clirimtare. Ka histori te perjetuara qe gjermanet dogjen 3-4 partizane te plagosur ne furren e bukes, sepse ishin fshehur qe te mos i gjenin. Bashkepunetoret e tyre i treguan se ku ndodheshin dhe ata perfunduan ne furre te djegur per se gjalli. Nese ju Kastriot do te beni nje histori te qarte dhe te paaneshme ne do te pershendesnim. Por nese ju i takoni atyre familjeve qe dogjen te gjalle partizanet dhe djemte patriote qe ju bashkuan luftes atehere ne djall te shkosh ti dhe ata tradhetare qe ti perpiqesh te na i besh heronj.

    2. Feniks says:

      Nje pyetje per sharlatanin ,antikomunist nga halli,Kac Derrvishi:
      -Ne se je i bindur se SIGURIMI I SHTETIT paska qene organizate kriminale,a mund te na japesh ndonje fakt konkret per keto akuza?
      Ne se Sigurimi paska bere bkrime te shumta,si ka mundesi qe ASNJE,po,po ASNJE ish i burgosur i atehershem nuk ka akuzuar ndonje prej tyre ne gjykatat kapitaliste per keto krime,sipas rradakes trende pa fund?
      Ne se gjykon se tre gjithe ish te burgosurit e para 90-tes jane denuar kot,si ka mundesi qe asnje prej tyre nuk e ka mbrojtur pafajesine ne gjykatat e sotme?
      Si demek studiues,qe hiqesh,o legen,pse nuk na jep informnacion se sa prej ish tre denuarve tre para 90-tes kane qene poplitike,sa per vjedhje e grabitje,sa per diversant e spiunazh,sa per pederasti etj,etj!
      Se fundi,a mund te na rrefesh,zotrote se cfare kontributi kane dhene ne keto 27 vjet kapitalizem keta ish te burgosurit per mireqenien e popullit dhe demokracine,meqenese paskan qene kaq te flakte atehere?

      1. zhaku I pamposhtur says:

        O feniks o pis njeri. mos u përpëlisni kot mor pisa se keni shumë gjynahe për të larë..është vetëm fillimi do ti paguani të gjitha poshtërsitë që keni bërë …ish të burgosurit politik të internuarit apo të gjithë të përndjekurit e diktaturës e dinë shum mirë që këto qeverritë e pluralizmit nuk janë gjë tjetër por thjesht një vazhdimësi e ppsh kështu që ish i persekutuari vazhdon ta mbaj kokën poshtë sepse përsëri shikohet me përbuzje nga “nomenklatura” e demokracisë..shfryni dufin dhe shkumëzoni prej inatit sepse po afron ora…

        1. Avni Rustemi says:

          Po afron ora per ju halabakerine qe keni mbetur ende,sepse dikush u tregua zemergjere dhe ju jeni sot gjalle dhe po qelbni dynjane! PO AFRON…

    3. zhaku I pamposhtur says:

      Po qënkeni hedhur në sulm të gjithë mor pisa..qënkeni përsëri të organizuar si në kohën kur jetonte qoftëlargu juaj enver…jeni fara më e ndyrë që mund të egzistoj në këtë botë…nuk ja mbyllni dot gojën as kastriot dervishit dhe askujt sepse koha juaj po perëndon…ata të persekutuarit dhe të dënuarit politikë që morën rrugët e botës të parët sa më larg shqipërisë i kanë lënë amanet fëmijëve nipërve dhe mbesave për të gjitha ato që hoqën nga regjimi i qoftëlargut idhullit tuaj…ju jeni mësuar tja mbyllni me forcë gojën popullit por tani gjërat po ndryshojnë…ndofta pak me vonesë por po ndryshojnë…ju mirë bëni që vazhdoni të rrini të bashkuar sepse kur të vijë ora e madhe ashtu të bashkuar do futeni për të larë gjynahet…ky forum më kujton ato mbledhjet e organizatës bazë të partisë…është i mbushur plot me komunistë nostalgjik të qoftëlargut sigurimsa e lloj lloj harbuti që kish prodhuar haleja e enverit tuaj…rrofsh o kastriot dervishi …ngulja thikën në shpirt bishës ngulja sepse nuk je vetëm por jemi një popull i tërë që kërkojmë drejtësi kërkojmë që dikush të na mgushëlloj për ato që ne vuajtëm një jetë të tërë kërkojmë të bëjmë një shtet të ri për të ardhmen e fëmijve tanë një shtet vërtet të rilindur e demokratik jo si këta rilindasit e ppsh apo ata demokratët me pardesy bezh..e pra që ta bëjmë këtë shtet duhet të varrosim thell kancerin që ka kapur këtë popull

      1. Kapedani says:

        Zhaku me ngadale se po te dalin temthat jashte.Askujt ne ate kohe nuk ja mbante te bente gje ne kundershtim me ligjet e atehershme.Gjeja me e thjeshte do ishte te na sillni ca fakte ku te vertetohet qe kane bere krime,ndryshe mbylleni halen dhe mos hani mut kot.Enveri udhehoqi 45 vjet dhe nuk pati nje shtepi ne emer te vet,keta plehrat e sotme ne pak vite u bene pasaniker. Lexojeni mire historine qurrasher.

        1. zhaku I pamposhtur says:

          Ti kapedani u mërzite thjeshr prej replikës sime po unë që e kam provuar në lëkurën time “dorën e ngrohtë” të nënës parti? 45 vjet diskriminim për të gjith familjen time..burgime internime shantazhe për të bashkpunuar me sigurimin e shtetit(me këtë sigurim që z tare na e paraqet si organ në dobi të pop) dhe duke menduar që gjyshërit dhe xhaxhallarët e mi kanë qënë partizanë dhe drejtues me grada gjatë lanç…ne ishim dhe jemi fukarenj ndërsa ai idhulli juaj që na ekspozonte të pasmet na përndoqi padrejtësisht duke bër një gjyq me dëshmitarë të rrem dhe me dyer të mbyllura për gjyshin dhe xhaxhallarët e mi…vazhdimësin besoj se e kupton ti kapedan i plehut…
          ju nostalgjikët jeni të pashpirt ashtu sikurse prindërit dhe gjyshërit tuaj xhelat dhe shërbëtorë të qoftëlargut en…pendohuni dhe i kërkoni falje viktimave të pafajshme që ju i ruanit prapa gardheve dhe i shantazhonit dhe i burgosnit për një llaf goje…pendohuni për gjynahet tuaja sepse nuk është turp të pranosh që u bëre shërbëtor i djallit braktiseni djallin se jeta është sh e bukur kur shpirtin e ke të pastër dhe mëndjen të qetë .tregoni pak respekt për të gjithë ata që vrapuan të largohen sa më larg shq me hapjen e kufijve..ja ju e keni përsëri shqipërinë dhe e keni katandisur nga hale qe jua la qoftëlargu në një burdello të pështirë dhe të neveritur..e çfarë faktesh kërkoni ju or sharlatanë?tek kush ti paraqesim faktet tek ju dhe tju akuzojmë ju dhe prindërit tuaj??
          ja pra që krisma nuk ka pasur…

          1. pthuuuu says:

            Thuaj pra thuaje, se paske qene nga familje ndyresirash, se keshtu e marrim vesh te gjithe se kush je! ?
            Na thuaj ketu cfare beri gjyshi apo xhaxhai yt qe u denua!? NA E THUAJ MOR FUNDERRINE! Pse nuk tregon. Mos ishte nga ata te kastes ushtarake, qe kerkon pushtet mbi pushtet dhe morren hurin bythes!? FOL!!!

            1. zhaku I pamposhtur says:

              Po çtë thëm ty mër kopil ti je elifmatrak…hajt shko pi ilaçet iher…unë të sqarova që gjyshit tim i është bërë gjyqi me dyer të mbyllura (o kapitoòoo) dhe me dëshmitarë të rremë…po të kishte fakte ajo lloj qeverrie le ta demaskonte perpara popullit dhe jo ashtu fshehurazi..ky ishte shteti i qoftëlargut që ju keni nostalgji

              1. pthuuuu says:

                PSE ESHTE DENUAR MOR MASKARA! FOL, TREGO TE VERTETEN!!!

      2. timo says:

        “Kancerin” e bëri operacion të thellë Enveri or ti Zhak i pa mposhtur, aq sa hoqi edhe pjesë të mira të trupit por, ” kancerit” nuk i është gjetur ende ilaçi, ja pse pas 45 vitesh metastazat u shumëfishuan dhe po e mbysin këtë vend dhe këtë popull. Ti vetë je një celulë kanceroz or Zhak dhe asgjë tjetër.

      3. Lugati says:

        jepi zhak perpara..se kto plera qe mbrojne enver serbin dhe kliken e sigurimit te shtetit ti vije turp qe mohojne te verteten…jane njerez pa dinjitet sic ka qene diktatura

        1. qyqa mi Xhevrije says:

          Dole nga kopshti zoologjik ti mor debil ?

          1. Lugati says:

            ik mer pidh kurve

            1. qyqa mi Xhevrije says:

              Nuk t’pyta se car profesioni ke, se t’gjith e dim qe je dylber ? ? ?

    4. opa opa says:

      O Dervish o HALABAK ?
      Sa me shume flasin halabaket,aq me shume merr drejtesi veprimtaria historike e Enver Hoxhes!!!

    5. Vertino says:

      Shume i sakte komenti juaj.nuk e di kush eshte ky dervish teqeje,dhe c’fare profesioni ka?

    6. tani says:

      Zoi Themeli ka perfunduar i internuar per gjithe jeten sa ishte regjimi komunist per dicka qe ka bere qe une nuk e di. Edhe keto duhen studiuar z. Dervishi? Perse Zoi Themeli u internua? Kush ishte aresyeja? E kam pare ndersa punoja ne ato qe quheshin aksione vullnetare (me force) ne Cerme ne fushat bujqesore ku na dergonte partia per te ndihmuar bujqesine ne Shqiperi, por edhe per te na torturuar e marre vitet me te bukura te rinise. Per fat te keq te gjithe ate kontribut falas tonin, gjate atyre viteve te zeza te komunizmit, e vodhi banda e esadisteve me shoke.

      1. e c'na gjeti says:

        Aksionet e rinise kane qene nga veprimtarite me fantastike te rinise se atehershme. Kemi kaluar ne menyre fantastike,jane vitet me te bukura rinore qe kemi kaluar. Ti sic duket je psikopat nga trute ?

    7. Romeo G says:

      O Karstriot! A ke degjuar per nazizmin ti? A ke degjuar per kampet Gulag ti? A ke degjuar per Pol Potin ti? Mos na bej heronj se nuk kemi qene te tille. Ka pas e ka plot bythqire te asaj kohe duke filluar nga yt ate. Na palloi Enveri si deshi, dhe as gek e as mek nuk beme. Edhe ata qi I fuste ne burg, rrofte Enveri therrisnin atje brenda. Ti ha mut kot. Je bythqire familjarisht, nder breza.

    8. ULLI MAGNA says:

      NJË ‘DERVISH’ I VERTETË…
      ME INSTINKT TË PAMODIFIKUAR GJENETIKISHT DHE IDEOLOGJIKISHT …,
      QË NGA ORIGJINA E TIJ MË SE 600-VJEÇARE …,
      DHE QË VETËM MOMENTALISHT…,
      NË VEND TË THIKAVE E HANXHARËVE, PËRDOR ‘FJALET’ DHE ‘ANTIKOMUNIZMIN’ … !!!!!
      SI MUNDET NJË ‘HISTORIAN’, TË SHKRUAJË ‘HISTORI’ DHE PËR ‘HISTORINË’ DUKE ‘LUAJTUR’ NË MËNYRË TË PACIPË :
      – HERË ME PETKUN E ‘AKTIVISTIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT’…,
      – HERË ME LOGJIKËN DHE PETKUN E ‘POLITIKANIT’ QE DUHET TË MBLEDHË VOTA DHE BËN SE TUND ‘FAKTE’ E ‘DOKUMENTE’ …,
      – HERË ME PETKUN E PUBLICISTIT OSE OPINIONISTIT …,
      – HERË, PARADOKSALISHT, ME PETKUN DHE LOGJIKËN E ETEROSEKSUALIT BALLKANIK … ?! ?! ?! ?! ?!

      1. e c'na gjeti says:

        Ky Dervishi nuk eshte historian. Thjesht ish punonjes i arkives!

        1. e c'ju gjeti says:

          Ky Dervishi vetem kalec s’ka qene si puna jote

          1. e c'na gjeti says:

            Po ti kalec je ? ? ?

  2. Devolliu says:

    Kastriot ti je injorant. Nuk ka patur sigurim te shtetit ne Janar te 1945.

  3. mirel says:

    Shiko cfare surrat shtrembti eshte.
    Cfare mund te prodhoje ky lloj gjysmaku. Mendime gjysmakesh.
    Demokratike doemos..

  4. vera e nxehte says:

    Iku dhe Kastriot Dervishi, shkoi tek Fatos Lubonja se çmenduria nuk ka fund. Tare e korigjoi shume mençur e me delikatese, por ata qe kane pesuar skizofreni si Kastriot Dervishi reagojne menjehere ashper dhe ndyre ashtu si jane vete. Ketu kuptohet se ata s’pranojne asgje: as nje kritike se u duket vetja te pakritikushem dhe se sot vetem ata i dine te gjitha. Vajte, Kastriot, vajte. Vajte tek shoket.

  5. capi dhia says:

    Hapni bordello, te pushoje se mastubuari ky Dervishi i teqese vatikanit.

  6. Populli says:

    Dervish Kastrioti, perderisa urren cdo gje qe eshte bere ne periudhen 45-90, ne fakt, urren tere popullin shqiptar. Kategorizimi “pisllek komunist” per cdo gje qe eshte bere atehere, tregon pasqyrueshem qe Kastrioti Mysliman Dervishi eshte semure nga urrejtja per tere popullin shqiptar, per tere njerzit qe e rrojten ate kohe. Ekstremet puqen. Keto gjykime te Dervishit jane te njevlereshme me krimin antikombetar. Ky Dervishi duhet te jete i perlyer me sa duket nga e kaluara e tij dhe perpiqet ta kompensoje me ekstremizma te tilla kriminale.

  7. Arber. says:

    Alamet analisti e historiani Kastrioti.I referohet papes.Shqiptare dëgjoni car ka thënë papa,dhe hani sallatën eDervishajt.Ej analist i madh.

  8. Albani says:

    O servil i Sal Karaxhicit! Ti duhet te kujdesesh per bythen e ishit tend, qe tani vjen ere kerme, se ende eshte kufome e pakallur ne dhe.
    Ti nuk merr vesh fare nga punet e sigurimit te shtetit, dhe madje as ke per te kuptuar kurre, se ti nuk ke qene gje tjeter vecse nje servil dhe sherbetor i Sali Berishes, te cilin e ushqeje me “informacione” per kundershtaret e tij plotik. Ata qe kane punuar ne arkivin e MB me ty, e dine se cfare pune ke bere per shtetin, vetem ke vjedhur dokumente dhe i boton ne menyre te paligjshme.

    Por, me ne fund, me mire te kesh punuar per sigurimin e asaj kohe, se sa per SHIKU-n e Sali Berishes dhe te Gazidedes, apo jo?
    Dhe ato qe shkruan ti, jane shkrime amatori, prandaj ben mire te marresh ate rroge, apo ate pension dhe te mbyllesh gojen.

  9. ALPINI,
    NUK PO NA VJEN KEQ PER ENVERIN I CILI TE MIRAT DHE TE KEQEN E MORI ME VETE,POR PO NA VJEN KEQ PER TY QE PO VAZHDON ATE RRUGE DHE KE EDHE SHUME KOHE PER TA MBARUAR,QIFTIT TEND NE KOSOVE I THONE DYLBER

  10. Ramadani says:

    Kastriot Dervishi eshte sherbetor i Beogradit dhe shpejt apo vone do e gjej vendin ku e ka dhe do ti dale nga hundet CORBA e prishur e UDB-se edhe ketij DERVISHI.
    Ky fundrin paguhet me lefta dhe dinar nga banda serbe e Vicidoles qe drejtohet nga Slloboanka Liri Berisha .

  11. toni says:

    Kastriot ti nuk ke mend as sa kepucet e Arion Tares!
    Je nje idiot jo antikomunist.

  12. eg says:

    Ato qe ti ke listuar si gjemat e sistemit komunist, do te habitesh qe i gjen te zbatuara ne ate qe quhet sistem kapitalist, por me nje ndryshim te vogel, se ato qe quan vjedhje ne sistemin socialist jane vecse kthime te pronesise tek populli.

    Ndryshimi i cdo sistemi shoqerohet me burgosje dhe vrasje. Do ishte e pamundur te ndodhte ndryshe.

    Demokracia nuk ekziston dhe eshte utopi. Ligji ne shtetin kapitalist ndertohet nga i pasuri per te mbrojtur ate. Cdo gje tjeter eshte nje farse.

    Nese socializmi ishte deri diku barazi, kapitalizmi eshte skllaveri, ku cdo individ eshte i lidhur me prangat e kontratave dhe kredive, saqe nuk mund te rrije nje dite pa pune, se perndryshe eshte i vdekur.

    Nuk e njoh kete Kastriotin, por e di qe nuk eshte pjese e historise, ashtu sikur di se nuk jane te shumte 31 vjecaret (E Hoxha ishte vetem 31 vjec ne 1941), qe bejne reforma politike, historike, ekonomike ashtu sic beri ai.
    Kam degjuar per 31 vjecare qe e kane te veshtire te ndertojne nje familje, qe e kane te veshtire te mbijetojne, qe nuk jane te qarte sec duan nga jeta, qe enden kafeneve.

    Te analizozh E Hoxhen duhet te konsiderosh shume faktore te kohes ne te cilen ai operoi.
    Specialistet e politikes boterore te asaj kohe, predikuan se ai nuk do zgjaste ne pushtet me shume se gjashte muaj. Dhe ata kishin te drejte te mendonin ashtu.
    E si mund te drejtosh nje shtet pa banka, pa industri, pa bujqesi, pa finance, pa shkolla, pa spitale, pa shtyp, pa ushtri, pa autoritet?!?!
    Kaluan gjashte muaj, kaluan vite dhe Shqiperia rritej, forcohej, respektohej dhe konsiderohej.

    Edhe sot perpiqem te kuptoj, se si me perpikmeri planifikoi dhe ndertoi nje sistem aq perfekt vetem per 42 vjet, ate qe bota e kishte ndertuar per 500 vjet.

    A beri gabime? A kishte viktima?
    Sa te duash, por ato nuk zbehin ne asnje cast arritjet e tij.

    Te pyes ty Kastriot? Kush jane arritjet e tua ne moshen 35 vjecare? Me listo disa nga ato. Nuk te kerkoj te listosh arritje te aspektit historik, po ato te aspektit personal.
    Mbasi ta besh kete do kuptosh se je nje hic perpara gjigantit E Hoxha.

  13. toni says:

    Kastriot je nje idiot!

  14. besniku says:

    Ky Dervishi, a mund te jete Kastriot? Emrin e ka si te krishtere, mbiemrin mysliman Dervishi. Kj onuk eshte e keqwja e tij, e keqja me madhe e tij eshte se mbetet dervish, dhe dervishet, sipas te gjitha gjasave, kane qene te pashkolle. Edhe ky dervishi yne, shkruan qe t’i hyje ne sy “prijesit te madhe te shqiptareve” me emrin sali ram shiqere berisha. Se ky e vuri drejtor, por e hoqen te tjeret. Sa ka qene drejtor, i ka rene me dore, se si i paafte qe eshte, nuk dinte c’te bente. Tani shkruan ca shkaravina qe te duket se eshte gjalle, se dikur ka qene dikush, nje ish, sikurse edhe te gjithe ishat e tij (me Sali, me Lul, me Jezofine, me Bujar etj, etj.). Te gjithe ishat jane bere bashke. Kjo eshte edhe per te qare, edhe per te qeshur.
    Suksese o ish!

  15. Lisi says:

    Kur do na sqarosh për atë SHIKU-n e Saliut ?!
    Është koha e plehërave , ata I kemi parë ministra , deputetë , k/ministra , presidentë .
    Dje jetonim në diktaturë , sot jetojmë në një hale që quhet demokraci .
    Ky qelbanik , Karstërioti , shanë fshatarët dhe punëtorët e varfër që derdhën gjakun për Shqipërinë dhe përulet ndaj bashkëpunëtoreve me kollaro , të fashizmit !
    Për Enverin s’më vjen keq sepse , pas 50-ës , ai bënte politikë me pinjollët e tradhëtarëve , kurse armiqte I kërkonte në radhët e komunistëve .
    Mendoni , ju palaço , se është koha juaj ?! Gaboheni , popullit nga ju I ka ardhur shpirti majë hundës . Me pisllëqet tuaja ” demokratike ” e kthyet Enverin në engjëll !

  16. DIBRANI says:

    Edhe ne se kisha ndonje pasiguri…….. , pas ketyre idjotesive qe shqipton Kastroja ,
    (qe nuk vjen fare era gazetar ) , me neveriti dhe nuk dua t`i degjoj as emrin !
    Me mjaftoi vetem titulli i ketij shkrimi , Gazetar plehre ! ! !

  17. Bardhi Tolabi says:

    O Kastriot i Dervisheve!
    Nuk jam historian dhe as kam hyre ne arkive ndonjehere,por kaqe gje mund t’a them:
    Muti nuk lahet me shure.Permend Vaske Kolecin,Vangjo Mitrojorgjin per te argumentuar mendimet e tua,por nuk na thua gje sepse keta kellira te asaj kohe i nxine akoma me teper sec duhej te zezat qe vete kishin bere?
    Keta te dy dhe shume si keta,ishin hallka te nje zinxhiri te komanduar prej Koci Xoxes.A e di se cfare e gjeti Kocin?Ne se nuk e di ta them une:E gjeti ajo qe ai ju kish bere te tjereve,bashke me keta ciraket e tij.Cfare prisje ti qe Vaska dhe Vangjua,te lavderonin punen e tyre?Jo mor jo ata po te benin kete do ju ikte koka si Kocit,nuk ishin budallenj si ty qe te benin te kunderten e atyre qe thane…e ky qendrim ju shpetoj koken.Permende dhe pleniumin e dyte te Beratit,por ne se je historian na mbaj nje qendrim:Pleniumi i Beratit ne se vleresohet si i mire se ka denuar Enver Hoxhen,ma apo pa te drejte nuk e di,por ne kete rast duhet te pranosh se aty ka triumfuar nderhyrja Jugosllave dhe duhet te pranosh hapur se je proJugosllav,ne te kunderten,kaloje dhe mos u mbeshtet aty,por gjej ndonje reference tjeter…
    Sa per Papen,ruaj respekt,por te them se ai nuk di se cfare i bejne prifterinjt e tij,qe po ja heqin kallajin Kishes se tij dhe jo te dije se sa viktima dhe cfare pozicioni zene krimet e sigurimit te shtetit te Shqiperise ne ate kohe,ne shkalle boterore.Se si te pa lecitur sic jemi,nuk e dime se cfare vendi zene sot krimet ne Siri,per te mos thene se kush inxiti pse dhe sa u vrane dhe per cfare aresye u vrane me qindra mijra vete ne te ashtuquajturen “Pranvera Arabe”,per te mos hyre thelle ne histori,per genocidin e zezakeve ne kete Ameriken qe sot eshte simboli i demokracise,apo aparteidin e Afrikes te Jugut,etj etj…
    Une pranoj se jane bere krime,internime,vrasje dhe keqtrajtime,por nuk jemi ne, Shqiperia, as te paret dhe as te fundit qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin edhe sot.Se qe ta dish ti zoteri,nje prift katolik,dikur bekonte ushterine e Hitlerit dhe nje dite te bukur na u be dhe Pape,por kjo nuk do te thote se te gjithe prifterinjte katolike bekuan dhe ishin bashkepuntore te Hitlerit…Por krahas ketyre krimeve,sigurimi i shtetit,ka bere dhe pune te mira qe ty dhe skotes tende nuk i pelqejne:Luftuan dhemb per dhemb,kund bandave te diversanteve,te cilet kerkonin permbysjen e pushtetit,pa pyetur deshiren e popullit,por vetem se kerkonin privilegjet e tyre,kerkonin te ishin ata qe te qeverisnin Shqiperine,duke patur perkrahjen jo te populllit,por te Jugosllaveve,Grekeve,dhe fuqi te tjera pernedimore,te cilat i instruktonin dhe subvenciononin,sepse me vone do te perfitonin prej permbysjes te atij pushteti.Si thua ti,sot,te bejme sehir si ky SHISH- i Visho Ajazit,i cili fle gjume dhe na ka hyre deri ne kocke agjentura Serbe e Greke dhe na corbavit gjithe politiken,ekonomine,na fut grindjen dhe percarjen e popullit,apo te kryeje detyren per te cilen paguhet prej pareve te popullit?
    Prandaj ne se je historian,beji mire analizat dhe konkluzionet,beji mire krahasimet dhe pergjegjesite,vlereso anet negative,por thuaj dhe disa fjale per punet e mira.
    Ose nese nuk i ben keto,prano se je hapur bythesh,se je dakort te hyje edhe ISIS-i,edhe krimineli,kontrabandisti,trafikanti etj dhe atehere mbylle duke thene se,nuk kemi nevoje per shtet dhe institucione te sigurise,te cilat i ka cdo vend i botes.
    Perfundimisht:Na thuaj,a duhet apo jo sigurimi per nje vend dhe ne se po,si duhet te veproje ky organizem,te perkedhele armiqte e Shqiperise,apo organizem qe perplaset me agjenturen e huaj dhe agjentet e saj ne Shqiperi,te cilet i sherbejne interesave te te tjereve,por kurre interesave te Shqiperise dhe Shqiptareve?Po ai SHIK-u i Gazidede-Saliut si te dukej.”paqesor” apo kriminal,sepse gojet e liga,flasin per rrembime dhe zhdukje personash,apo nuk te kujton gje Remzi Hoxha.Po dhenia e nenshtetesise Shqiptare me izen e po ketij SHIKU,te personave te lidhur me Al-Kaeden si te duken,per interes te Shqiperise u bene,apo per te mbuluar krimet e Saliut apo perkrahjen e tij prej botes Arabe?
    Je futur thelle e nuk del dot o palohistorian.Se ke ne dore ca te dhena dhe letra,nuk ke mend t’i trajtosh dhe interpretosh ato,prandaj ose thellohu,ose mbytu ne nje pike uje.Sigurimin e Shtetit te asaj kohe,pamvaresisht nga fajet e keqperdorimit te brendshem prej PPSH-se,eshte vleresuar prej sherbimeve inteligjente te huaja,te cilat paten te bejne me te ne ato vite…

  18. shqip says:

    Te jete kaq idiot ?

  19. Tarasi says:

    E o enverista te qelbet,shkerdhata qe e tradhetuat komandantin,edhe nga varri ju a hoqen, tani
    beni gam-gam.Beqir ai e beqira dhe ju te gjithe.O ish kalecat legena,po te ngjalleshe edhe njehere
    ai,te paret ju do pushkatoheshit per mungese vigjilence si spurdhjake ,ashtu sic ua beri gjithe shokeve
    te tije te partise ne ate kohe.
    Hajdeni tani o trimat e enverit,shkoni ke shoqja nexhmije e rifreskoni veprat e dulles tuaj te dashur

    1. yp Xhixhi says:

      Me perpara do vijme te te leme ty shtatzene o sumcpum ? ? ?

  20. Epo kjo pune! says:

    i paske nxjerre kontrabande keto letra… nga dolen keto.. mos iu refero viteve 40 ka qene vrit ose vritu, nuk ka qene pallhane si tani qe vjedh e vret ne bulevard dhe hic. Sigurimi ka bere dhe abuzime por dhe ka kapur ca masha te grekut e serbit besoj, nese keshtu, thuaje nje fjale te mire zotrore i dokumentave apo bardhe e zi si ne monizem, njelloj jeni, vetem qyrkun keni nderruar. Po lere keto budallalleqe, nxirr fakte por boll me opinione o arkivist se dhe papa nuk e ka idene e shqiperise po degjon ca tipa si ty dhe pastaj ti perserit cfare thote ai si e rene nga qielli!!!! Merruini ore me pune o njerez se late nam u bete llogje kavaje.

  21. Mentari says:

    Krimineli Hoxha me 1944 ishte plot 36 vjec dhe kishe passion per vrasje sepse e gjith shqiperia ne Kohen e tij ishte future ne kopshtin zoollogjik dhe me 1991 kur u happen dyrt e atij kopeshti shqiptaret u hodhen ne det dhe dihen tragjedite e shqiptarve pas 50 vjeteve te sundimit te bandes kriminale Enveriste.Enver Hoxha ishte antishqiptari me I madh I te gjitha koherave qe ka jetuan kombi shqiptar.

    1. heu bre says:

      Mentari i bythes ? ? ?
      IDIOT trushpelar!!!

  22. fieraku NGA ferrasi says:

    Ti dhenat e Birn Jane te
    Pasakta.
    Jo31% por 75% te popullsise Jane
    Nostalgjik te sistemit komunist.
    Kastriot surrat katnari por historianee me i mire se
    Tare gjysemdaun.

    1. heu bre says:

      Katunar,mos i ul shifrat! Jane 85% e shqiptareve pro-komuniste ? E kjo shifer do te rritet ne te ardhmen ?

  23. Tonini says:

    O Kastrioto,as ste njoh,as nuk dua te te njoh,po te them te drejten,as nuk dua te te lexoj,po nje gje do te keshilloja qe te marresh ne interviste te aferm te tu ,ne menyre kofidenciale dhe ti pytesh ne cfare brezi keni lidhje gjaku me Enver Hoxhen,po u bere ti trap dhe shume te tjere si puna jote te analizoni E.Hoxhen,icili drejtoi nje shtet per 50 vjet,qe eshte pjesa me gjate e perfaqesimit te drejtimit te shtetit Shqiptar,nje perfaqesues dinjitoz i nje populli me mbi 50 perqind analfabet qe patjeter kishte gabimet e veta,po nuk perfaqsohesh nga shkerdhata si puna jote.

  24. Amerikani says:

    Nga fotoja dukesh si kryetar I shoqates se bythqireve .Do besh kariere ne ate fushe,vetem duro …!?

    1. Vertino says:

      Sakte American.No comments.

  25. Plaku Xhuxhumaku says:

    Celula komuniste e komentuesve te TEMAs godet ashper armikun e popullit Kastriot Dervishi.

    1. Lugati says:

      hahahaha..i modh xhuxhumaku..dhe firaku miku im shkurt dhe sakte si perhere

    2. heu bre says:

      Nuk jemi celule,jemi ata qe kemi shkerdhyer tet’eme dhe ke dale ti kopili ? ? ?

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        O heu bre, po ku je mer ti ajka e celules, sa per mos te lene pa pergjigje, ti dhe shoket e tu te hani mutin dhe te thoni falemnderit.

        1. heu bre says:

          Isha pak i zene, kisha pune andej nga lagjia jote ? ? ?

          1. Plaku Xhuxhumaku says:

            Haha, prandaj ishte mbaruar muti.

  26. PidhiISateme says:

    Or njerez, mblidhni mendjen, Dielli nuk mbulohet me shoshe, Komandanti qihej ne bythe, dhe kete e di edhe lopa dhe s’ka nevoje ta thoe Kaçi.

    1. uhahahaaa says:

      Edhe une e di qe jot’eme ishte kurve ?

  27. Vjosani says:

    Je gjynah o dervish qe je kaq i politizuar ne nje krah dhe nuk je realist apo objektiv sic i thone. Dhe nje arkivist, nuk ka lidhje me te qenit historian. Ja, psh, derisa i referohesh papes, Krejt i mahnitur, qe ne rrafshin intelektual nuk ka kurrfare vlere ne kete bote, dmth je nje katran me boje…Vertete gjynah!

  28. Arber Iliri says:

    Po pse o njerez kaq te irrituar e fyes ndaj Kastriotit.Ai po shpreh mendimin e tij.Terrori komunist filloi qe gjate luftes kur PKSH donte pushtetin e vetme, nese nuk e kuptoni s’ka faj autori i shkrimit.Menjehere pas lufte qysh ne nentor 1944 filloi te vriste intelektuale e njerez me mend qe te mos kishte kundershtare.Vazhdoi deri sa u rezua me pas edhe brenda rradheve te veta e me gjere, kush eshte e keqja me tregu te verteten e asaj qe ka ndodhur, apo ala e keni frike Enverin se mos ngrihet nga varri.Nuk ngrihet jo por u ka ngulur gozhden ne tru.E shifni kete trimin e Korese se Veriut, keshtu e kishte bere Enveri Shqiperine, mo tamom.

    1. shikuesi says:

      E keqja eshte, se debila trushpelare si puna jote ende jetojne ne bote virtuale o idiot!

  29. mb says:

    Mire qe perdore fjalet e Papes per Shqiperine komuniste se shqipetaret nuk e njofine at periudhe!

  30. Lili says:

    Dylber Hoxha udhehoqi 50 vjet Shqiperine.
    O bandill te lumte bitha , ajo i shpjegon te gjitha.

    1. qyqa mi Xhevrije says:

      Prandaj ti la shtazene edhe baben edhe nonen, aq sa vazhdon dhe ankohesh sot e kesaj dite moj lili ?

  31. Alexander says:

    Ti Kac ke punuar ne Biblioteken/arshiven e Ministrise se Brendshme. Qe ke punuar aty ti ke nenshkruar nje Kod Etike qe nuk te lejon ty te perdoresh personalisht per qellime vetjake materialet qe nuk jane prodhim i yti. Une e urrej E.Hoxhen edhe me shume se ty, por publikimet e tua, duke shfrytezuar ish pozicionin zyrtar qe ke pasur nuk te japin ty te drejten abuzive mbi personin, burrin, prindin e nje familje teresisht shqiptare. Dhe se fundi ti perdor materialet e vjedhura ne vendin e punes, nuk ke autorizim dhe, per me taper ti perdoresh ato sipas deshires tende. Ti per cette duhet te kallzohesh penalisht.

  32. Niku says:

    Kastriot te lumte goja jane te gjitha te sakta per internimet e femijeve ne Kruje e Tepelene ndersa per ne Shkoder ka shkruar edhe At Zef per masakren qe ka bere vampiri I kuq ah harrove Dylberi Pra te gjitha jane te verteta te lumte Zoti te bekofte

    1. shih shih says:

      O Rob i trashe, per cfare ti lumte goja Dervishin, o budall. Dokumentet nuk jane te atij,por te shtetit dhe nuk ka asnje dyshim se jane te verteta. Nuk shtrohet ceshtja nese jane apo jo te verteta (shteti komunist i ka dokumentuar vete o psikopat). Ceshtja eshte te vleresimet dhe shtjellimet qe ben ky Dervish trapi mbi keto te verteta,qe me nje llogjike fare te thjesht duken qe jane mashtrime! FAKTI ESHTE ABSOLUT,VLERESIMI ESHTE RELATIV! kupton o koktrash ?

  33. Elio Gora says:

    Une e lexova shkrimin e K.Dervishit dhe gjithe kohes me dukej sikur lexoja RD-ne e viteve 1991-1992.Mu kujtua ajo shprehja:” Akoma tek ura ti”Kohet kane ndryshuar zoti Dervishi.Sote partite e majta qeverisin si te djadhta dhe anasjelltas.Pershembull:Nuk eshte e veshtire per ty qe te nxjerresh nje statistike te thjeshte.Sa perqind eshte niveli kompensimit te ish te denuarve politike ne kohen e qeverisjes se djadhte apo asaj te majte?Me sa di une 2 keste kane mare gjate qeverisjes se djadhte dhe 6 gjate qeverisjes se majte.Dhe degjon perdite jo komunistet jane gjalle,jo bijte e eterve te tyre.Edhe shajme te keqiat e komunizmit me te tmerrshmen luften e klasave dhe po si atehere llapim bir komunisti.Nje cike objektiv te tregohesh per ndonje tregues pozitiv qe i perket periudhes para 1990-es e menjehere te hidhen ne gryke:Socialist,komunist.

  34. Doni apo jo Enveri eshte histori…50 vjet bashke me luften…eshte cmenduri kur jemi ne vend numero edhe 32 vjet pas ikjes se tij…e shkaterruat vendin e pergojoni ate qe rimekembi Shqiperine pas lufte.

  35. Ortopedi says:

    Kaci historiani apo arkivisti,shpresoj te jesh perkrahes i shtetit serioz apo jo? E nese eshte keshtu do ta fillojme
    qe tek nxjerrja e akteve te ndryshme shtetrore te klasifikuara si sekret,me cfare te drejte ti i ben publike? Ku i gjete,pervecse ke nga pozocioni i punes qe te dha shteti. E para kjo. Tjetra kush thote se ato jane autentike,por edhe nese jane te tilla,perse nuk i merr te lidhura me problemin ne teresi,por boton pjese letrash pacavure? Pra pasqyroje tere problemin dhe pastaj dime te gjykojme vete. Madje neqoftese dokumentet nuk e kane kaluar afatin e deklasifikimit,ti duhet te pergjigjesh penalisht per “Shperdiorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti shtetror”. E fundit ti je shume minor per te vleresuar punen e atyre organeve inteligjente qe natyrisht ne larmine e problemeve kane gabuar,madje ndonjehere edhe rende.
    Por gabime ,madje deri krime,kane bere edhe sherbimet inteligjente te vendeve simbol te demokracise.CIA ametrikane ka bere edhe autokritike per mjafty raste, me domethenset jane ato per ciftin Rozenberg,Sako e Vancenti etj,etj. Nuk kam cfare te shtoj nga komentet e godituera te Bardhi Tolabit etj. Po merru me gjera qe te shkojne jo ato qe stonon qe pertej…

  36. Shoku " Shpati " says:

    Lavdi DSJ , poshte sigurimsat manjak , te paafte , te pakulture , shpirtzinj dhe pa moral te sigurimit te brendshem a si quhej . I paafti rrezon shtetin ! Mos u mbeshtet te I paafti se eshte I pari qe te tradheton …

    1. opa opa says:

      Tu mbarun ilacet sot ?

  37. specialisti says:

    O Kaci, te lutem me thuaj, a ka patur kolaboracionist ne Shqiperi gjate luftes se dyte boterore ? Te pkten si historian qe e mban veten me thuaj nje emer dhe une do te ndryshoj mendim per ty …
    Dhe si njeri i lexuar qe je ..sa te tille u pushkatuan pas luftes ne Holande e Belgjike brenda nje nate…(nda divizioni i mbrojtjes sipas teje )

  38. erioni says:

    Z Kastriot
    I kam ndhejur me vemendje disa dokumente qe keni publikuar dhe pa u njohur personalisht, u kam vleresuar.
    Kurse, tani qe lexova kete palo shkrimi, e mora vesh qe nuk je ti i mencur, por dokumentet qe boton jane e verteta e hidhur qe kemi jetuar.
    Nuk ma mori mendja qe jeni me nje nivel nen mesatar intelektual. Ti do me thuash qe jam mik i A. Tares. As per A. Taren nuk kam ndonje respekt. Ose me sakte, nuk e respektoj fare. Por me vjen keq qe Ju jeni edhe me i dobet, ose me sakte, shume me i dobet intelektualisht ne raport me A. Taren.
    Po u jap vetem nje keshille, publikoni dokumente te komunizmit qe njerezit te mesojne se c na ka ngjare, por mos bej komente se ta shpif.

    1. tralala zura nje gale says:

      Kush te pyti ty mor PALLE ?

  39. Hason pordha says:

    Oooo ti Kaco, do jesh ndonje kat’nar i zdryp mbas -90 tes m’Tirone, dukesh nga emri e surrati…..
    …. keshtu qe, s’jam t’u harxhu Pordhen me ty.
    M’ pordh i’a fus vetem Sales.

  40. hans weber says:

    Papa?
    Po perse Papa nuk merret me ata Bythqier qe i perdhunojne Femijte ne Konviktet,ku mesohen se gjoja do mesojne Boten per Zotin?
    Dervishi me shume u muer me te thenat e Papes..natyrishte se Papa ishte i Shqetesuar se nuk mblidhte dot Tatime ne Shqiperi,sikur edhe te tjeret qe mernin Popullit haraqin e ua jepnin qendrave antishqipetare,ne Rome,Stamboll e Hilandar..
    Ndaj gjersa te kete keso intrigash Enver Hoxha, per dite e me shume po Madherohet.
    A nuk e vertetoi kete edhe vete Sondazhi qe vitin e kaluar qe e beri vete OSBE?
    Ndaj lehni edhe pak sa te ngordheni se Gjeneratat qe po rriten duan nje Personalitet te fote Shqipetar e jo shkerdhata si jo o Dervish.
    Po Saliu sa vete vrau?Perse nuk merri me akuten po me te shkuaren?Apo jeni mire i paguar per te fyer Kohen me te ndritshme te Shqipetareve.
    Kot e keni,,perdite e me pake po ju biejne Maskat.

  41. Mira Lushi says:

    Zakonisht tipa si ky jane te bythelepirsat me te papare te pushtetit te rradhes.

  42. eg says:

    Kastriot ke degjuar per Watergate Scandal?

    Nese jo kerko dhe do mesosh shume.

  43. ladi says:

    Llum si Kastriot Dervishi ka plot ne armaten e Sali Salep Sulltanit te dhjere.

  44. blu says:

    Keto qe mbrojne bytheqirin jane si ai,te lumte Kastriot ja corre masken kriminelit me te madh te shqipertareve,edhe nga varri e nxoren horrin

    1. opa opa says:

      Ja dhe nje bebush i lumtur ?

  45. Bardhi Tolabi says:

    O Kastriot Dervishi!
    Je me demokracine,apo me komunizmin kur shkruan?
    Po te merresh me bythen e Enverit,ke mbetur me mendesite e komunizmit,i cili e denonte pederastllekun.Ne se pranon demokracine,”levdoje” Enverin,sepse ka qene qe ne ate kohe si demodhjeret e sotem,te cilet e pranojne kete “proces pune” si gje normale,bile mburren dhe ju japin te drejta plus atyre qe gezojne normalet…
    He zgjidh e merr,do e “denosh” komunizmin me bythen e Enverit,apo i bashkohesh bythes te tij e t’a luftosh ate sistem?
    Lere more bythen e tij,po fol per jeten,punen e mire apo te keqe te tij,ne se ke force te bindesh lexuesin,popullin,sidomos ata qe kane nostalgjine e atij sistemi,te cilin e ka udhehequr ai.Ate sistem,te mire apo te keq,e udhehoqi me mendje dhe jo me bythe,prandaj luftoje me mendje dhe ti dhe jo me bythen tende te shqyer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje