Iuliano zgjedh qendërmbrojtësin “e ri”, merkatoja e kuqe është mbyllur

22 Gusht 2017, 11:16Sport TEMA

Partizani i trajnerit Marc Iuliano është në konsolidim e sipër. Miqësoret që të kuqtë po zhvillojnë në Itali po e ndihmojnë stafin e ri italian të fiskojë pozicionet për çdo futbollist dhe më pas të vendosë për 11 titullarët.

Një fanellë në 11-shen e parë trajneri Iuliano duket se ka vendosur t’ia besojë Labinot Ibrahimit, jo si mbrojtës krahu, por si mbrojtës qendre.

Të kuqtë kërkuan Shametin nga Kukësi për këtë pozicion, por gjirokastriti qëndroi te kampionët dhe tani mund të quhet Ibrahimi “blerja” e re për qendrën e mbrojtjes.

Për partnerin e tij janë 3 alternativa, Malota, Krasniqi dhe Atanda, por i pari vjen nga një dmëtim dhe do t’i duhet pak kohë që të kapë formën optimale.

Për krahët e mbrojtjes janë të gatshëm Kotobelli dhe Fejzullahu, ndërsa për mesfushën dhe sulmin alternativat janë të shumta dhe trajneri italian do ta ndajë mendjen pas miqësoreve të fundit. Merkatoja e kuqe konsiderohet e mbyllur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje