Janullatos mirëpret shkëmbimet fetare midis të krishterëve shqiptarë dhe atyre iranianë

24 Gusht 2017, 16:48Sociale TEMA

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare Anastas Janullatos, në një takim me zëvendësambasadorin e vendit tonë në Tiranë, duke folur për vizitën e tij të mëparshme në Iran dhe vizitën e Kryepeshkopit të Armenëve të Iranit Sarkisian në Shqipëri, vlerësoi bashkëpunimin ekzistues ndërmjet dy kishave dhe mirëpriti shkëmbimet fetare dhe kulturore midis të krishterëve shqiptarë dhe atyre iranianë.

Sipas Agjensisë IRNA, Alireza Ghanavi, zëvendësambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri së bashku me Seyed Ahmad Hosseini Alast, Këshilltar për kulturën i Iranit në Shqipëri, ditën e mërkurë, në takim me Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare, biseduan në lidhje më bashkëpunimin kulturor dhe fetar midis dy vendeve.

Në këtë takim palët folën për bashkëpunimin e komuniteteve fetare të dy vendeve dhe shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në botë dhe domosdoshmërisë së zgjerimit të marrëdhënieve dhe dialogut ndërfetar si edhe theksuan nevojën e forcimit të anës shpirtërore dhe të miqësisë midis dy popujve të Iranit dhe Shqipërisë me synimin e njohjes më të madhe të njeri tjetrit dhe të parandalimit të dhunës dhe ekstremizmit. Gjithashtu Gazeta Albanian Daily News, në vijim të vizitës së gazetarit të saj në Iran, më 21 Gusht të këtij viti, gjatë një reportazhi lidhur me situatën e të krishterëve armenë në Iran e ka përshkruar atë pozitivisht duke përmendur gjithashtu praninë e gazetarit në ceremoninë e lutjes së armenëve në një kishë në Teheran dhe intervistën e tij me Kryepeshkopin Sarkisian.

2 komente në “Janullatos mirëpret shkëmbimet fetare midis të krishterëve shqiptarë dhe atyre iranianë”

  1. mbetje otomane o Meroplehra says:

    mero rrotkari……….meroqeroscamushi..debila kafshe mbetje otomane

  2. toni says:

    Te dhjefsha janullen….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje