Lulzim Basha ringjallet politikisht vetëm nëse mund Veliajn në Tiranë, ndryshe….

22 Gusht 2017, 10:08Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të qershorit, PD-ja do të vazhdojë të kontestojë rezultatin e tyre, përmes raportit të ministrave të saj teknikë. Por raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR-it, si zakonisht, do të jetë ai që do t’u vërë atyre vulën e legjitimitetit. Dhe nisur nga raporti paraprak i OSBE/ODHIR-it, gjasat janë që raporti përfundimtar do të ketë një fjali kyçe të tipit “Pavarësisht parregullsive, rezultati i zgjedhjeve, në përgjithësi, pasqyroi vullnetin e elektoratit shqiptar”.

Lulzim Basha duhet të jetë i përgatitur për një skenar të tillë dhe, në këto kushte, i duhet të mendojë që sot për të gjetur një kandidaturë të përshtatshme për garën e bashkisë së Tiranës. Vetëm një fitore e kandidatit të opozitës në Tiranë, mund ta ringjallë politikisht Bashën e dërrmuar nga zgjedhjet e qershorit, në të cilat PD-ja përfundoi me vetëm 31% të mandateve parlamentare.

Një fitore e kandidatëve të PD-së në bashkitë Shkodër apo Kamzë, nuk do të përbënte ndonjë befasi politike. Ndërsa fitore të papritura, si ajo e Pogradecit apo Përmetit para dy vjetësh, nuk japin ndonjë mesazh politik domethënës. Ato lloj fitoresh mund të jenë më tepër rezultat i mërive lokale ndaj kandidatëve të majtë, se sa i lëkundjeve tektonike të elektoratit të atyre bashkive.

Me pak fjalë, gara e Tiranës është ajo që do të shërbejë, si zakonisht, edhe si një test politik i humorit të elektoratit shqiptar.

Ndoshta duke patur parasysh këtë fakt, përgatitjen për këtë garë, Erjon Veliaj e ka nisur që ditën që ka filluar punë si kryebashkiak. Me moton “Çdo ditë kryejmë një punë për qytetin”, Veliaj ka arritur të dalë pothuaj çdo ditë në televizion, duke inspektuar ndonjë punim të bashkisë apo duke përuruar fillimin apo mbarimin e një projekti të vogël apo të madh të saj. Dhe me gjasa, si rezultat i kësaj strategjie, një sondazh elektronik i zhvilluar nga questia.al tregonte se, për Veliaj, kanë opinion pozitiv 64% e shqiptarëve, ndërkohë që vetëm 54% kanë opinion pozitiv për Ramën.

Por sidoqoftë, në zgjedhjet e Tiranës nuk votojnë të gjithë shqiptarët – vetëm tiranasit votojnë.

Veliaj i fitoi zgjedhjet e para dy vjetëve me 53.6% të votave të tiranasve. Ndërsa PS-ja, në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, mori në bashkinë e Tiranës vetëm 51% të votave. Këto rezultate tregojnë se, në kushtet kur LSI-ja është në opozitë, fitorja e Veliaj nuk mund të konsiderohet e sigurt (mund të konsiderohej e sigurt, në qoftë se PS-ja do të kishte marrë 61% të votave në qershorin e këtij viti).

Por që gara të jetë e fortë, partitë opozitare (PD, LSI etj.), duhet të paraqiten në të me një kandidaturë të përbashkët, të përkrahur fuqimisht nga të gjitha ato, sepse në zgjedhjet e para tre muajve, 17 partitë në garë (përveç PS-së) morën në bashkinë e Tiranës 49% të votave. Paraqitja e kandidatëve të veçantë për kryebashkiakë të kryeqytetit nga partitë opozitare, do ta ndante këtë 49 përqindësh në disa pjesë…

Dhe pyetja është nëse Lulzim Basha do të jetë i prirur të ndërtojë një aleancë të fortë parazgjedhore me LSI-në dhe partitë e tjera të vogla, apo do të ndjekë strategjinë afatgjatë të izolimit eventual politik të LSI-së etj.

Të dyja këto strategji të mundshme të Bashës, kanë problemet e veta.

Nëse zgjedh strategjinë afatgjatë të mënjanimit politik të LSI-së, Basha mund të promovojë një kandidat si Halim Kosova, i cili ishte më se i suksesshëm në thithjen e votave të djathta (Kosova mori po aq vota sa kishte marrë i gjithë koalicioni i djathtë në territorin e zgjeruar të bashkisë së Tiranës në 2013-ën). Por mos të harrojmë se Kosova, sado i suksesshëm në thithjen e votave të djathta, i humbi zgjedhjet me 45 mijë vota diferencë…

Nga ana tjetër, në qoftë se Basha bën një aleancë strategjike me LSI-në, i duhet të përzgjedhë një kandidat që duhet të jetë i aftë të thithë si votat e të djathtëve, ashtu edhe të “majtoshëve” të LSI-së. Dhe një gjë e tillë nuk është fort e lehtë. Por sidoqoftë, edhe në qoftë se gjendet një kandidat i tillë, ai mund të përfundojë vetëm me 49% të votave. Dhe një humbje është humbje, edhe me diferencë të vogël…

Në përfundim të kësaj analize, mund të thuhet se Veliaj e fillon garën në “pole position” – atij i duhen vetëm 5-10 mijë vota më shumë se në 2015-ën, që ta fitojë garën me siguri matematike (figurativisht, i duhet që nga ish-kampi i pionierëve në Dajt, të ngjitet tek antena në majë të malit të Dajtit). Ndërsa kundërshtarit të tij do t’i duhet të ngjitet (figurativisht) nga Kinostudio, deri tek antena në majë të Dajtit…

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

http://afp.al/news/2017/08/piketat-ne-garen-per-tiranen-opinion-nga-eduard-zaloshnja-44652/

15 komente në “Lulzim Basha ringjallet politikisht vetëm nëse mund Veliajn në Tiranë, ndryshe….”

  1. tiraanaasi says:

    Po ke shum te drejt se pasi “mundi” Edin ne tirane u lind Basha, tani me Erin do rilind. O shifni sajoni ndonje parti opozitare te hajrit, e mos u merni me me te vdekurit

    1. klea says:

      Ca mundoheni kot se nga Basha kane heq dore dhe mbeshtetesit e tij ! Ska me shprese per te

    2. donald says:

      Po po vazhdoni me endrra ju

  2. vera e nxehte says:

    Nuk besoj se do ti vije Tiranes kryebashkiak si Erjon Veliaj me. Me keto qe kam pare per Tiranen nga mijra kilometra larg, me çudit papertushmeria, pergjegjesia, vizioni, pasioni i Veliajt dhe kembengulja per ti shkuar ne fund punes. Tirana ka ndryshuar per dy vjet sikur te ishte punuar 25 vjet. Dhe mbi te gjitha ne te gjitha frontet. Nuk e di cilet jane ata qe votojne per partine dhe nuk votojne per njeriun qe i ben punen dhe sherbimet. Duhet te jeshe pa tru se tru , ose me tru po pa mendje te mos votosh per Veliajn. Vetem me kete s’duhet bere bisnes partiak. Ndoshta pas disa vjeteve mund te shikojme ndonje kryebashkiak tjeter, por une , duke pare çfare ndodh ne Shqiperi, me duket e veshtire ti gjendet Tiranes nje njeri tjeter kaq komod ne pune dhe sjellje me qytetaret.

  3. Velia e ka te humbur garen ne zgjedhjet e ardheshme sepse po u nxin jeten qytetarce me ka. U ka qelbur rin uke kthyer Tiranen qhtetit me ajrin me te ndotur ne e gjithe Europen. Ne disa zona si aver allatto me shigjeta e ka rritur ne maximum numerino e abnorme per m2. Sposi eshte dune vere delijorgji tek ish urina enter ku do shtohen dhe 450 familje. Ku do te parkojne at a banor. At a tani jane rreth 2000 banor dhe me zi gjejne vendparkimi. Po kur te shtohen dhe 2000 tjere pershkak te le neve te ndertimit qe aprovoj Erioni.

    1. Protoni says:

      E paske shkruar kete koment mor Rasim sikur te ishe turk. Meso pak shqip mor dallkauk

    2. harillaqi says:

      Rasim! Na çave bythen me ate mut koment qe ke bere.Kur nuk di te shkruash pse shkruan kot? Me mire ik ha ndonje barke fiq dhe rri rehat.

  4. ela says:

    Ishallah se me ERMAL KAPLLANIN QE ESHTE MIKU I NGUSHTE I VELIAJT KRYEMAFIOZI NE POLICINE E BASHKISE PATJETER DO RREYOHET:ERMAL KAPLLANI NIPI I TIJ SHOKET E TIJ ME YZRAT E KONTABILITETIT;PO BEJNE MAFIAN PER SUBJEKTET NE BASHKI DHE NE TATIME;KETE VEND E KA MARR LUMI;RRENTE NJE TERMET ISHALLAH

  5. perkthyesi says:

    Kete Basha nuk ka per ta arritur kurre, sikur te gezoje dhe 20 jete te tjera! Te analizosh vetem te qenit kryebashkiak ne Tirane, ku nuk beri asnje lek pune, do mjaftonte qe ketij dembeli klasik ti vije vizen perfundimisht! Akoma nuk e kuptoj, se si mund te rrije ende ne krye te partise me te madhe opozitare! Sidoqofte, dhe ne zgjedhjet e ardhme, humbjen e ka te sigurte! Fajin ta kerkoje te vetja dhe soj e sorollopi qe e rrethon, dhe jo te te tjeret!

  6. albani says:

    me aq pune sa ka bere erion veliaj ne tirane, opozita e ka te humbur garen e 2019 qe sot. luli s’ka asnje shprese

  7. Ziniu says:

    Ti o rasim coje ne gop te sateme makinen se sta ka fajin erjon velia ik parkoje me lek Robqir

  8. dn says:

    Mbasi nuk ka qytetare, dalin keso fantasi: luli kur me ne politike nuk do fitoje asgje ( si thone francezet on y veille ).
    kjo nuk do me thane se Veliaj fiton se njerezeve jeta ne Tirane po u veshtiresohet cdo dite nga çmimet e nalta , taxat, kufizimi i hapesirave publike, mungesa e vendeve per parking, argjetim si pishinat, stadiumet, parqet etj etj.
    Vjen dita ku sicili numeron paret.

  9. viena says:

    Vera e nxehte,nga mijera kilametra large Tirana duket shume mire ,por kur te shkojshe atje dhe te shkelesh Tiranen ,ato foto te zbukuruara jane vetem kozmetike kompjuterike.Nuk dua gjate …,por sheshi Skenderbe p.sh.me ato plakat e lemuta pa kurrefare investimi arkitektural per nje sheshe kryesore te kraeqytetit ,perbene nje deshtim total nje shkretetire qe te vrete syrin ,shkurte nje antivlere.

  10. sherifi says:

    Ndersa une mendoi se Luli,jo me LSi te bashkohet,por edhe me djallin, nuk e mund dot Erionin, po LSI-se,i kane mbetur vetem ata qe kane patur ndonje karrike,ndersa pjesa derrmuese nuk mund te bashkohet me nje parti te vdekur si partia e Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje