Mungesa e reshjeve të shiut dhe për pasojë rënia e nivelit të ujrave në basenin e liqenit të Fierzës, kanë bërë që të dalin në sipërfaqe rrënojat e fshatrave, që deri më tani kanë qenë gjithnjë nën ujë.
Ditëve të fundit qytetarët e Kukësit po shohin rrënojat e fshatit Brrut, që shtrihej në veri të Kukësit të Vjetër.
Dy banorë të këtij fshati, tregojnë sesi ka qenë ky fshat dikur.
Ndonëse kanë vite që jetojnë jashtë Shqipërisë, me të marrë vesh lajmin se rrënojat e fshatit kanë dalë në sipërfaqe,ata kanë ardhur për ta parë nga afër dhe pse jo për të kujtuar kohët e kaluara.
“Tek ky fshat kam lindur dhe jam rritur deri në moshën 13 vjeçare. Fshati mbahej si fshati dimëror më pjellor dhe njerëzit ishin shumë punëtorë dhe kultivues të shkëlqyer të mistrit,” tha Hamza Koci.
Ata tregojnë për fshatin që para ndërtimit të hidrocentralit dhe tregojnë se kishte 45 familje, në një nga zonat me burime ujore dhe zhvillim te bujqësisë sidomos misrit.
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri, dhe gjithë qyteti i vjetër u mbulua nga uji. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri ku në vitin 1978 u vendos e gjithë popullsia e qytetit.
Me shume ngjan si fushe me plera. Kjo gje do i ndodhe dhe fshatrave rreth Vjoses. Fshataret ende mendojne se hidrocentrali do i zhvilloje. Aq sa perfituan keta fshataret e ketyre fshatrave aq do perfitojne dhe ata te Vjoses.
Ne nhe kohe qe energjia e eres dhe e diellit po zevendesojne ne tete boten Hecet, keta makuterit e qeverise shqiptare nuk do ndalen nga shkaterrimi.
Vetem per te perfituar.
Per tju hedhur hi syve do centralizoje tenderat. Keshtu i ka ne kontroll te gjithe.
Ramiu dhe Ramuti