KLSH fshikullon AKU-në: Nuk garanton sigurinë ushqimore

21 Gusht 2017, 18:56Sociale TEMA

Një raport fshikullues mund të konsiderohet ai që është përpiluar dhe publikuar këtë të hënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sa i përket aktivitetit të Autoritetit Kombëtar Ushqimor për periudhën Janar 2012-Dhjetor 2016.

Në konkluzionin e këtij raporti thuhet se AKU-ja nuk ka arritur të garantojë sigurinë ushqimore, duke cënuar në këtë mënyrë jetën ekonomike dhe sociale të vendit.

Shkak për këtë janë bërë shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara që kanë cënuar sigurinë ushqimore.

Por, më shumë sesa kaq, KLSH-ja shprehet me tone kritike për mënyrën sesi funksionon vet AKU-ja. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky organizëm e zhvillon aktivitetin e tij pa rregullore të brendshme dhe pa u mbikëqyrur nga bordi përkatës.

Gjithashtu, KLSH thotë se edhe ligji për ushqimin është i paqartë, pasi nuk përcakton elementët e sigurisë.

2 komente në “KLSH fshikullon AKU-në: Nuk garanton sigurinë ushqimore”

  1. Shoku says:

    Nje shans per te kerkuar azil per sigurine zero te ushqimit, te jete. E thote KLSH.

  2. ilir says:

    KLSH nuk ka tager te kontrolloj AKU se KLSH i perket vetem shtetit Shqipetar ndersa mender AKU eshte e gjith KOMBIT Shqipetar!
    A di te lexoj KLSH?
    “Autoritet Kombetar i Ushqimit”
    Shikoni sa emer i madh?!!!

    Doni te dini punen qe ben?
    -Ka mbledhur leke kash per Partine se ciles i eshte dhene ne “TAVEN” e famshme qe Edi premton te çoi per skrap!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje